e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arsimi, 'The Sun': Jemi me keq se Shqiperia

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arsimi, 'The Sun': Jemi me keq se Shqiperia
E përditshmja britanike “The Sun” publikoi një speciale në lidhje me nivelin e shkollave në Britaninë e Madhe. Mes deklaratës së Kryeministrit britanik Deivid Kamerun për ndërhyrje urgjente në sistemin arsimor është trajtuar historia e një çifti që kanë vendosur që edukimin arsimor të djalit të tyre t`ia besojnë Shqipërisë.

Britanikja Xhuliet dhe bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare Petrit Muça, pasi kanë parë që djali i tyre Aleksi 6 vjeç nuk mësoi dot të lexonte për një vit rresht në shkollën e Londrës, vendosën ta regjistrojnë atë në një shkollë në Shqipëri.

Ata treguan historinë e tyre për “The Sun” pas klasifikimit që ju bë sistemit arsimor nga Forumi Ekonomik Botëror, ku Britania ishte në vendin e 43 dhe ishte renditur pas Shqipërisë.“Nuk u çudita nga raporti. Laburistët krijuan një sistem të tillë që të gjithë nxënësit të marrin nota të mira. Kjo u heq atyre çdo dëshirë konkurence apo dhe përmirësimi”, thotë Xhulieta. Në fakt ashtu si Xhulieta një pjesë e madhe e britanikëve janë të shqetësuar nga sistemi arsimor i cili fokusohet më shumë në kreativitetin e fëmijëve duke ju hequr kështu përparësinë shkencave, matematikës dhe leximit.Çifti pavarësisht se jeton në Britani vendosi që të sjellë djalin e tyre të studioj në Shqipëri dhe të jetojë me prindërit e Petritit. “Kjo është një sakrificë shumë e madhe, por gjithçka po e bëjmë për të mirën e tij”, thotë Xhulieta.