Vrasja e gjyqtarit: Bomba me celular, u prodhua ne Malin e Zi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mbetje celulari dhe pluhur magneti janë gjetur në vendin ku ndodhi shpërthimi, që i mori jetën gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.Burime të Policisë së Shtetit thanë se gjyqtari magjistrat u ekzekutua me eksploziv të llojit C4, që është komanduar në distancë me anë të një celulari. Pikërisht mbetjet e këtij celulari që ka aktivizuar shpërthimin janë gjetur në vendin e ngjarjes. Aty hetuesit kanë marrë edhe mostrat e pluhurit të eksplozivit, si dhe disa thërrmija të tjera që kanë rezultuar të jenë magnet dhe që dyshohet se kanë qenë pjesë e mekanizmit të bombës. Sipas të dhënave të hetimit, sasia e lëndës plasëse ka qenë 400-500 gramë. Ky është varianti i përfundimit paraprak që kanë arritur ekspertët kriminalistë dhe ata të Antiterrorit, pasi kanë verifikuar me imtësi makinën me të cilën po lëvizte gjyqtari Skerdilajd Konomi kur ndodhi ngjarja.
Burime nga grupi hetimor thanë se në automjet janë gjetur copa, në formë mbetjesh, të një telefoni të dytë celular, që nuk rezulton të jetë i viktimës, si dhe copa të vogla magneti. Sipas të njëjtave burime, këto elemente të gjetura në automjet, tashmë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale, tregojnë se eksplozivi i përdorur për ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në mes të Vlorës, është i llojit C4. Ekspertët e argumentojnë përfundimin e arritur me mënyrën se si ndërtohet një minë e tillë, si vendoset dhe si shpërthen. Mostrat e gjetura në vendin e ngjarjes janë marrë për ekzaminime, ndërsa hetuesit po punojnë për përcaktimin e markës së telefonit që është përdorur për bombën. Në rast identifikimi të aparatit telefonik me anë të pajisjeve teknologjike, hetuesit mund të gjejnë fakte domethënëse në lidhje me ngjarjen.
Bomba
Sipas tyre, copat e gjetura në vendngjarje i përkasin celularit që është pjesë e bombës. Qarku elektronik i celularit lidhet me kapsollën elektrike, ku është futur më parë eksplozivi plastik i llojit C4, e cila mbahet e lidhur nëpërmjet një magneti që nuk lejon shkëputjen e celularit nga eksplozivi. Mjafton vetëm një telefonatë nga një tjetër celular në atë telefon që është lidhur me minën dhe, në këtë moment, elektriciteti që shkakton rënia e ziles, shkakton detonimin e eksplozivit dhe, për rrjedhojë, shpërthimin e fuqishëm, që varet nga sasia e lëndës eksplozive. Nisur nga përmasat e shpërthimit, ekspertët shpjegojnë se sasia e eksplozivit C4 ka qenë rreth 400-500 gramë, pasi në rast se mund të ishte më shumë se kaq, rrezja e veprimit do ishte më e madhe dhe pasojat do ishin edhe më të rënda. Nisur nga eksperiencat e mëparshme, por edhe mekanizmi i shpërthimit, si dhe nga lloji i minës që dyshohet të ketë vrarë gjyqtarin Konomi, ekspertët kanë arritur në përfundimin se eksplozivi mund të jetë prodhuar dhe blerë në Malin e Zi. Burime nga grupi hetimor thanë se mina me telekomandë e kësaj ngjarjeje është e ngjashme me disa mina, që janë sekuestruar para disa vitesh në Shqipëri dhe që vinin nga Mali i Zi, kundrejt çmimeve nga 2500-5000 euro. Megjithatë, edhe pse mbetjet e gjetura në makinë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shpërthimi i fuqishëm nuk ka lënë në to asnjë gjurmë që mund të shërbente për hetimin.
Pistat
Policia e Shtetit dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në dy pista. Versioni i parë dhe i detyrueshëm për verifikim është vrasja për shkak të detyrës ndërkohë; Pista e dytë dhe më e besueshme është vrasja për konflikte personale, konkretisht për konfliktet lidhur me pronat në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalëzit.