e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Italia dhe Greqia: Permbushni reformat

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Italia dhe Greqia: Permbushni reformat
Ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, përkatësisht Franko Frattini dhe Stavros Lambrinidis thanë të hënën në Tiranë se presin rezultate konkrete pas situatës së re politike në vend. Dy ministrat theksuan se vendet e tyre mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE dhe kërkuan angazhim konkret nga të gjithë forcat politike për përmbushjen e reformave që do të mundësojnë integrimin sa më të shpejtë të vendit.

Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto tha se Shqipëria ka bërë përparim të gjithanshëm në rrugën drejt BE-së dhe theksoi se vendi është i angazhuar plotësisht në axhendën e integrimit evropian. Dy ministrat e BE-së u takuan të hënën me zyrtarët më të lartë shqiptarë të pozitës dhe opozitës në një përpjekje për të nxitur dialogun politik në vend dhe përshpejtimin e reformave.