e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Arrestohet presidenti i Parmes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arrestohet presidenti i Parmes

Presidenti i klubit të futbollit të Parmës në Itali, Giampietro Manenti u vu në pranga nën akuzën e pastrimit të parave. Operacioni për arrestimin e tij u koordinua nga prokuroria e Romës, dhe u krye sot në mëngjes. Ky operacion rezultoi me arrestimin e 22 personave të tjerë, të akuzuar për përdorimin e parave të pista.

Policia pritet të bëjë arrestime të tjera në disa qytete ndërsa në orën 11.00, blutë e shtetit fqinj do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e këtij operacioni.