Armando Duka: Blater, njeri i zgjuar dhe qe e ka bere mire detyren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sep Blater është njeriu më i akuzuar në botën e futbollit, për marrëveshjet e errëta korruptive.
Por, për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ish-kreu i FIFA-s, është një njeri shumë i zgjuar dhe që e ka bërë mirë detyrën.
“Blater është një nga personazhet më të rëndësishme të futbollit të 50 viteve të fundit dhe pa dyshim më të diskutuara.
Mua më është dukur një njeri shumë i zgjuar, që di të bëjë mirë politikat sportive”, ka thënë Armando Duka në emisionin e Ylli Rakipit.