e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ardhmëria likuidon Eagles, rimerr kreun

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ardhmëria likuidon Eagles, rimerr kreun
ardhemria basket eagles

Foto: F.Hazizllari

Ardhmëria Basket rikthehet në kreun e renditjes së Kategorisë së Parë. Skuadra debutuese e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali bëri detyrën në javën e 12-të të kampionatit kombëtar pasi mposhti me lehtësi Eagles me rezultatin e përgjithshëm 79-47, duke marrë dy pikë të lehta dhe pa shumë mundim.

Ndeshje e dominuar plotësisht nga Ardhmëria e finalizuar me suksesin e tetë sezonal që tashmë ecin edhe më të sigurt drejt Superiores. Nga ana tjetër, Eagles nuk i ndahet vendit të fundit të tabelës dhe pëson disfatën e nëntë. Ardhmëria ka epërsi të dukshme ndaj rivalëve në periodën e parë dhe e mbyll këtë pjesë loje 17-11.

Asnjë ndryshim edhe në periodën e dytë ku basketbollistët e Ardhmërisë tregohen më të saktë dhe fitojnë gjithashtu këtë 10-minutësh 15-13. Ndërkohë fatet e ndeshjes vendosen në periodën e tretë, edhe kjo e diktuar plotësisht nga të besuarit e teknikut Bilali që e mbyllin 24-12.

Edhe në periodën e fundit skuadra e Ardhmërisë nuk u sforcua shumë për të thyer mbrojtjen rivale, 23-11. Kaq mjafton për të kuptuar se diferencat mes dy skuadrave në fushë ishin të mëdha dhe fitorja e Ardhmërisë qe e merituar.

Dy pikëshënuesit më të mirë për Ardhmërinë ishin Brari dhe Ferra, autorë të 18 pikëve, ndërsa Gorellari për Eagles firmosi vetëm 8 pikë, shumë pak për të shmangur hapin e radhës fals për skuadrën e tij.

Ndërkohë në ndeshjen e djeshme nuk munguan problemet me tabelën, sikurse luhatjet e tensionit e ndalën ndeshjen dy herë. Me gabime teknike u ndëshkuan Çaçi i Eagles dhe Ferra i Ardhmërisë, të cilët patën edhe një përplasje me fjalë.

Ardhmëria B.-Eagles 79-47
(17-11, 15-13, 24-12, 23-11)
ARDHMËRIA BASKET: Shahini, Fjolla (5), Merkaj (16), Brari (18), Hoxha/Beliu (2), Qehajaj (8), Rakaj (4), Ferra (18), Çelmeta (3), Latifi (5), Seferi. Trajner: A.Bilali
EAGLES: Prodani (6), Zelaj (4), Skëndaj, Çaçi (6), Gorellari (8)/Adili (8), Tufa (2), Kala (4), Dashi (7), Bilbili, Nallbani (2). Trajner: K.Dedaj
GJYQTARË: G.Hoxha, M.Kasëmi

KATEGORIA E PARË
Java e 12-të
TË SHTUNË
Superior-Skënderbeu 70-59
DJE
Ardhmëria-Eagles 79-47
Java e 13-të
12 MARS
Superior-Elbasani 18:00
Skënderbeu-Ardhmëria 18:00

RENDITJA/MESHKUJ
SKUADRA F H KOSH. P
1. Ardhmëria 8 1 639-420 17
2. Superior 7 3 704-527 17
3. Elbasani 7 2 712-544 16
4. Skënderbeu 1 9 522-784 11
5. Eagles 1 9 458-760 11