Arbeloa-Pike, sherr dhe ofendime
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një kampionat zhvil lohet në fushën e lojës, ndërsa një tjetër në rrjetet sociale. Për ta bërë sa më të bukur fundin e këtij sezoni në kampionatin spanjoll ka menduar Sociedadi që mundi Barcelonën dhe u dha shans dy skuadrave të tjera si Atletiko dhe Reali për të shpresuar në një përmbysje të mundshme.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka plasur një debat në rrjetet sociale, mes dy futbollistëve që kanë fituar shumë trofe së bashku me fanellën e kombëtares spanjolle. Mirëpo, diçka e tillë duket se nuk vlerësohet aspak nga Zherard Pike dhe Alvaro Arbeloa, të cilët kanë shpërthyer kundër njëri-tjetrit.
Arbeloa thumbon
Pas përfundimit të ndeshjes SociedadBarcelona, Alvaro Arbeloa ka shkruar se katalanasit e kanë shumë të vështirë t'i fitojnë ndeshjet kur rivalët e tyre luajnë me 11 lojtarë. Diçka e tillë i referohej ndeshjes së Ligës së Kampioneve, kur Barcelona e fitoi kundër Atletikos, pasi këta të fundit mbetën me 10 lojtarë. "Sa e vështirë është të fitosh kur në fushë janë 11 kundërshtarë. Ijaramendi dhe Granero e mbajtën premtimin", ka shkruar Arbeloa në "Twitter".
Pike e ofendon
Zherard Pike nuk e ka pritur aspak mirë ironinë e Arbeloas dhe iu përgjigj në mënyrë shumë kritike duke thënë se nuk mund të fliste me futbollistë të cilët ishin rezervë dhe gjatë gjithë kampionatit luajnë vetëm një ndeshje si titullar. "Nuk kam ndër mend të harxhoj kohë me lojtarë që nga 32 ndeshje luajnë vetëm një", tha Pike pas ndeshjes.
"Lufta" vazhdon
Arbeloa nuk kishte ndër mend të tërhiqej pas deklaratës së Pikesë dhe shkroi sërish në "Twitter" duke thënë se e vërteta është shumë e hidhur, por mbrojtësi katalanas e kuptoi që kishte gabuar me deklaratën e parë dhe në fund të statusit të dytë i jep një përqafim. Edhe Arbeloa i kundërpërgjigjet me ironi: "Të përqafoj, fenomen". Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga fundi i kampionatit spanjoll, vëmendja për atë që do të ndodhë është maksimale.