e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Apolonia, golat i garanton një serb

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Apolonia, golat i garanton një serb

Sulmuesi serb i Apolonisë Marko Rajkoviç ka shënuar edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Elbasanit duke u ngjitur në kuotën e tetë golave dhe duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit deri tani.

marko rajkovic Ai është i bindur se skuadra do të vazhdojë të jetë e suksesshme dhe e pamposhtur nga kundërshtarët.

Këtë javë, fierakët do të luajnë në fushën e tyre ndaj Sopotit dhe sulmuesi serb nuk e mendon dështimin. "Kam shumë besim se do të vazhdoj të shënoj rregullisht në çdo ndeshje duke nisur nga ajo e radhës me Sopotin.

Po punoj shumë dhe jam i motivuar që të vazhdoj të shënoj rregullisht. Në ekip mbizotëron një gjendje shumë e mirë, ka optimizëm dhe besim të plotë se do t'ia dalim mbanë edhe në takimin e radhës. Për këtë po përgatitemi me intensitet dhe kujdesin e duhur duke marrë të gjitha masat për t'i imponuar kundërshtarit lojën tonë dhe për ta mposhtur atë", shprehet fillimisht goleadori i skuadrës fierake.

Ndërkaq, skuadra po vazhdon normalisht përgatitjet dhe dje ka qenë radha edhe e një minindeshjeje brenda grupit. Në sfidën e fundjavës, Apolonisë do t'i mungojë mesfushori Ermal Sako, pasi ka plotë- suar numrin tre të kartonëve të verdhë.

"Besojmë se do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje me Sopotin. Jemi të favorizuar, pasi do të luajmë në fushën tonë dhe përballë tifozëve tanë të zjarrtë. Do respektojmë dhe do vlerë- sojmë drejt kundërshtarin që ka një ekip të fortë dhe me meritë gjendet në vendin e 4-t në klasifikim. Në këtë sfidë, të gjithë si grup jemi betuar të japim më të mirën e mundshme dhe të tre gojmë vlerat reale të skuadrës.

Nuk ka asnjë diskutim që do të arrijmë të marrim tri pikët, gjë e cila do të na bëjë të mundur të vazhdojmë rrugën drejt realizimit të objektivit që është ngjitja në Superiore", ka përfunduar sulmuesi shtatlartë i Apolonisë, Marko Rajkoviç që brenda vetes ka një garë të pashpallur për të qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.

Përgatiti: Mikel Mbriçaj