Antonio Konte ishte pranë stolit të Kombëtares shqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sokol Haxhia, menaxheri i cili ka sjellë Xhani De Biazin në krye të stolit të Kombëtares shqiptare, ka zbuluar edhe një prapaskenë mjaft interesante. Gjatë një interviste për "Passionedelcalcio.it" ai ka deklaruar se trajneri aktual i Kombëtares italiane, Antonio Konte në vitin 2007 ka qenë shumë pranë stolit të Shqipërisë.
"Do kisha dëshirë të kthehesha pak vite mbrapa në kohë dhe të kujtoja një prapaskenë mjaft interesante. Unë kam pasur gjithmonë një raport të shkëlqyer me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidenti më ka përfshirë gjithmonë në zgjedhjen e trajnerëve të kombëtares.
Në vitin 2007, kur sapo kishte përfunduar eksperiencën e tij tek Areco, kisha një akord me Antonio Konten për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare. Konte në atë periudhë ishte ende një trajner i ri që duhej të tregonte ende veten.
Gjithsesi, unë besoja se ai kishte brumin e duhur për t'u bërë një trajner i rëndësishëm, ndaj ia propozova presidentit të FSHF-së. Megjithatë, ndërsa po mbyllnim gjithçka, mbërriti një telefonatë nga Perinetti dhe Antonio vendosi të shkonte te Bari, duke e drejtuar fillimisht te mbijetesa në Serinë B dhe më pas te ngjitja në Serie A", ka deklaruar Haxhia.
"Duke mos ardhur Konte, ne vendosëm që të punësonim Arie Haan, i cili u largua pas pak kohësh. Pas dy viteve me po aq trajnerë të punësuar, presidenti më tha se dëshironte të fillonte një cikël të ri, dhe më kërkoi të gjeja një trajner të mirë italian. I prezantova një listë me katër emra dhe zgjedhja e tij ra mbi Gianin, që rezultoi edhe zgjedhja perfekte", deklaroi menaxheri shqiptar.
