Antidopingu, WADA zbarkon ne Tirane per testet te kuqezinjte
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria ka marrë masa për të shmangur përjashtimin e mundshëm nga aktivitetet madhore, duke nisur nga Lojërat Olimpike “Londër 2012”, e për të vazhduar me Kampionate Botërore dhe Europiane. Pas kërcënimit të ardhur nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA), se prej faktit që në vendin tonë nuk zhvillohen kontrolle për substancat e ndaluara te sportistët, do t’i propozohej Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC), Federatave Ndërkombëtare dhe organizatorëve të aktiviteteve madhore që të mos lejojnë pjesëmarrjen e Shqipërisë, Ministria e Sporteve është dorëzuar. MTKRS i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë WADA-s për të zhvilluar testimet e sportistëve dhe përgjigjja e ardhur ishte pozitive.
Kjo është konfirmuar nga zv.ministri i Sporteve, Dashnor Bajaziti, i cili theksoi se specialistët do të mbërrijnë në Tiranë deri në fund të muajit nëntor, ose maksimalisht në dhjetor. “Në Shqipëri nuk ka laboratorë të specializuar për të zhvilluar testimet për sportistët. Për këtë arsye jemi detyruar që deri më tani kontrollet t’i zhvillojmë jashtë vendit, përgjithësisht në Greqi.
Për këtë arsye i kemi kërkuar asistencë teknike ËADA-s dhe ata do të sjellin një grup specialistësh për të zhvilluar kontrollet e sportistëve shqiptarë. Besojmë që ata do të jenë të pranishëm për këto teste brenda muajit nëntor, ose maksimalisht në dhjetor”, tha Bajaziti. Me këtë lëvizje, MTKRS shpreson se Shqipëria nuk do të rrezikojë të mbetet jashtë olimpiadës “Londër 2012”, pas alarmit që erdhi nga deputeti i PS-së, Fidel Ylli, pikërisht për çështjen që lidhet me luftën ndaj substancave të ndaluara. Një tjetër çështje që sipas numrit 2 të MTKRS-së do të gjejë zgjidhje janë shpërblimet e sportistëve për të gjitha medaljet që fitojnë. Kjo ishte një prej kërkesave kryesore të peshëngritësve të përfaqësueses, pas medaljes së bronzit në shkëputje që Romela Begaj fitoi në Botërorin 2011 në Paris.