e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Anglezët: Bersant Celina, ylli i ardhshëm i Mançester Sitit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglezët: Bersant Celina, ylli i ardhshëm i Mançester Sitit

Sulmuesi kosovar Bersant Celina shihet si një nga talentët më të mirë që kanë debutuar sivjet në futbollin anglez. celinaLojtari i Mançester Sitit po tregon rritje të ndjeshme në lojën e tij dhe tabloidi i njohur "Daily Mail", e përshkruan 19-vjeçarin si një nga yjet e ardhshme të ekipit anglez.

"Norvegjezi i lindur në Kosovës që pritet të jetë një nga yjet e gjeneratës së ardhshme të Mancester Sitit.

Celina, mesfushor 19-vjeçar, sivjet ka pasur katër paraqitje për ekipin e parë të Manuel Pelegrinit duke përfshirë edhe ndeshjen e rëndësishme me Lesterin në Premier Ligë në të cilën zëvendësoi David Silvën.

Ai është te Siti që prej dy vite e gjysmë dhe është në bisedime për kontratë të re që do ta bëjë atë të jetë edhe nën urdhrat e trajnerit të ri Pep Guardiola në sezonin e ardhshëm", thuhet në shkrimin e "Daily Mail" për Celinën.