e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ançeloti: Juve-Bajern do të vuloset në Mynih

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ançeloti: Juve-Bajern do të vuloset në Mynih

Karlo Ançeloti po shijon pushimet si fans futbolli derisa të marrë frenat e pankinës së Bajernit nga 1 korriku 2016.

carloancelottiEdhe pse u përfol për një heshtje për shtyp, duket se asgjë nuk është e vërtetë. Trajneri italian gjatë një interviste për "goal.com" analizon ndeshjen Juventus-Bajern, pranon se është surprizuar nga penalltia e Mesit me Suarezin, nxjerr në pah stilin e tij të lojës, si dhe komenton projektin ambicioz të Sitit.

Ançeloti, cili është komenti juaj për duelin Juventus-Bajern në Champions?

Është me të vërtetë një duel i balancuar. Natyrisht që Juventusi po kalon një formë shumë të mirë për momentin, aq sa ka fituar 15 ndeshje radhazi në kampionat dhe qëndron në krye të tabelës së Serisë A. Por, Bajerni mbetet Bajern. Bavarezët kanë shumë kualitet në ekip dhe, për më tepër, janë fokusuar maksimalisht te Champions-i. Pra, shoh një balancë mes tyre. Besoj se gjithçka do të vuloset në Mynih.

Si do ta përshkruanit kohën tuaj te Reali?

Ishte fantastike ta drejtoja për dy vite Realin. Pata fatin të isha pjesë e asaj skuadre, së cilës i dhurova Champions-in e 10-të të shumëkërkuar. Në atë kohë patëm një motivim të veçantë, sepse Madridi fliste vetëm për Ligën e Kampioneve, për shkak se ishin skualifikuar tri herë në gjysmëfinale.

Cili është shkaku që këtë sezon Reali renditet shumë poshtë Barcelonës?

Ndoshta Barcelona është më mirë për momentin sesa Reali, por nuk i dihet deri në fund. Askush nuk është i sigurt se çfarë ndodh në mars apo në prill. Nëse dikush do të fitojë Champions-in, duhet të jetë prezent me të gjitha forcat në muajin prill, kur luhen çerekfinalet dhe në maj kur zhvillohen gjysmë- finalet dhe finalja.

U befasuat nga penalltia me një takim e Mesit dhe Suarezit ndaj Seltës?

E pashë penalltinë. Më surprizoi vërtet. Në futboll ka rregulla, të cilat, nëse i zbaton me korrektësi, mund të veprohet sipas dëshirës konform tyre. Por, kjo varet nga kultura dhe vendi. Nëse një gjë e tillë ndodh në Spanjë, nuk ka problem.

Por, nëse do të ndodhte në Itali, ndoshta do kishte probleme. Stili juaj i preferuar në futboll?

Unë e adhuroj futbollin. Një ekip i mirë për mua është ai që sulmon dhe mbrohet mirë. Ndoshta shumicës i pëlqen futbolli ofensiv, por për mua është shumë interesante të shoh një skuadër sa e fortë është në mbrojtje. Balanca është çelësi në futboll. Në ofensivë nevojitet kreativitet. Duhet të kesh aftësinë të bazohesh dhe njohësh aftësitë e lojtarëve. Të përcaktosh teknikën dhe kreativitetin e tyre në sulm. Në mbrojtje bëhet fjalë për përqendrim, koordinim dhe duhet më shumë punë.

Vlerësimi juaj për projektin e Mançester Sitit?

Siti mbështet nga një grup investitorësh të fuqishëm, të cilët hedhin shumë para në klub. Sezonin tjetër Mançesteri do të jetë një kandidat serioz në Champions, pasi do kenë një trajner të ri të talentuar dhe ndoshta investime të tjera të mëdha.

Përgatiti: ENIAR IBRO