e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alarm dëmtimesh te Partizani, dëmtohen 4 titullarë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alarm dëmtimesh te Partizani, dëmtohen 4 titullarë

Partizani i trajnerit Andrea Agostineli dje ka zhvilluar përgatitjet e radhës për ndeshjen me Kukësin.

partizaniSeanca ka filluar me një grup thuajse të plotë, ku mungesë mbetet vetëm Mentor Mazrekaj, i cili prej ditësh vijon një fazë rikuperimi, pasi është i dëmtuar.

Ndonëse u eliminuan nga Kupa, trajneri italian ka mbetur i kënaqur nga loja dhe egoja që ekipi tregoi ndaj laçianëve të mërkurën. Seanca nisi me përkushtim maksimal, por fundi ka qenë disi alarmues për kryeqytetasit, pasi disa lojtarë u detyruan ta lënë para kohe terrenin stërvitor.

Shkak për këtë u bënë lëndimet që katër titullarë morën gjatë përgatitjeve të ditës së shtunë, pikërisht Bardhi, Kalari, Trashi dhe kapiteni Hoxha.

Ngarkesa fizike

Në pjesën e parë të seancës lojtarët iu nënshtruan disa vrapimeve rreth fushës dhe më pas për disa minuta vijuan me disa ushtrime nën drejtimin e përgatitësit atletik Kristiano Xhanoti. Të gjithë lojtarët e morën ngarkesën fizike. Në këtë pjesë të parë asnjë lojtar nuk shfaqi probleme.

Përgatitja taktike

Pas ushtrimeve të karakterit fizik, situatën e mori në dorë trajneri Andrea Agostineli, i cili nisi me praktikimin e disa skemave loje me futbollistët.

Ushtrimet u bënë pa pasur kundërshtar përpara, por duke provuar të gjithë lojtarët, sipas alternativave që ai mund të përdorë nesër. Në këtë pjesë, disa lojtarë dolën tepër, kryesisht prurjet e janarit në sulm, argjentinasi Fedriko Haberkorn dhe braziliani Gabriel Do Karmo. Me shumë gjasa këta lojtarë dhe ndonjë tjetër më parë do të debutojnë te Partizani B.

Dëmtimet e titullarëve

Pjesa e fundit e seancës së djeshme iu kushtua një minindeshjeje kontrolli, me fushë dhe formacion të kufizuar. Duke qenë se impenjimi ishte maksimal dhe dëshira për fitore, bënë që disa lojtarë të dëmtoheshin. I pari që e pësoi ishte Jurgen Bardhi, i cili, në tentativë për të kapur një top të gjatë, u përplas me bark te hekurat e rrethimit të fushës.

Lojtari mori ndihmën mjekësore dhe pas 15 minutave u rikthye sërish në fushë. Më pas është radha e Kalarit, i cili nga ndërhyrjet gjatë lojës lëndoi këmbën e majtë, që nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi në ndeshjen e javës së 19- të me Laçin.

Mbrojtësi u detyrua të dalë para kohe nga fusha, duke çaluar.

Thuajse të njëjtin dëmtim mori edhe Lorenc Trashi, i cili nuk i kreu minutat e fundit të stërvitjes. Për stafin nuk ka situatë alarmante, por sot do të përcaktohet më qartë. I fundit që e pësoi dje dëmtim në stërvitje ishte portieri Alban Hoxha, i cili gjatë një ndë- rhyrjeje lëndoi kaviljen e këmbës së djathtë. Ndonëse ishin minutat e fundit, kapiteni u largua nga fusha me këmbë të fashuar. Sot pritet të vendoset fati i të lënduarve në seancën e djeshme.

Përgatiti: ILIR CARA