e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Akuzat për doping, Ibra dhe Juventus me qëndrime të ndryshme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Akuzat për doping, Ibra dhe Juventus me qëndrime të ndryshme

Pas akuzave që ish-trajneri i Kombëtares suedeze të atletikës, Ulf Karsson, lëshoi ndaj Zlatan Ibrahimoviçit se ka përdorur substanca të ndaluara në kohën kur luante për Juventusin, kanë ardhur edhe reagimet e para.

2414282Agjenti i futbollistit Mino Raiola ka thënë se do ta ndjekë këtë çështje në rrugën ligjore, pasi akuzat ndaj futbollistit janë të pavërteta. Sipas 'Expressen', ndoshta deklaratat e tij janë bërë për shkak se 'është një atlet i dështuar, ose ndoshta është xheloz".

Ndërsa shtypi italian shkruan se Juventus ka zgjedhur një tjetër strategji.

"Heshtje. Për të shuar zhurmën mediatike dhe për të mos i dhënë një shtysë të mëtejshme spekulimeve të tjera.

Kështu ka vendosur Juventus për të mos replikuar ndaj akuzave që janë bërë në drejtim të Zlatan Ibrahimoviç (aktualisht luan te PSG në Francë)",-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport".

karlsson-U202182049561cJH-U1501432620263GD-350x622@Gazzetta-Web_zoom

Ulf Karsson