e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Aguero: Messi enderron te behet si une

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aguero: Messi enderron te behet si une

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero beson se bashkëkombasi i tij Lionel Messi ëndërron që të bëhet si ai. Këtë deklaratë Aguero e ka bërë gjatë një interviste, ku me shkaka ka pohuar se ai nuk dëshiron të bëhet si Messi.  “Të shpresojmë se një ditë do të bëhem lojtari më i mirë në botë. Por nuk ëndërroj të bëhem si Messi sepse ai ëndërron të bëhet si unë.”

Duke folur për Kupën e Botës sulmuesi i Manchester City beson se pavarsisht vështirësisë Argjentina do të fitojë në Brasil 2014. “Kupa e Botës është gjithmonë e vështirë, por sigurisht që unë shpresoj se Argjentina do të fitojë. Kam besimin se Argjenina mund të fitojë. Spanja, Brazili dhe Gjermania janë gjithashtu shumë të forta. Ato janë të gjitha skuadra të mira, por ndeshjet janë për tu fituar. Nuk besoj se Argjentina ka një grup të lehtë. Në Kupën e Botës nuk ka ndeshje të lehta”, ka thënë Aguero. Argjentina ndodhet në grup së bashku Bosnjen, Nigerinë dhe Iranin.