'Agimi i Arte': Jugu i Shqiperise dhe jo vetem... jane toka greke!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia ultranacionaliste greke “Agimi i Artë” ka publikuar një hartë në të cilën shihen territore të marra nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.Në pjesën e Maqedonisë shifet se gjysma e territorit duhet t’i takojë Greqisë, pasi konsiderohet se është tokë e okupuar nga “Republika e Vardarit” që nënkupton një pjesë të shtetit aktual të Republikës së Maqedonisë. Siç shihet në hartë, grekët kërkojnë tokë deri në afërsi të Kërçovës, pa përfshirë qytetet tjera si Dibra, Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova, por në hartë sipas Agimit të artë” toka të Greqisë duhet të jenë Struga, Ohri, Manastiri, Prilepi, Strumica dhe Shtipi.
“Agimi i Artë” pretendon se jugu i Shqipërisë është tokë greke e okupuar nga Shqipëria dhe se deri aty duhet të shtrihet Greqia, shkruan zhurnal.Ndërkaq sa i përket Bullgarisë, në hartë shkruan se greqisë duhet t’i takojë toka e quajtur “Rumelia lindore” e cila është okupuar nga Bullgaria.Kjo hartë është nxjerrë edhe në një miting të kësaj partie të mbajtur ditëve të fundit nëpër rrugët e Athinës dhe Selanikut.