Abuzohet seksualisht teksa ndodhej ne koma, Prokuroria merr deshmite e Florie Peçit dhe te vellait
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje Folrie Peçin dhe vëllanë e saj. I vëllai po pyetet nga prokurorja Erjola Stoja në lidhje me hetimet për abuzimin seksual ndaj studentes së mbijetuar nga aksidenti tragjik i Himarës në maj të 2012 dhe që aktualisht është 5-muajshe shtatzënë.
Prokuroria e ka pyetur vajzën mbrëmjen e djeshme për rreth 2 orë në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”. Mësohet se 22-vjeçarja u është përgjigjur hetuesve, në praninë e një psikologeje për shkak se ajo shfaq probleme të rënda psikologjike që pas aksidentit tragjik të Himarës. Ashtu sikundër pretendojnë familjarët e saj, Florija nuk u ka dhënë as prokurorëve detaje që mund të çonin në identifikimin e personit që ka abuzuar me të.
Ndërsa sot pritet edhe dëshmia e Gazmend Peçit, i cili ka qenë edhe denoncuesi, i ngjarjes së rëndë që i ka ndodhur motrës së tij, e cila është abuzuar seksualisht teksa ndodhej në koma në spitalin në Austri.
Gazmend Peçi është i pari ndër 10 dëshmitarët që priten të merren në pyetje në lidhje me historinë e shtatzënisë së motrës së tij.
Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar faktin se përveç vëllait të 22-vjeçares janë thirrur për të dëshmuar edhe familjarë të tjerë të saj, të cilët konsiderohen si persona që mund të japin të dhëna të rëndësishme për ngjarjen.
Ndërkaq, mjekët kanë konfirmuar se në bazë të analizave dhe kontrolleve gjinekologjike të cilave iu nënshtrua 22-vjeçarja, rezulton se barra e saj ka nisur në fundin e muajit shtator. Florije Peçi ka mbërritur në Shqipëri më 11 tetor të vitit 2012, pasi u rehabilitua në një spital në Vjenë të Austrisë.