e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Florija: Do e mbaj femijen, edhe pse nuk do jete i bukur si nipi im

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Florija: Do e mbaj femijen, edhe pse nuk do jete i bukur si nipi im
“Dua që ta mbaj fëmijën. Mendjen ma mbushën motrat dhe shoqet. Edhe pse ai s’do të jetë i bukur si Uesli (nipi i 22 vjeçares), unë përsëri do ta dua. Dëshiroj të jetë vajzë se ato janë më të mira se sa djemtë”.

Kështu është shprehur Florije Peçi, e cila deklaron se do ta lindë foshnjën, pasi shtatzënia po ecën me ritme të kënaqshme.Po ashtu kërkesa e tyre për abort është mohuar nga mjekët pasi  në të kundërt e mbijetuara e aksidentit të Himarës do të rrezikonte seriozisht jetën, nëse do të ndërpriste shtatzëninë  në një fazë të tillë.

“Kemi vendosur që ta mbajmë fëmijën. Ai nuk ka faj për atë që ka ndodhur. Ne do ta duam dhe do t’i falim dashurinë që ai do të ketë nevojë. Do të kujdesemi maksimalisht për vogëlushin që pritet të vijë në jetë. Nuk mund të mbajmë përsipër fajin për të vrarë një fëmijë. Kërkojmë që të shkojmë në shtëpi.

Kemi më shumë se një muaj që qëndrojmë këtu dhe nuk na thonë asgjë. Florija është e lodhur dhe ka nevojë të pushojë në shtëpi. Për një kohë të gjatë ka qëndruar larg familjes dhe tashmë është koha të kthehet pranë saj. Një nga këto ditë presim që të shkojmë në shtëpi. Do të bisedojmë me mjekët, dhe nëse na lejojnë, do të dalim nga këtu”, shprehet për gazetën Shqip e motra, Erida.

Burime bëjnë me dije se hetimet për pretendimet se vajza është abuzuar kanë filluar paralelisht në Shqipëri dhe Austri.