e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

AK, Spahiu: S'njohim rezultatin. Rotacioni, jo me vote, por me marreveshje Berisha-Meta-Rama

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
AK, Spahiu: S'njohim rezultatin. Rotacioni, jo me vote, por me marreveshje Berisha-Meta-Rama

Kreu i AK, Kreshnik Spahiu deklaroi ne nje proteste para KQZ se partia qe drejton nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, keto nuk ishin zgjedhje, se populli votoi, por Berisha e Rama numeroi.

“Kishte marrëdhëveshje në kontratën e tyre. Jemi ketu per ti thene kryetares se KQZ, Lleshit, largohu nga një institucion fantazim që e kanë lënë qëllimisht kështu, institucioni juaj nuk funksionon, jemi rotacion jo me zgjedhje dhe votën e popullit por me kontratë të shkruar Rama- Meta- Berisha, ai dorëzoi pushtetin, Meta ishte garanti që qeveris katër vjet me Berishën dhe shkoi për të shumëzua mandatet e tij në 18, themi me plot gojën që mandate e LSI janë votat e AK, që nuk u numëruan kurrë se nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se populli nuk votoi po deputetët u emëruan”- tha Spahiu.

Sipas tij, AK do te jete e vetmja opozite e vertete e vendit, nderkohe qe akuzoi se qeveria qe vjen nuk mund te jete e shqiptareve. “Pas 23 vitesh endrra, nje enderr qe nuk po behet realitet, vendi meritonte nje elite te re politike, dhe jo te votoheshin ata qe i paten e votuan disa here me radhe dhe nuk e ndryshuan dot vendin. Shume shpejt edhe ata qe votuan ngjyren lejla qe shume shpejt do te erresohet do te kuptojne gabimin fatal qe kane bere per vete dhe femijet e tyre”- tha ai.