e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

AK: Do mbrojme interesat e pensionisteve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
AK: Do mbrojme interesat e pensionisteve
Aleanca Kuq e Zi hedh një tjetër hap drejt shndërrimit në forcë politike. Duke firmosur një marrëveshje me Organizatën e Pensionistëve të Shqipërisë, AK ka premtuar sot se do të mbrojë interesat e brezit të tretë, si shtresa e popullsisë më e vuajtur ekonomikisht. “Pensionistët janë brezi që dhanë më shumë për këtë vend dhe morën më pak nga shteti. Kjo shtresë e popullsisë u braktis si nga Partia Socialiste, ashtu edhe nga ajo Demokratike”, thonë përfaqësuesit e AK. Gjithashtu, AK u ka premtuar pensionistëve se në vitin 2013 do të bëjë të mundur rimbursimin e plotë të barnave të kësaj shtrese.