e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

France, rrethohet vrasesi i femijeve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
France, rrethohet vrasesi i femijeve
Policia franceze ka rrethuar një shtëpi në Tuluzë ku mendohet se strehohet vrasësi i fëmijëve të një shkolle hebreje. 24-vjeçari, pjesëtar i Al Kaedës sipas ministrit të brendshëm francez, ka dashur të “hakmerret për fëmijët palestinezë dhe për operacionet ushtarake të Francës jashtë kufijve” kur ka kryer atentatin në shkollë duke vrarë tre fëmijë dhe një mësues.

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në shtëpinë e rrethuar ndërsa vëllai i të dyshuarit për vrasje është arrestuar. Edhe nëna e 24-vjeçarit është shoqëruar në komisariat, por ajo është shprehur se “ka shumë pak ndikim mbi djalin”.

“I dyshuari ka vizituar shpesh kohët e fundit Afganistanin dhe Pakistanin. Thotë se është një muxhahedin dhe është pjesë e Al Kaedës”, është shprehur ministri Claude Gueant. Burri, i cili dyshohet për vrasjen e 7 personave në jug të Francës në tre sulme të veçuara, ka qëlluar menjëherë pasi policia ka rrethuar shtëpinë dhe ka plagosur dy oficerë policie, njërin prej të cilëve në gju.