e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PD feston 20-vjetorin e fitores se pare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PD feston 20-vjetorin e fitores se pare
Partia Demokratike feston sot 20-vjetorin e fitores së 22 marsit 1992. Demokratët kanë organizuar një sërë aktivitetesh festive, të cilat pritet të kulmojnë në mesditë. Kryeministri Berisha e shpalli ditën e sotme ditë feste gjatë mbledhjes së zhvilluar me deputetët demokratë dhe krerët e rretheve të premten e kaluar. 20-vjetori i fitores së demokratëve përkon me vitin e 100 të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe sipas Berishës kjo është një arsye më shumë për të festuar. “Edhe pas 20 vitesh, shqiptarët i besojnë ende Partisë Demokratike”, u shpreh Berisha në mbledhje. Zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 shënuan fitoren e parë të demokratëve, e cila i solli ata në pushtet pas regjimit të gjatë komunist.