A e bindi Pogba Barcen? E shpjegon 'El Mundo'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E përditshmja sportive katalanase, “El Mundo Deportivo”, ka zbuluar se mesfushori Pol Pogba e bindi Barcelonën (trajnerin dhe lojtarët katalanas) gjatë finales së Ligës së Kampionëve, Juventus – Barcelona. Gazeta shkruan se Ksavi Hernandezit i ka bërë shumë përshtypje fiziku i francezit.
Veterani spanjoll ka thënë se Pogba i ka kujtuar ish-lojtarin e Barcelonës, Jaja Ture. Edhe Enrike është bindur nga aftësitë e mesfushorit të Juventusit. Ai pritet të transferohet te Barcelona për rreth 80 mln euro.