e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

10 momentet me te diskutuara ne historine e Boteroreve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
10 momentet me te diskutuara ne historine e Boteroreve
Nga “dora e zotit”, e Maradones, e deri te goditja me koke e Zidanit

Evenimente te tilla si Kampionati Boteror, zhvillohen çdo kater vjet, dhe i gjithe planeti eshte i perqendruar per te pare se çfare do te ndodhe gjithe ketij muaji, dhe sigurisht qe do te mbeshtesin skuadrat e tyre te preferuara. Por nderkohe qe qendrojme ne pritje qe ky kompeticion te filloje, ku dhe pak dite kane mbetur per te pritur, ashtu siç sollem dje nga “Time” momentet me spektakolare te historise se Boteroreve, sot do te paraqesim momentet me te diskutuara dhe qe kane prodhuar me shume debate ne historine e ketyre kompeticione, te publikuara nga rrejti mediatik, mjaft i njohur boterisht, “CNN”, i cili ka radhitur dhjete prej tyre.

Duke filluar nga kapiteni i kombetares se Anglise ne Boterorin e vitit 1966, ku Bobi Mure, akuzohej per vjedhjen e nje byzylyku, por qe me pas kjo akuze kthehet ne çeshtje diplomatike. Per te kaluar ne Boterorin e vitit 1978, kur Brazili ndeshej me Suedine, Deh Ziko shnderron ne gol nje goditje nga kendi, por qe anulohet nga arbitri per arsye se sipas tij, koha kishte perfunduar kur topi ishte ne ardhur ne porte. Per te kaluar te goditja qe i dha Zinendine Zidane, Marko Materacit, per ofendim, ne Boterorin e vitit 2006, por momenti me i diskutuar eshte goli i shenuar me dore nga Maradona ne Boterorin e 1986-es, e cila u konsiderua si “dora e zotit”.

1.Diego Maradona, 1986

Te gjithe kane degjuar per “Doren e Zotit”. Nuk eshte pikerisht keshtu sepse dora ishte e sulmuesit te Argjentines. Ishte goli i shenuar pikerisht nga Maradona me ndihmen e dores qe i dha Argjentines Kupen e Botes. Tensioni mes dy vendeve me fillesa qe ne Luften II Boterore u amplifikua pas ketij goli qe vazhdon t’u shkaktoje endrra te keqija anglezeve. Goli i famshem u shenua ne minuten e 51-te ku Maradona ngriti doren ndaj portierit Peter Shilton. Pamjet filmike konfirmuan dyshimet, por kupa shkoi per Argjentinen.

2. Andres Escobar, 1994

Ne ndeshjen kunder SHBA-se, mbrojtesi kolumbian shenoi nje autogol. Ky takim perfundoi 2-1 ne favor te vendasve. Fitorja ne ndeshjen e trete ne grup nuk i sherbeu per asgje Kolumbise. Por tragjedia ndodhi 10 dite me pas kur Andres Escobar u ekzekutua ne Medelin. Sipas versionit ende te pakonfirmuar, 27-vjeçari u qellua me arme zjarri per shkak te nje basti te humbur. Per vrasjen e tij nje mesues lokal u denua me 11 vjet heqje lirie.

3. Gjermani-Austri, 1982

Ne ndeshjen e trete te grupit perballe Austrise, kampionet e botes duhej te fitonin per te siguruar kualifikimin. Nga ana tjeter, Austria kishte fituar dy ndeshjet e para. Horst Hrubesch shenoi per Gjermanine dhe kjo fitore minimale u sherbente te dyja skuadrave per te vazhduar me tej, duke penalizuar keshtu Algjerine. 80 minutat e tjera te ndeshjes rezultuan pushime verore ne diellin e Gijonit.

4. Zinedine Zidane, 2006

Te gjithe jane deshmitare te kokes se famshme te ish Topit te Arte ndaj gjoksit te mbrojtesit Marco Materazzi. Ky episod ndoshta caktoi fatin e finales se Berlinit ku italianet u bene kampione te katerfishte te botes. Te dy keta lojtare shenuan golat e vetem te finales. Ende edhe sot e kesaj dite nuk eshte mesuar permbajtja e dialogut jo shume miqesor mes te dyve.

5. France-Kuvajt, 1982

Kuvajtianet protestuan gjate pasi ata u ankuan per nje ngaterrese per shkak te nje bilbili te degjuar nga turma. Prova televizive e vertetoi kete por arbitri Miroslav Stupar e cilesoi te rregullt golin e Frances.

6. Kili-Itali, 1962

Njihet si “Beteja e Santiagos” pasi mbahet mend si ndeshja me e dhunshme ne historine e boteroreve. Dy vjet me pare Kili ishte goditur nga nje termet i fuqishem, por serish arriti ta organizonte evenimentin. Ne 90 minutat e ndeshjes arbitri anglez Ken Aston ngaterroi shume here procedurat. Italia e perfundoi ndeshjen me dy lojtare te demtuar, ndersa policia hyri tre here ne fushe per te ndalur dhunen. Takimi u fitua 2-0 nga vendasit.

7. Angli-Gjermani, 1966

Ne finalen e madhe Anglia kryesonte 2-1 ndaj Gjermanise por nje gol ne kohen shtese nga Wolfgang Weber, e çoi ndeshjen ne kohen shtese. Protagonsit i ndeshjes u be gjyqtari anesor nga Azerbajxhani, Tofik Bakhramov, i cili e quajti te vlefshem golin e anglezeve edhe pse nuk ishte i tille. Ky vendim ndikoi direkt ne rrjedhen e lojes pasi me pas anglezet shenuan edhe golin e katert.

8. Harald Schumacher, 1982

Nje moment dramatik ngriu boten e futbollit kur Gjermania dhe Franca po luanin ne gjysmefinalen e Seviljes dhe shifrat ishin fiksuar ne 1-1. Michel Platini i dha nje top shokut te skuadres Patrick Battiston, i cili pesoi nje nderhyrje te rende nga portieri gjerman Schumacher. Francezi u demtua ne shtyllen kurrizore dhe humbi dy dhembe, ndersa portieri gjerman doli i palagur ashtu si edhe Gjermania pasi arbitri nuk dha as faull.

9. Brazil-Suedi, 1978

Ky nuk ishte viti i kombetares se Brazilit. Gjate ndeshjes perballe nordikeve, arbitri uellsian Clive Thomas beri ndoshta nje nga gafat me te medha te historise se futbollit. Ne momentin qe ndeshja e fiksuar ne shifrat 1-1 ishte ne kohen shtese, Brazili fitoi nje goditje nga kendi, te cilen Zico e shnderroi ne gol, por arbitri e anuloi sepse sipas tij, koha shtese perfundoi ne momentin qe topi u godit. Me kete barazim, Brazili nuk arriti te merrte vendin e pare ne grupin 3.

10. Bobby Moore, 1970

Kapiteni i Anglise, kampion bote, u arrestua ne Bogota te Kolumbise ku skuadra po zhvillonte fazen pergatitore ku u akuzua per vjedhjen e nje byzylyku. Pavaresisht nga pretendimet, Moore u lejua te udhetoje me skuadren. Por, pas kthimit per ne Meksike, ai u vu ne arrest shtepie per kater dite. Ndaj tij nuk u provua asnje akuze, por kjo çeshtje u kthye ne nje perplasje diplomatike mes Anglise e Kolumbise.

Nga Ronaldinjo te Toti, nga Pato te Uollkot, e shikojne nga ekrani evenimentin
Sa shume kampione qe do t’i mungojne Boterorit

Tashme qe listat perfundimtare te kombetareve jane bere gati, dhe jane vendosur se kush do te jene lojtaret e 32 skuadrave qe do te luajne ne Boterorin e Afrikes se Jugut, duke filluar qe nga 11 Qershori, deri me 11 Korrik. Ne kete Kampionat Boteror, ajo qe bie me shume ne sy eshte se shume nga yjet boterore, nder me te spikaturit jane lene jashte perfaqesueseve te tyre. Nderkohe qe ne nga nje speciale e “The Independent”, i cila kishte publikuar 15 lojtaret qe nuk do te jene, ne kemi marre vetem 10 nga keto, duke mos perfshire lojtaret si, Beni Mekarti, lojtar i Afrikes se Jugut, i cili aktivizohet me Uest Hemin ne Angli. Neimar, talenti brazilian qe luan me Santosin. Mbrojtesi francez i skuadres se Rimes, Filip Mekses, i cili eshte lene jashte nga Raimond Domenek. Nga skuadra e Italise, Fabricio Mikoli, ka qene jo i pelqyer nga Marcelo Lipi, apo Joakim Lev, i cili ka lene jashte kombetares sulmuesin Kevin Kuranji etj. Nderkohe emrat me te spikatur qe kane mbetur jashte Boterorit, jane Ronaldinjo, i cili ishte nje nga lojtaret kryesor te ketij sezoni per Milani. Maradona nuk ka preferuar Havier Zanetin dhe Esteban Kambiason, qe ishin dy “shtyllat” kryesore te skuader se Interit ne fitin e tre trofeve te pare te sezonit. Gjithashtu jane edhe emra te tjere mjaft interesante, si Françesko Toti, Rud van Nistelroi apo Antonio Kasano, Aleksandre Pato e Karim Benzema, por edhe te tjere.

1. Ronaldinho
Mosha: 30 vjeç
Skuadra: AC Milan
Shteti: Brazil

Trajneri i Brazilit i tronditi te gjithe, te pakten ata qe e ndjekin sportin, kur publikoi listen e skuadres qe do te merrte ne Afriken e Jugut, dhe ne te nuk figuronte emri i nje lojtari i cili ka fituar dy here çmimin si lojtari me i mire. Ronaldinjo ka qene nje nga lojtaret me te mire per skuadren e tij Milnin duke e ndihmuar me asistet dhe me golat e tij. Ndersa Dunga dha mendimin e tij pse nuk e grumbulloi: “Une i zgjedh lojtaret mbi baze te asaj çfare ata japin ne fushe”.

2. Javier Zanetti
Mosha: 36 vjeç
Skuadra: Inter
Shteti: Argjentine

Kapiteni i Interit eshte nje tjeter mungese e rendesishme e ketij Boterori. Maradona nuk preferoi ta merrte me vete, edhe pse me ziklatrit kete sezon qe kaloi ai beri triplete. Zaneti eshte nje nga lojtaret veterane te Argjentines, i cili ka luajtur ne 136 ndeshje duke luajtur ne dy Boteroret e meparshem, ne 1998 dhe ne 2002. por gjithashtu mungoi edhe ne Kupen e Botes ne 2006-en. Zaneti u zevendesua si kapiten i kombetares nga Maskerano, ndersa mban kete shirit te skuadra e tij Inter ku ka luajtur 700 ndeshje.

3. Ruud van Nistelrooy
Mosha: 33 vjeç
Skuadra: Hamburg
Shteti: Holande

Nisterlroi kishte deklaruar doreheqjen e tij nga kombetarja pas perfundimit te Kampionatit Evropian te vitit 2008, por ai kishte shprehur gjithmone gatishmerine e tij, nese kombetarja do ta deshironte. Por kur ne krye te kombetares erdhi Bert van Marvijk, te dy mbanin kontakte me njeri-tjetrin, dhe trajneri e ndoqi ne vazhdimesi ecurine e tij, kur kaloi nga Reali te Hamburgu, nga ku shenoi edhe 5 gola ne 11 ndeshje, por ne fund nuk u grumbullua ne kombetare dhe kjo e merziti shume, ku do te deklaronte: “Mendoj se karriera ime nderkombetare ka marre fund. Ne Korrik do te jem 34 vjeç”.

4. Francesco Totti
Mosha: 33 vjeç
Skuadra: Roma
Shteti: Itali

Toti u largua nga kombetarja e Italise, pas fitimit te Kampionatit Boteror te vitit 2006 ne Gjermani, gjate ketij viti, ka pasur zera per nje rikthim te mundshem te tij ne kombetare, por edhe nga Marcelo Lipi nje gje e tille nuk ishte mohuar, por ne fund ne listen e tij Toti nuk ishte. Megjithese numri dhjete i Romes gjate ketij sezoni qe perfundoi udhehoqi skuadren duke rivalizuar me Interin, ne gare per Serine A, por edhe ne Kupe. Por ne fund Lipi nuk u tundua nga keto per ta ftuar ne kombetare.

5. Antonio Cassano
Mosha: 27 vjeç
Skuadra: Sampdoria
Shteti: Itali

Antonio Kasano shpresoi deri ne çastet e fundit per te marre nje ftese nga trajneri i Kombetares, Lipi per te qene pjese e skuadres ne Afriken e Jugut, shpresat e tij bazoheshin te forma e mire qe po kalonte ne kampionat me Sampdorian, por Lipi nuk e mori parasysh gjendjen e tij te mire, por ajo qe ndikoi ishin edhe raportet jo te mira qe te dy kishin. Rendimenti i Kasanos qe pas ardhjes nga Madridi ka qene gjithmone ne ngritje, pro trajneri i kombetares nuk e ka grumbulluar, dhe per kete ka pasur shume kritika per te, nderkohe qe ne Boteror do te jete partneri i tij i sulmit, Pacini.

6. Karim Benzema
Mosha: 22 vjeç
Skuadra: Real Madrid
Shteti: France

Benzema kaloi nga Lioni per te Reali i Madridit per nje shume prej 30 milion paund, por pavaresisht kesaj sezoni i pare ne Spanje per te ishte nje deshtim, por gjithsesi i ndikuar edhe nga demtimet, duke shenuar vetem 14 ndeshje. Nderkohe qe karriera e tij nderkombetare ishte per t’u respektuar, pasi ishte ne moshe te re dhe kishte shenuar 8 gola ne 26 ndeshje me skuadren perfaqesuese. Por trajneri i skuadres se “gjelave” i habiti te gjithe kur publikoi listen dhe emri i tij nuk ishte ne te, por gjithsesi, pasi ikjes se Domenek, dhe ardhjes se Blank nen drejtim, ai mund te rikthehet ne perfaqesuese.

7. Alexandre Pato
Mosha: 20 vjeç
Skuadra: Milan
Shteti: Brazil

Per sulmuesin e Milanit ky nuk ka qene nje nga sezonet me te mire per te. Pasi gjate nje sezoni braziliani pesoi nje seri demtimesh qe kushtezuan pranine e tij ne fushe, por gjithashtu edhe rendimentin e tij, kjo mbase ishte edhe arsyeja qe trajneri i kombetares se Brazilit, Dunga preferoi Nilmar te Vilarealit perpara “Patokut”. Gjithashtu nje arsye per mungesen e tij mund te jene edhe mungesa ne disa ndeshje me skuadren kombetare, qe do ta ndihmonin qe te ingranohej me lojen e skuadrave, por edhe mosha e re mund te kete bere Dungen te mendoje per te mos e marre me vete.

8. Samir Nasri
Mosha: 22 vjeç
Skuadra: Arsenal
Shteti: France

Samir Nasri eshte nje tjeter yll sensacional qe do t’i mungoje skuadres kombetare te Frances gjate ketij Boterori. Faktikisht trajneri i “transalpineve”, Raimond Dimenek duket se nuk e ka ndjere ende nese do te duhet ta kishte marre apo jo me vete lojtarin e Arsenalit, qe per hir te se vertetes eshte nje nga lojtaret e se ardhmes. Nderkohe qe Nasri ishte pjese e skuadres gjate Euro 2008, ndersa tani mbetet jashte. Nasri ishte disa kohe i demtuar, por me pas u rikthye duke zevendesuar kapitenin Fabregas, dhe ia doli ta, por Domenek nuk ndryshoi mendje.

9. Esteban Cambiasso
Mosha: 29 vjeç
Skuandra: Inter
Shteti: Argjentine

Kambiaso nuk ka luajtur me nje ndeshje me kombetaren e tij qe ne Nentor ne nje ndeshje miqesore kunder Spanjes, pavaresisht se me Interin ka qene nje lojtar i pazevendesueshem, dhe ka nje kontribut mjaft te madhe ne triumfin e trefishte te zikalterve. Nderkohe qe nga Murinjo kishte besimin absolut, por nje gje e tille nuk ndodh te Argjentina, ku Maradona nuk e ka grumbulluar ne skuader, i cili para tij preferon Havier Maskerano nga Liverpuli, i cili tashme eshte edhe kapiten i skuadres, por edhe Fernando Gagos, qe luan me Realin e Madridit, por nuk eshte nje lojtar titullar.

10. Theo Walcott
Mosha: 21 vjeç
Klubi: Arsenal
Shteti: Angli

Uollkot eshte shokuar kur mori vesh se ishte pikerisht ai njeri nga ata lojtare qe do te duhej te kthehej ne shtepi, edhe pse me perpara ishte grumbulluar, mbase luajti edhe ndeshjen miqesore kunder Japonise. Por Fabio Kapelo vendosi qe ai do te duhej te kthehej ne shtepi. Nderkohe qe nje arsye qe ai nuk eshte marre me vete mund te jete arsyeja, sepse gjithmone ai eshte kritikuar, per humbje qetesie, perpara veprimit final, per te shenuar, ose per te pasuar, mbase kjo nuk i ka pelqye Kapelos, i cili kerkon lojtare sa me te gjetur, pasi nje rast i humbur mund te rezultoje fatal ne nje eveniment te tille.