Felix Baumgartner tregon per here te pare ankthin ne lidhje me projektin Red Bull Stratos

Felix Baumgartner tregon per here te pare ankthin ne lidhje me projektin Red Bull Stratos
Nderkohe, Skuadra Shkencore e Red Bull Stratos zbulon me teper detaje rreth arritjeve shkencore per te qetesuar misionarin

Lancaster, Kaliforni. – Maj 17, 2010 – Ndersa misioni i tij per hedhjen nga kufijte e hapesires, Red Bull Stratos sa vjen dhe afrohet, piloti misionar Felix Baumgartner pranon per here te pare qe po kalon disa momente ankthi.

“Me ndodh qe perpara ndonje hedhje te rrezikshme te mendoj sikur ajo te jete mbremja e fundit qe kam pare” shpjegoi ai.

41-vjeçari austriak vazhdoi, “Kur ka nje ngjarje kaq te rendesishme eshte e ditur qe e gjithe bota do te jete duke te pare, ka me shume se krenari ketu. eshte çeshtje jete a vdekje. Askush nuk e di se çfare mund te ndodh me trupin ndersa kalon shpejtesine e zerit. Disa pjese te trupit do te jene supersonike, ndersa disa te tjera subsonike. Ky do te jete nje moment vertet kritik.”

Baumgartner qetesohet nga detajet inxhinierike qe behen te ditura sot tek Sage Cheshire Aerospace, ku skuadra shkencore e Red Bull Stratos prezanton teknologjine e cila do beje te mundur kthimin e tij perseri ne toke – duke shpresuar te thyeje nje rekord te ri, por me e rendesishmja eshte te zbrese shendoshe e  mire.

Çfare duhet per te realizuar renien e lire nga kufijte e hapesires
Perveç “lekures se dyte” te Baumgartner, kostumit te hapesires, pajisjet e tjera plotesuese te nevojshme per hedhjen e lire nga 36,000 metra jane: nje balone gjigante heliumi; nje kapsule e presuar; nje pakete e vendosur ne gjoks qe monitoron gjate gjithe kohes dhe nje sistem personal parashutimi ndryshe nga te gjithe ekzistuesit.

•    Balona: Balona 9-milion-meter-kub (me shume se 10 here me e madhe se balona qe perdori Joe Kittinger kur vendosi rekordin ekzistues ne 1960) eshte e perbere nga polietileni, i cili eshte vetem 0,002 centimeter e trashe. Edhe pse materiali i balones eshte me i holle se mbeshtjellesja e nje sanduiçi, ajo ka nje madhesi prej 40 hektaresh dhe nje vlere prej 3,000 pounds.

Nje vinç gjigant (rreth 25 ton) do te perdoret per procesin delikat te lançimit, kur kapsula duhet manovruar ne menyre perfekte per tu varur ne balone pa krijuar shkeputje. Koha e humbur ose pozicionimi i gabuar mund te shkaktojne renien e kapsules ne toke ose demtimin e saj – duke rrezikuar misionin dhe vete Falix Baumgartner.

•    Kapsula: Persa i perket kapsules, ajo eshte ndertuar per te sherbyer si nje sistem mbrojtes per jeten e Felix Baumgartner, nga ku ai do te monitoroje levizjen. Edhe ne rast te diçkaje te paparashikuar gjate zbritjes, ekipi shkencor i Red Bull Stratos ka punuar per te siguruar jeten e tij brenda kapsules.       

•    Paketa e kraharorit: Paketa eshte teknologjia baze ndersa ai do te hidhet nga kapsula. Ajo gjithashtu sherben per te bere lidhjen me helmeten, si GPS per te vezhguar levizjen e tij, gjithashtu si nje kamera HD me nje kend 120 grade

Red Bull Stratos eshte misioni qe pritet te kryhet ne muajt ne vijim dhe qe do te shtyje kufijte dhe njekohesisht do te sjelle njohuri te avancuara shkencore dhe mjekesore ne fushen e eksplorimit te hapesires dhe fluturimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama