Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Deklaratat e te patregueshmes

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 14 vite më parë

Aleksandër Çipa
Deklaratat e te patregueshmes

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Verifikimit te Pasurive vuri gjate kesaj jave ne dispozicion te mediave dhe publikut deklaratat individuale te titullareve politike dhe institucionale te vendit. Ishte akti formal qe kesaj here u respektua prej korifenjve institucionale dhe pasoi prej krereve te zgjedhur ne nivele lokale pushteti. Interesi i publikut dhe sidomos lexuesve mbetet i larte, ndersa vijojne te botohen edhe ato te te zgjedhurve ne krye te bashkive apo institucioneve te pavarura te vendit. Ky lloj botimi tashme po behet tradicional dhe realisht nuk shenon nje proces i cili shkakton debate, nisma investigimesh apo seanca interpelancash ne Parlamentin e vendit.


Botimi i thjeshte i deklaratave personale vetem sa ka hapur nje cikel replikimesh propagandistike mes perfaqesuesve politike te pozites me ata te shumices ne qeverisje.

Me kaq, duhet thene se procesi formal nuk vijon te shnderrohet ne nje proces real, ku zyrtari apo shtetari i deklaruar te perballet me kohen e ankthshme te ballafaqimit te sinqeritetit te tij ne deklarim me realitetin perkates te konkretesise se pasjes. Ky akt mbetet i tille ne vijueshmeri dhe i ashtuquajturi realitet i transparences se premtuar apo te kerkuar eshte kryekeput i pabesueshem prej publikut te gjere apo prej shumices se qytetareve qe votojne dhe jetojne emocionalisht me politiken. Ne shumicen e tyre keto deklarata kane shkaktuar nje qeshje ironike, mosbesimi dhe kane shumefishuar skepticizmin per vertetesine qe mbartin. Por megjithate, ato jane arkivuar tashme, sikunder edhe ne vite te tjera dhe institucioni qe ka detyrimin dhe tagrin ligjor per te investiguar vertetesine, ndonese eshte me i investuar se ne vite te meparshme, veshtire se do t’ia dale qe te sjelle ne sy te publikut dhe te qytetareve shqiptare provat e forta te verifikimit, te krahasimit apo te deshmimit te transparences reale.

Ne kete menyre, deklaratat e publikuara fale ketij skepticizmi te pandeshur me proven qe shton besueshmerine reale, mund te emertohen si “deklarata te se patregueshmes”. E patregueshmja e financave te politikaneve apo titullareve te veshur me pushtet institucional dhe influence ne kete vend eshte e shumeshfaqshme. Ne perditshmeri luksi shpesh eshte verbues. Kostoja reale e shpenzimeve veshtire se mund te jete pasqyruar ne ato deklarata te plotesuara per llogari te inspektoreve te inspektoratit.

Ne kete menyre, shoqeria e sotme vijon te percjelle vite dhe dite ku te zgjedhurit e saj vazhdojne te jene te pakontrollueshem dhe sidomos te paverifikueshem. Duke qene te tille, ata nuk mund te jene vetedeklarues te te ardhurave reale apo te financave qe skepticizmi populist shpesh edhe mund t’i shtoje.

Per ta evituar kete tradite te re mbulimi apo fshehjeje, ne kushtet e premtimit per transparence dhe mekanizem antikorrupsion dhe antievazion, aktualisht mund te “lindet” inspektori kurajoz. Ai inspektor qe tri dite me pare ne Paris konfirmoi permes fatures se nga zyra e “L’Oreal”-it ishte depozituar kontributi prej 150 mije eurosh per fushaten e Presidentit Sarkozi. Ashtu sikunder edhe ne Greqi, nepunes te thjeshte zbardhen permes kembenguljes se tyre prane organeve hetimore se ish-ministrat e qeverise se dikurshme te Kostas Simitis jo vetem rezultuan te implikuar ne mitemarrje me “Siemens”-in, por qe mund te gjenden siç edhe po ndodh, ne proces hetimor per kete shkak.

Forca proverbiale e shprehjes popullore se “parate dhe seksi nuk tregohen”, ne rastin e publikimit te formulareve tip, si nje akt tashme tradicional, behet edhe me e provuar. Politikanet dhe shtetaret e çdo lloj sistemi, kane prirjen per te mbetur ne percaktimin e “fshehesve”. Ata jane te prirur, per shkak te pushtetit dhe perfitimeve qe rrjedhin prej tij, te paragjykohen dhe perfshihen te “te patregueshmit”. Çeshtja eshte si mund te perfshihet Shqiperia te vendet qe e forcon realisht institucionin qe jo vetem e ndjek, por edhe e perfeksionon procesin e verifikimit te pasurive reale te klases se saj politike dhe nepunesise se larte?!

“Balli qe e ka, syte qe e shprehin, buzet qe me kot mundohen ta fshehin”, do te na ndihmonte Migjeni ne rastin e kesaj ambicieje iluzive. Pasja nuk fshihet dot prej certifikatave apo formulareve. “Parate mund t’i fshehe momenti, por i zbulon koha”. Ligji dhe tagri qe duhet te fitoje realisht Inspektorati yne i Larte, pikerisht ketu nis. Deri me sot, misioni i tij eshte ende shume larg kesaj nisjeje. Ai ka mbetur vetem ne mundesine e posedimit te deklaratave qe vetejepen dhe po peson pamundesine per te ndjekur kurajshem procesin e verifikimit real.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama