Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pavarësia e Kosovës - dhe e ardhmja e Shqipërisë

Shkruar nga: Armand Brahaj  
Botuar më: 17 vite më parë

Armand Brahaj
Pavarësia e Kosovës - dhe e ardhmja e Shqipërisë

Ishte shume e bukur te degjoje neper te gjitha mediat e huaja, ish politikane ("de juro") te shpreheshin Pro Pavaresise se Kosoves. Do te thoshte qe do kalonte shume pak kohe qe dhe Politikanet e tjere ("De Fakto") do fillonin te shpreheshin per kete pavaresi.

Normalisht ne te tilla evenimente te forta gjeopolitike, ku ndryshim kufinjsh duhet te ndodhin, jehona del e para. Fillon dhe ngacmon te gjithe duke i parapergatitur per ndryshimin e rradhes.

Diku kjo jehone shkoi dhe ngacmoi dhe Nenen Rusi qe te gjithe e kujtonim te urtesuar ne problemet e brendshme. Mesa duket sedra preku sllavet qe humbja e territorit te Kosoves do ishte nje humbje e rende. Sllavet e Jugut diku ne vitet kaotike post komuniste u percane dhe humben Kroacine, Sllovenine, Maqedonine dhe ne menyre te pakuptueshme Bosnjen dhe Malin e Zi. Humbja e Kosoves ndaj nje populli te dobet si shqiptaret do ishte shume e papranueshme dhe do dobesonte shume fuqine e sllaveve ne Ballkan. Sllavet e dikurshme krenar te Jugut nuk do ishin me nje faktor ne kete zone.

E rendesisshme eshte qe gjate kohes qe ne Shqiptaret vetem mbajme shprese (sepse jemi te paafte dhe teper injorante qe te kryejme dicka reale per pavaresine e Kosoves), serbet jane shume aktiv dhe arriten te bindin Putinin qe patriotizmi nuk ka vdekur akoma si politike. Putini foli dhe Kosova nuk duhet te shpallet e pavarur.


Faktori Rus dhe politika nderkombetare
Eshte e vertete qe pas Murit te Berlinit dhe kapitullimit te Socializmit si teori, rendesia e Rusise precipitoi shume shpejt. Eshte e vertete edhe qe nga vitet 90 e ketej, Rusia ka kaluar nje periudhe te erret politike ne arenen kombetare, duke u nisur dhe nga probleme e brendshme si Cecenia etj. Megjithate nuk duhet te harrojme dicka! Ekonomikisht, Europa varet teresisht nga Rusia.
Ashtu si Lindja e Mesme ndikon cmimin e naftes, ashtu dhe nje shaka Ruse ndaj Gazit ne Europe mund te denoje Europen. Ne fund te fundit Europa e Bashkuar nuk eshte asgje tjeter vecse pjese e shteteve si Franca, dhe realisht, per asnje moment Shqiperia nuk ka qene interes per te.

Faktori Amerikan dhe Kosova
Diku Presidenti Bush u prononcua per Pavaresine e Kosoves. Diku nja 4 muaj me pare. Shqiptaret i bene dhe pritjen me te madhe qe Presidenti Amerikan hasi kudo qe shkoi. Personalisht mendoj qe ne nje bote ku interesi personal ekonomik i Amerikes ka shkaktuar shume pakenaqesi, figura e saj ka rene ndjeshem. Ne Shqiperi ndodh e kunderta. Shqiptaret brohorasin per Ameriken neper rruge, perqafojne nje president qe e urren e gjithe bota. Shqiptaret shpresojne qe Amerika mund te ndikoje ne vendosjen e Drejtesise te pakten dhe njehere. Ndoshta eshte shpresa jone e fundit.

Historia e Botes, Drejtesia dhe Historia percaktohen nga me i forti
2 Tetor 1848 u nenshkrua pakti i paqes mes Meksikes dhe USA. Konflikti per te cilin po nenshkruhej kjo paqe do mbyllte ate qe Amerikanet e quanin "Lufta e Meksikes" dhe ate qe meksikanet e quajne "Pushtimi nga SHBA". Meksika pas 2 vjetesh vrasje masive, dorezoi territoret e Kalifornise, New Mexikos dhe cfare eshte sot Nevada, Utah, Colorado, Wyoming dhe pjese nga Arizona. (Treaty of Guadalupe Hidalgo).
17 Prill 1895, (Treaty of Shimonoseki), Kina dorezoi tek Japonia Taivanin, Ishujt Pescadores, dhe pranoi qe Korea te merrte pavaresine. Traktati pasonte luften qe filloi me 1 Gusht 1894 teresisht te paparalajmeruar nga Japonia. (US President Teddy Roosevelt shkruante ne nje leter personale ndaj te birit: Isha i kenaqur me fitoren e Japonezeve).

Nuk mund te flas per Kolonizatoret Europian qe te cilet praktikisht zoteronin Azine, Afriken dhe Ameriken e Jugut. Permenda vetem dy kolonizatoret me te vegjel duke lene jashte shfarosjen e Indianeve ne USA.

Shembujt me siper jane per te treguar qe padrejtesite behen cdo dite ne kurriz te atij qe nuk ka fuqine per te vene drejtesine e tij ne vend. Ne si Shqiptare vazhdimisht i jemi perulur cdo kujt qe na ka trokitur ne porte dhe te gjithe na e kane vene kemben. Shprehja "Jemi i vetmi popull qe nuk jemi treguar agresore" eshte mallkimi yne.

Shqiperia dhe Kolonizimi kulturor nga Greket
Cdo vjeshte e perflasim. Cdo pranvere e harrojme! Behet fjale per jugun e Shqiperise qe duhet te pranojme qe tashme flet vetem greqisht. Nje kolonizim te tille kulturor nuk kam pare asnjehere ne histori. (Duhet te pranoj gjenialitetin sidoqofte!).

1. Emigrante te varfer qe normalisht jane te fundit qe preken nga kolonizimi kulturor, jane te paret qe u shenjestruan nga greket. Me mundesine qe po i largonin nga varferia, Greqia u dhuroi dhe nje identitet te lashte. U dhuroi Kulturen me te vjeter ne bote! U mundesoi te flisnin Greqisht dhe te torturoheshin neper kufinj qe ta vleresonin me shume perkatesine e re.

2. Fronti i dyte kulturore ishte nga brenda.
Edhe sot nuk e kuptoj se si ideologet e menjanimit te 40% te Shqiperise, ushqehehen ne Shqiperi. I tolerojme dhe i mbrojme pasi jane veshur me petkun diplomatik  (qenka me te vertetet e pamundur te prekesh nje engjell).
E pranoj qe per shume kend ndienja fetare vjen e para. Por nuk mund ta kuptoj pse duhet te krijoje perplasje me ndienjen kombetare. Secila prej tyre eshte nje ndienje fisnike. Kush perdor njeren per te arritur tek tjetra po ben genjeshtren me te madhe para Zotit dhe para njerezve!

3.Fronti Politik
Politikanet Shqiptare ne menyre te vazhdueshme "falen" ne Greqi. Per kete nuk kam nevoje as te flas e as te jap shembuj! Te gjithe jetojme ketu dhe e dime se cfare ndodh. Shembulli me i mire eshte ekonomia.

4.Forca ekonomike ne Shqiperi!
Disa nga Grupet me te forta tregtare jane te krijuar me ndihmesen e "Greqise". Bankat Shqiptare deri para pak kohesh zoteroheshin mbi 80% nga kompani greke. Me vjen te buzeqesh kur shoh ne kryeqytetin tone nje Banke qe me germa te medha fsheh National Bank of Greece.
E megjithate ndoshta kjo eshte rreziku me i vogel. Nuk e di cfare do te ndodhte nese ne nje dite te bukur keto Banka Greke do vendosnin te terhiqni te gjithe kapitalin nga Shqiperia. Nuk e di nese ne si shtet do falimentonimi apo jo...

E Ardhmja e Shqiperise
Varianti 1
Parashikimi eshte shume i thjeshte. Ndoshta pas 10 vjetesh, ne nje dite pranvere, nje prift ose nje pushtetar grek do te vritet ne Jug te Shqiperise. Brenda pak oresh do te kete nje prezence greke qe do te rrethoje Himaren, Gjirokastren, Saranden dhe disa pika te tjera.
Greqia do leshoje nje deklarate qe do mbroje qytetaret e saj. Shqiperia do te beje nje proteste te mediokre! Disa djem shqiptare do cohen te luftojne dhe si rendom, por do gjejne pushke pa shula. Pas ca muajsh tratativa, Shqiperia do i bashkohet si pjese autonome federale, nje nga shteteve me te fuqishme mike ne Ballkan.

Varianti 2
Kosova eshte rrenja e Shqiperise
Diplomatet Shqiptare, politikanet e te gjithe duhet te bertasin sot ne te gjithe boten! Ashtu si Armenet qe cdo cast ulerinin per shfarosjen turke, ashtu dhe ne duhet te flasim per padrejtesine qe i eshte bere dikur ne fillim te shekullit te kaluar shqiptareve dhe padrejtesine qe do behej po te mos merrte pavaresine dhe kesaj rradhe. Politikanet Shqiptare duhet per here te pare te ndergjegjesohen per trashegimine kulturore shqiptare qe duhet te jetoje ne histori perkrah kulturave te tjera qe kane ekzistuar. E vetmja mundesi per ne qe te mbijetojme ne te ardhmen eshte Pavaresia e Kosoves, forcimi ekonomik i Shqiptareve ne Ballkan.

Deus ex machina
Bota behet koshiente qe eshte e pavlere te luftohet per kufinj shteteror.
EU behet koshiente qe vete ideja e humbjes se kufinjve ne Europe, eshte kthyer ne goditje per shtetet e vogla ne Europe.
Humbja e kufinjve do sheshonte shume luftera te kota. Identiteti EU do nxirrte te pa sens identitetin territorial. Duket se EU do na denoje dhe per nje kohe te gjate ne popujt e vegjel.

 

Disa diskutime mbi kete teme ndodhen ketu

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama