Prokuroria nen sulmin e korrupsionit

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 13 vite mė parė

Andrea Stefani
Prokuroria nen sulmin e korrupsionit

Por ringritja me nxitim e komisionit hetimor pėr shkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku, nuk ėshtė vetėm njė vazhdimėsi e strategjisė antikushtetuese tė pushtetit berishist pėr tė kapur shtetin, nuk ėshtė thjesht njė kokėfortėsi. E reja qė shfaqet nė ēėshtjen e vjetėr "Sollaku", ėshtė frika e shumicės, pėr denoncimin nga ana e njė prokurorie ende tė pakapur nga shumica, tė korrupsionit galopant qė po zhvillohet nė gjirin e saj dhe tė qeverisė sė saj. Shembja e mitit tė qeverisė "me duar tė pastra", nga skandale qindramilionė dollarėshe si ai i rrugės Rrėshen-Kalimash apo privatizimi i "Albtelekomit", e kanė qindfishuar epshin e shumicės pėr ta rrėzuar sa mė shpejt dhe me ēdo kusht Kryeprokurorin. Kjo strategji e rrėzimit, nėnkupton edhe dhunimin e Kushtetutės gjė qė ėshtė, as mė shumė dhe as mė pak, dhunim i sistemit, dhunim i lirive qė duhet tė garantojė ai, dhunim i demokracisė. Kėshtu, nėn vėzhgimin e ftohtė tė ndėrkombėtarėve, mes premtimeve tė tyre pėr integrim nė NATO dhe BE, nė Shqipėri, nė vendin mė tė varfėr tė Evropės, po luhet kėto ditė akti i fundit i ndeshjes mes despotizmit dhe demokracisė, mes institucionalizimit dhe tiranisė sė shumicės, mes konstitucionalizmit dhe autoritarizmit qė nuk njeh as Kushtetutė dhe as ligj. Dhe siluri i fundit i autoritarizmit mbi Kushtetutėn dhe institucionet e pavarura, ėshtė ringritja e komisionit parlamentar pėr shkarkimin e Sollakut. Po vjen ora e provės pėr demokracinė, institucionet e saj, opozitėn politike dhe opinionet qytetare. *** Nėse vėrtet do tė qe e interesuar pėr reformėn nė drejtėsi (qė do tė thotė edhe mė shumė liri nga kapja politike pėr drejtėsinė dhe prokurorinė), mazhoranca nuk kishte asnjė arsye pėrse t‘i kthehej problemit tė kangrenizuar tė shkarkimit me ēdo kusht tė Kryeprokurorit. Aq mė tepėr kur sapo kish nisur tė ngjizej fryma se ēėshtja e Kryeprokurorit, do tė gjente zgjidhje nė kuadrin e reformimit tė mbarė sistemit tė drejtėsisė sa kohė qė prokuroria nė Shqipėri, funksionon nė mėnyrė tė pavarur dhe tė organizuar pranė pushtetit gjyqėsor. Kjo reformė do tė zgjidhte edhe problemin e kufizimit kohor tė mandatit tė Kryeprokurorit. Dhe befas, kur mendohej se partitė politike parlamentare kishin arritur njė thuajse konsensus pėr reformėn nė drejtėsi, me ndėrmjetėsinė edhe tė Presidentit tė Republikės, mazhorancės i rindizet epshi pėr ta shkarkuar me ēdo kusht Sollakun? Ēfarė po ndodh? Mos ndoshta me ngjitjen nė Presidencė tė Topit dhe me largimin e Moisiut, pushteti berishist shikon se nuk ka mė pengesa pėr arritjen e qėllimeve tė tij autoritariste pėr kapjen e shtetit, qėllime qė nuk i realizoi dot pėr rreth dy vjet? Tė mos paragjykojmė. Mbetet ende tė provohet nėse Presidenti Topi (dhe jo kryetari i grupit tė PD-sė, Bamir Topi) do tė bėhet apo jo vegėl e strategjive autoritariste por nė kėtė moment, rikthimi i mazhorancės te taktika e vijės sė ashpėr kundėr Sollakut, shpjegohet mė shumė me ēėshtjen e "antikorrupsionit". Por jo si shqetėsim pėr tė luftuar korrupsionin. Pėrkundrazi! Mazhoranca e sotme ėshtė e shqetėsuar si ta ndalė procesin e denoncimit tė korrupsionit tė qeverisjes Berisha tė saponisur nga prokuroria. Prandaj nxiton kundėr Sollakut nė njė konflikt tė hapur interesi. Por tashmė, pas dy vjetėsh nė pushtet, kėrkesa e shumicės pėr shkarkimin e Sollakut, nuk mund tė mos jetė e mbarsur me njė pėrmbajtje tė re. Tashmė, pushteti i PD-sė dhe aleatėve tė saj nuk ėshtė mė ai pushteti i ri, i pazhyer nė afera korruptive, qė kėrkonte shkarkimin e Kryeprokurorit menjėherė pasi kishte fituar zgjedhjet. Pas dy vjetėve, shihet se korrupsioni i ėshtė ngjitur qeverisjes si ndryshku hekurit. Prandaj, sot kėrkesa pėr shkarkimin e Kryeprokurorit, nuk mund tė akuzohet vetėm pėr autoritarizėm. Sepse tani u shfaq edhe ana e prapme e medaljes sė pushtetit autoritarist, qė ėshtė korruptimi i tij. Perdja, iluzioni i "ndershmėrisė" sė pushtetit berishist ra dhe tė gjithė ata qė kanė sy dhe nuk janė verbuar nga fanatizmi apo interesat korruptive, janė nė gjendje tė shohin sesi "duart e pastra" tė pushtetit, tė njerėzve nė pushtet dhe tė familjarėve tė tyre, janė zhyer me milionat e grabitura publikut. *** Pikėrisht kėtė pisllėk, kėtė korrupsion galopant tė qeverisė, qė tashmė po pranohet edhe nga gazetarė miq tė Kryeministrit Berisha, kėrkon tė fshehė mazhoranca duke iu rikthyer shkarkimit tė Kryeprokurorit Sollaku. Ky synim ėshtė nė koherencė tė plotė edhe me veprimet e tjera tė saj. Kėshtu, shumica parlamentare dhe folėsja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndėrsa pėrshpejtojnė ngritjen e komisionit hetimor kundėr Kryeprokurorit, zvarrisin nė tė gjitha mėnyrat heqjen e imunitetit tė ministrit Lulzim Basha, kėrkesė kjo e fundit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė po heton lidhur me skandalin e rrugės Rrėshen-Kalimash. Vetė sjellja e ministrit Basha, por edhe e mazhorancės, i shtojnė dyshimet pėr fajėsinė e tij nė kėtė aferė ku shkelja e ligjeve, duket qė nga larg me sy tė lirė. Dhe jo vetėm tė Bashės, por nė radhė tė parė, fajėsinė e vetė Kryeministrit Berisha qė duket se e ka inspiruar kėtė vendimmarrje korruptive madje, i ka hapur rrugėn nėpėrmjet vendimeve tė qeverisė. Eshtė njė shkelje e ligjit, tipike pėr autoritarizmin berishist, qė tenton tė dalė mbi ligjin dhe qė nuk ka frikė drejtėsinė, sepse e skllavėron drejtėsinė. Pėrgjithėsisht, nė njė vend demokratik, ēdo ministėr qė pėrflitet pėr korrupsion tė pėrmasave tė tilla, do tė jepte, tė paktėn, dorėheqjen duke u vėnė nė dispozicion tė drejtėsisė. Por sjellja e Bashės ka qenė njė mishellė e arrogancės dhe frikės. Arrogancės ndaj institucionit tė pavarur tė prokurorisė dhe frikės pėr t‘u ballafaquar me tė sa kohė qė ai ėshtė i pavarur. Ai nuk u ėshtė pėrgjigjur tri herė kėrkesave tė prokurorisė pėr t‘u paraqitur pėr tė dėshmuar me pretekstin e "mungesės sė kohės". Por, ndėrkohė, ka pasur kohė me pash qė "tė mbrohet" nė media jo me argumente ligjorė, por me slogane patriotike si "investimi i shekullit", "rruga e Arbrit" apo "vepėr madhore". Vallė patriotizmi qenka strehė jo vetėm e sharlatanėve, por edhe e tė korruptuarve? Dhe ėshtė pikėrisht ky refuzim i Bashės pėr tė deponuar, qė e ka detyruar prokurorinė tė kėrkojė nga Kuvendi, heqjen e imunitetit tė tij. Edhe zvarritja nga mazhoranca e heqjes sė imunitetit tė Bashės (dhe me sa duket ajo nuk ka ndėrmend ta bėjė njė gjė tė tillė derisa tė mos ketė hequr Sollakun), tė bėn tė dyshosh fort, se e vėrteta dhe e drejta nuk janė nė anėn Bashės, pushtetit dhe mazhorancės. Ajo tregon se Kryeministri Berisha qė zakonisht nuk harron asgjė, "i ka harruar" premtimet qė bėnte kur qe nė opozitė, pėr vendosjen e ministrave tė qeverisė sė tij, apo edhe deputetėve tė shumicės, nė dispozicion tė prokurorisė. Por nė atė kohė, Berisha kritikonte qeverinė e korruptuar "Nano", ndėrsa sot ėshtė aleat me Nanon. Prandaj, pėrse tė mos sillet edhe qeveria "Berisha" si qeveria "Nano"? Tė gjitha kėto tregojnė se "antikorrupsionin" berishist e ka ngrėnė, gjatė kėtyre dy vjetėve, korrupsioni berishist. Prandaj edhe mbrojtja e institucioneve, e pavarėsinė e tyre (pėrfshi prokurorinė) nga autoritarizmi i sotėm, ėshtė edhe njė pėrpjekje pėr t‘i mbrojtur ato nga korrupsioni autoritarist qė synon t‘u mbyllė gojėn. E tillė ėshtė edhe pėrpjekja pėr mbrojtjen e pavarėsisė sė institucionit tė prokurorisė. Nėse mazhoranca e sotme do ta kapė edhe kėtė institucion, kjo nuk do tė sillte sikundėr thotė plot mllef kundėr Gjykatės Kushtetuese, Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar tė PD, rikthimin e sovranitetit tė Kuvendit. Pėrkundrazi, duke konsoliduar tiraninė e shumicės edhe nė prokurori, autoritarizmi dhe korrupsioni berishist do tė fuqizoheshin edhe mė shumė pėr tė mbytur demokracinė.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA