Tradhtia dhe demokracia

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 13 vite mė parė

Andrea Stefani
Tradhtia dhe demokracia

Shkurt, ruajnė pėr kapitalizmin imazhin e sistemit tė kalbur dhe pa moral, imazh qė ka rrėnjosur nė trutė e tyre propaganda e dikurshme komuniste. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qė 6 deputetė dhe lideri i tyre Fatos Nano, pasi i bėjnė njė tradhti tė hapur interesave tė Partisė Socialiste, elektoratit tė saj dhe gjithė opozitės, vėrdallosen krenarisht duke i kėrkuar PS dhe lidershipit tė saj edhe "kusurin". Vetėm individė besėpakė qė e mendojnė tradhtinė si njė tė drejtė dhe liri personale, si lubrifikant tė makinės politike, mund ta ushtrojnė krenarisht dhe kaq pa turp zanatin e tradhtisė. Sepse a nuk votuan kėta 6 deputetė fare hapur kandidaturėn pėr President Republike tė mazhorancės kundėrshtare, duke u shtirur sikur po bėnin aktin mė patriotik nė botė? A nuk u justifikuan se e zhbllokuan makinėn politike (lubrifikanti) duke e shpėtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme? E vėrteta ėshtė se atė votim e bėn tė pashembullt jo vet tradhtia, sepse tradhti ka pasur e do ketė sa kohė do tė jetė politika. Nė atė votim i pashembullt ėshtė fakti se tradhtia guxoi tė dilte hapur, duke sfiduar nderin politik, fjalėn e dhėnė elektoratit. Asnjė votues i vetėm i kėtyre 6 "patriotėve" nuk do ta ketė ēuar nėpėr mend ndėrsa hidhte votėn pėr ta, se njė ditė ata qė sapo ishin betuar pėr mposhtjen e autoritarizmit berishist do ta pėrdornin mandatin e deputetit pėr tė mbėshtetur Berishėn. Dhe ai votim, duke qenė njė besėthyerje, jo vetėm qė nuk mund tė kontribuonte nė shpėtimin e demokracisė, por pėrkundrazi, ka krijuar premisa tė reja pėr nėnshtrimin e saj nga autoritarizmi berishist. Ajo pabesnajė zėvendėsoi konkurrencėn (dhe bashkė me tė edhe konsensusin qė po shfaqej si produkt i saj), me njė pazar korruptiv antipluralist. Parlamenti u shndėrrua nė njė "bursė" ku deputetėt, pėr interesa klanore dhe tė kultit tė Fatos Nanos, tregtuan mandatet politike sikur tė ishin letra me vlerė. Dhe lidershipit tė PS, pėr tė shpėtuar jo vetėm veten dhe partinė, por edhe shoqėrinė nga kjo gangrenė e tradhtisė, nuk i mbetet rrugė tjetėr pėrveēse ndarja e pėrfundimtare me ta. *** Pėrjashtimi i tė gjashtė nanoistėve nga radhėt e socialistėve u ka krijuar kriptoaleatėve tė tyre berishistė rastin pėr tė akuzuar Edi Ramėn si diktator, qė njėsoj si Enver Hoxha ndėshkon ata qė mendojnė ndryshe. Por i gjithė ky sulm dhe kjo avokati "liridashėse" e kėtyre skllevėrve politikė, qė tuten edhe tė mendojnė (e jo mė tė shqiptojnė) njė germė ndryshe nga lideri i tyre Berisha, ėshtė njė provė tjetėr e pėrfitimit qė kampi berishist pati nga tradhtia e fundit nanoiste. Tregon se tradhtia punon pėr ta. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet simpatia qė berishistėt po tregojnė kėto ditė pėr pabesnajėn nanoiste, si dhe mbrojtja qė pėrpiqen t‘i bėjnė asaj. Dhe kėshillat qė japin pėr mospėrjashtimin e tyre nga partia, tė kujtojnė ato kėshilla qė i bindėn trojanėt tė fusin kalin e drunjtė nė qytet. Por ėshtė lehtėsisht e kuptueshme se berishistėve u leverdis qė ushtarėt e "Uliksit" tė mbeten brenda PS. Dhe nė kėtė rast "Uliksi" nuk ėshtė Nano. "Uliksi" ėshtė vetė Berisha. Po Nano ēfarė ėshtė? Nano tashmė ėshtė kali i drunjtė qė i mban ushtarėt e "Uliksit" nė barkun e vet. Pra tė mbajė apo tė flakė tė 6-ėt dhe shefin e tyre nga partia, ėshtė pėr PS po aq jetike sa ishte pėr trojanėt dilema pėr kalin grek. Dhe demokracia, dhe liria e mendimit ndryshe, nuk e dėnon asnjė parti apo lidership tė mbajė gjarprin nė gji, tė falė tradhtinė. Demokracia nuk burgos, nuk pushkaton, nuk cilėson si tradhti ndryshimin e bindjes dhe rreshtimit politik. Por ajo nuk mund tė tolerojė deputetėt tė shpallen tė majtė dhe tė votojnė djathtas, tė betohen si socialistė dhe tė votojnė si demokratė. Asnjė parti, sado demokratike, nuk mund ta tolerojė njė anarki tė tillė. Vėrtet demokracia nuk shpik dhe pėrjashton "tradhtarė" si Enveri, por kjo nuk do tė thotė se mund tė tolerojė tradhtinė. Aq mė tepėr kur ata qė bėnė tradhtinė nuk kėrkojnė falje, por krenohen me tradhtinė. E gjitha kjo ėshtė madje, tej konceptit tė lirisė dhe skllavėrisė, ėshtė marrėzi politike. Ėshtė marrėzi tė votosh nė favor tė demokratėve kundėr kandidaturės sė socialistėve dhe mbarė opozitės, dhe tė kėmbėngulėsh tė mbetesh nė partinė e socialistėve. Ėshtė arrogancė (unė bėj ē‘tė dua) qė s‘ka tė bėjė fare me lirinė dhe me mėnyrėn si funksionon demokracia nė parti, ku vėrtet duhet lejuar mendimi ndryshe (deri edhe fraksionet), por nuk mund tė tolerohet veprimi politik ndryshe. Aq mė tepėr pėr ēėshtje me ndikim strategjik nė ndeshjen mes demokracisė dhe autoritarizmit, lirisė dhe nėnshtrimit. Kėshtu, njė pakicė ka liri dhe tė drejtė tė propozojė mėnyrėn e veprimit tė partisė, tė japė argumente, tė kėmbėngulė fort dhe publikisht, por nė rast se nuk arrin tė marrė mbėshtetjen e shumicės, i bindet vendimit tė partisė qė nuk mund tė mos jetė vendim i shumicės. Por nėse vepron nė kundėrshtim me vendimin e shumicės, i heq tė drejtėn politike dhe morale vetes pėr tė milituar nė atė parti. Asnjė parti, sado liberale dhe demokrate, nuk mund tė lejojė qė deputetėt e saj tė votojnė strategjikisht kundėr partisė dhe elektoratit qė i ka zgjedhur. Si tė gjashtėt shpėtuan atdheun duke shmangur zgjedhjet e parakohshme? Broēkulla! Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Sepse zgjedhjet e parakohshme mund tė shmangeshin duke votuar edhe pėr Cekėn madje, duke arritur kėshtu edhe pėrzgjedhjen e njė kandidature konsensuale. Por edhe nė kėtė rast shihet se tradhtia, si njė nga format e poshtėrisė politike, kėrkon tė gjejė strehė pėrsėri tek atdhetarizmi. Ndėrkaq, mos vallė bindja ndaj vendimit tė shumicės bėn qė partia tė bjerė pashmangėsisht nėn tiraninė e shumicės sė njė lideri, sikundėr edhe po ndodh prej 18 vjetėsh nė PD? Aspak, nėse ka me tė vėrtetė demokraci nė parti. Demokracia i jep liri pakicės qė edhe tė analizojė pasojat politike tė njė vendimi. Dhe nė rast se do tė rezultonte qė vendimi i shumicės e ka shpėnė partinė nė disfatė, ndėrsa propozimi i refuzuar pakicės do ta kish shpėnė nė njė pėrfundim mė tė mirė, atėherė partia duhet tė bėjė ndryshimet jo vetėm nė politikėn e saj, por edhe nė udhėheqje. Kėshtu, pakica e djeshme bėhet gradualisht shumicė dhe shumica pakicė. Por kėto nuk ndodhin nė ato parti ku nuk ka demokraci, ku shumicat janė tė skllavėruara nga lideri i pėrjetshėm. Natyrisht pakica nuk i bindet shumicės edhe nė ato parti ku njė lider i dorėhequr dhe humbės si Nano pėrdor pabesisht klanet dhe besnikėt e tij pėr tė rrėmbyer kreun e partisė. Duke votuar me urdhėr tė Nanos, tė gjashtėt treguan qė nuk i pėrkasin mė PS, por Nanos. Dhe nėpėrmjet Nanos, i pėrkasin Berishės. Ata nuk janė tė lirė, prandaj tradhtojnė. Vetėm njeriu i lirė qė ndjek bindjen e tij nuk tradhton. Dhe ėshtė tamam ashtu sikundėr ka thėnė Kim Filbi: qė tė tradhtosh duhet qė tė jesh pronė e dikujt. Dhe duhet ta besoni se Filbi, ky spiun me famė i njohur edhe nė Shqipėri pėr bėmat e tij agjenturore, e njihte mirė mekanizmin e tradhtisė. *** Ndėrkaq ėshtė qesharake tė shohėsh dhe dėgjosh PD dhe berishistėt t‘i japin opozitės dhe PS leksione demokracie. Sepse PD mbetet partia mė pa demokraci nė vend, partia mė e nėnshtruar ndaj diktatit tė liderit. Kjo ka qenė dhe mbetet sėmundja e saj kronike qė nga themelimi. Ky ėshtė edhe shkaku i disfatave dhe tragjedive tė PD, por edhe tė demokracisė e tė Shqipėrisė. Sikur PD tė kish pasur demokraci brenda vetes, vendit do t‘i ishin shmangur shumė tragjedi dhe konflikte nė kėto 18 vjet. Kėshtu, nėse nė fund tė vitit 1996 dhe nė fillim tė vitit tė mbrapshtė ‘97 do tė ishin dėgjuar zėrat ndryshe, nėse qeveria do tė kish dhėnė me kohė dorėheqjen, duke u hapur rrugė me kohė zgjedhjeve tė parakohshme, vendi nuk do tė kish kaluar as nė gjendje tė jashtėzakonshme, as nė shkatėrrimin e ushtrisė dhe kolapsin e shtetit dhe as nė vrasjen e rreth 2000 njerėzve. Por mungesa e demokracisė nė PD bėri qė tė triumfojė kulti, prepotenca dhe arroganca e Berishės, tė triumfojė strategjia e tij e mbajtjes sė pushtetit me ēdo kusht, edhe atėherė kur shihej qartė se besimi dhe mbėshtetja e popullatės pėr qeverinė jo vetėm kish firuar, por ishin me qindra mijėra njerėz ata qė kėrkonin me protesta largimin e saj. Krejt nė kundėrshtim me kėto zhvillime, ata qė propozuan dorėheqjen e qeverisė si zgjidhje politike qė do tė shmangte shumė kosto, u anatemuan nė debate tė ashpra me Berishėn si "karrigethyer" dhe u trajtuan si armiq tė partisė dhe agjentė tė kundėrshtarit. Dhe u bė ashtu sikundėr deshi Berisha. Por e keqja nuk mbaron kėtu. Edhe pse kjo strategji e Berishės ēoi nė konfrontime tė armatosura (lufta cilivie u shmang vetėm nga ndėrhyrja e tė huajve), edhe pse qeveria u detyrua tė dorėhiqej kur ky akt nuk sillte mė ngushėllim, edhe pse Berisha nuk e arriti qėllimin pėr mbajtjen me ēdo kusht tė pushtetit, por pėrkundrazi rriti kostot politike jo vetėm pėr PD, por edhe pėr demokracinė dhe shtetin, askush nė PD nuk guxoi tė ngrihej dhe tė analizonte gabimet fatale tė Berishės. Po tė kish ndodhur kėshtu, po tė kish funksionuar demokracia nė PD, "doktori" do tė qe sot nė shtėpi, ndėrsa PD me njė lidership tė ri (mjerisht nė PD vazhdojnė tė thonė se PD vdes pa tė pazėvendėsueshmin Berisha), ndoshta do tė kish ardhur nė pushtet shumė mė parė se viti 2005. Por kjo nuk ndodhi. Berisha mbeti, sikundėr ėshtė edhe sot e kėsaj dite, lider i padiskutueshėm dhe simbol i mungesės sė demokracisė nė PD. Dhe rierdhi nė pushtet, nė radhė tė parė jo pėr meritė tė tij, por pėr shkak tė "meritave" tė Fatos Nanos, liderit po aq historik tė PS. Nano i ka bėrė kėshtu shėrbimin mė tė madh Berishės. Ka bėrė qė tė rivijė nė pushtet (duke habitur jo pak botėn mbarė) njė lider qė ėshtė fajtori kryesor pėr kolapsin e shtetit nė vitin ‘97. Prandaj Berisha nuk i pėrmend mė skandalet dhe krimet dhe korruptimin e Nanos pėr ndėshkimin e tė cilave, betohej duke shkumėzuar deri dje nėpėr mitingje. Ndėrsa sot, Nano po i bėn shėrbime tė tjera Berishės, nė rolin e "Kalit tė Trojės" nė PS. Natyrisht, duke shpresuar edhe ai vetė ndonjė thelė tė majme pushteti. Ndaj PS jo vetėm nuk duhet tė humbasė kohė me dialogė pėr bashkėpunim me tė gjithė kontributet (pra edhe me ato tė tradhtisė) sikundėr edhe po pėrflitet kėto ditė, por duhet ta flakė sa mė shpejt kėtė "kalė" jashtė mureve tė veta. Natyrisht nėse nuk dėshiron tė digjet pėrsėri nė zjarrin e pashuar tė epshit pėr pushtet tė Nanos dhe Berishės, tė kėtyre dy liderėve historikė qė pėr tė keqen e tyre dhe tė demokracisė refuzojnė tė kalojnė nė histori.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA