Bumerangu i qelbėsirės

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 13 vite mė parė

Andrea Stefani
Bumerangu i qelbėsirės

Sepse ėshtė njė paqe qė premton pėrsėri sundim, njė paqe e ngritur nė kurriz tė konkurrencės sė lirė politike dhe drejtėsisė. * * * Nano dhe Berisha janė dy liderė historikė qė refuzojnė tė jenė historikė. Sepse tė jesh historik do tė thotė t’i pėrkasėsh njė momenti tė rėndėsishėm dhe tė largohesh bashkė me kėtė moment. Megjithėse momenti i tyre historik ka kaluar prej vitesh, Nano dhe Berisha kėmbėngulin tė mbeten sundues absolutė tė vendimmarrjes politike nė Shqipėri. Ata krijuan kultin stalinist tė liderit tė pėrjetshėm nė mosmarrėveshje tė egėr me njeri-tjetrin, ndėrsa tani aspirojnė t’i pėrjetėsojnė kėto kulte tė neveritshme me njė marrėveshje po mes tyre. Ja pėrse si atėherė kur pėrleshen edhe kur puthen Nano dhe Berisha mbeten jashtėzakonisht tė rrezikshėm pėr demokracinė. Sepse marrėveshja e tyre i jep fuqi prapaskenės sė fshehtė dhe jo skenės sė hapur politike, i jep fuqi kulisės dhe jo transparencės, fuqizon tribalizmin dhe skllavėrinė mesjetare politike dhe jo demokracinė moderne tė bazuar mbi vullnetin e lirė tė anėtarėsisė sė lirė partiake, ngre liderin mbi institucionet e shtetit dhe partinė. * * * Por vetė pakti Nano-Berisha ėshtė pohim i vėshtirėsisė sė madhe qė po kalon politika e vjetėr autoritariste e bazuar jo nė institucione demokratike, nė parti realisht demokratike, por nė parti skllevėrish tė nėnshtruara ndaj liderit absolut, ndaj Mesias, “shpėtimtarit”. Pakti i bujshėm ėshtė shenja se ideatorėt e kėsaj politike tė vjetėr post diktatoriale dhe parademokratike, e ndjejnė fundin e saj dhe tė atyre vetė. Sepse tashmė Berisha ka pėrballė njė opozitė gjithnjė e mė reale, qė kėmbėngul tė mos i shesė interesat e elektoratit pėr pėrfitime personale sikundėr po del qartė se ka bėrė “lideri historik” i sė majtės Fatos Nano, ky prind i politikės sė vjetėr qė pabesinė ndaj tė vetėve kėrkon ta marketojė si tolerancė bashkėkohore, si politikė tė re. Berisha e ndjen sesi zien nė heshtje kundėrshtimi brenda radhėve tė njė maxhorace qė ka mundur ta mbajė sus deri tani. Dhe njė e tillė disiplinė e hekurt partiako-parlametare, ėshtė e mundur ose si fanatizėm primitiv dhe idiotesk ose me anė tė kurruptimit, shantazhit dhe frikėsimit tė forumeve partiake dhe parlamentarėve. Demokracia dhe integriteti i individit si produkt i parė i lirisė sė tij nuk kanė tė bėjnė fare me tė tilla unitete tė ēelnikta tė tipit bolshevik. Dhe duke ndjerė tronditjen e nėndheshme tė unitetit, Berisha i drejtohet pėr ndihmė armikut tė vjetėr siamez, Nanos. Mendon dhe shpreson se njė paqe “moderne” me Nanon jo vetėm do tė zhvleftėsojė opozitėn reale tė sė majtės duke e ekspozuar kėtė tė fundit (sidomos para ndėrkombėtarėve tė budallallepsur nga manovrat makiaveliste tė Berishės) si konfliktuale, por edhe do tė dekurajojė ēdo rebelim tė mundshėm brenda sė djathtės. * * * Vendimi i Berishės pėr t’i zgjatur dorėn Nanos ėshtė rrjedhojė e dinamikės politike tė shpalosur qė nga koha kur ai erdhi nė pushtet. Ai ėshtė pohimi i dėshtimit tė strategjisė sė Berishės pėr tė vendosur sundimin mbi institucionet e shtetit. Dėshtimi pėr tė shtėnė nė duar Prokurorinė, Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, dėshtimi pėr tė instaluar plotėsisht mekanizmin e manipulimit (sepse diēka ka mbetur ende e paēmontuar) tė zgjedhjeve tė ardhshme lokale, ka nė rrėnjė tė vet faktin qė Berisha nuk ka pasur shumicė absolute nė Kuvend, qė opozita ka mundur pėr herė tė parė tė aplikojė me shumė sukses atė qė Berisha e mallkon mė shumė, pakicėn bllokuese. Kėtė pakicė bllokuese tė opozitės Berisha kėrkon ta shkatėrrojė me anė tė Nanos. Dėshtimi i strategjisė sė sundimit absolut, e detyroi Berishėn ti drejtohet planit “B”, planit tė pėrēarjes. Dhe zemra e planit “B” tė Berishės ėshtė armiku i tij i vjetėr dhe njėherazi miku i tij i ri, ėshtė Nano. Ashtu sikundėr planet e Berishės lidhen tėrėsisht me vullnetin e tij tė sėmurė pėr pushtet, po ashtu janė tė lidhura dhe planet e Nanos me ambicien po aq tė sėmurė pėr t’u bėrė President i Republikės. Edhe Nano, sikundėr Berisha ka armiq tė pėrbashkėt opozitėn reale dhe veēanėrisht kryetarin aktual tė PS, Edi Rama. Nano ka interes qė Rama tė humbė nė zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo do t’i krijonte pretekstin Nanos tė rikthehej nė krye tė PS. Prandaj Nano shihet tė “stėrvisė” nė pub-et e natės rivalin e Ramės pėr Bashkinė e Tiranės, Olldashin. Kthimi i Nanos (ose i ndonjėrit prej kukullave tė tij) nė krye tė PS, do ta bėnte mė tė lehtė konsensusin pėr Presidentin e Republikės nė verėn qė vjen. Gjė qė e dėshiron shumė edhe Berisha dhe pse jo, edhe ndonjė nga burokratėt ndėrkombėtarė nė Tiranė qė ėshtė i interesuar tė mos ketė kriza (sepse i prishet sezoni i skive), por vetėm stabilitet, paēka se ky i fundit mund tė jetė njė stabilitet i kalbur prej varri, stabilitet si ai i komunizmit, stabilitet pa liri i partive tė mbyllura ku elitat jo vetėm nuk qarkullojnė, por mbretėrojnė pėr dekada tė tėra. Dhe Nano dhe Berisha po mbushin dekadėn e dytė nė krye tė partive tė tyre. Edhe 2-3 vjet dhe ata mund tė festojnė si dikur ish-diktatori Hoxha, XX- vjetorin tė gdhendur me shifra romake edhe nė faqen e malit tė Dajtit. Enver Hoxha mbretėroi 40 vjet nė diktaturė. Nano dhe Berisha po mbushin 20 vjet nė “demokraci”. Askujt nė fillim tė viteve ’90, as Nanos dhe Berishės vetė, nuk ia priste mendja se dy prijėsa do tė mund tė skllavėronin kaq gjatė tranzicionin shqiptar drejt demokracisė. Por ja arritėn duke pasur pėr aleatė fanatizmin politik, varfėrinė dhe korrupsionin qė mpijnė integritetin e njerėzve, duke i shndėrruar nė skllevėr mė tė fortit. Dhe e jashtėzakonshmja nė kėtė odise paradoksale ėshtė se tė dy, si Nano dhe Berisha, mbijetojnė duke qenė liderė tė dėshtuar gjė qė faktohet pa fjalė, nga gjendja e mjeruar e Shqipėrisė. Pse mbijetojnė? Sepse Nano, Berisha dhe klanet e tyre, kanė vrarė konkurrencėn politike, kanė paralizuar qarkullimin e elitave, kanė mposhtur demokracinė partiake. Dhe kėta liderė, si mbeturina tė enverizmit nė kohėn tonė, mund tė largohen vetėm nėse demokracia partiake i shpėton paralizėz ku ata e kanė futur. * * * Deklarata mes Nanos dhe Berishės ishte njė diversion nė shpinė tė opozitės, qė ndėrkohė ndodhej e angazhuar nė bisedime shumė tė vėshtira me pėrfaqėsuesit e maxhorancės. Komentet e Nanos lidhur me “maxhorancat europiste” mė tė mėdha se shumica parlamentare nėnkuptonin pikėrisht hyrjen nė lojė tė mbėshtetėsve tė tij nė grupin parlamentar tė PS, nė mbėshtetje tė opsioneve tė ofruara pėr zgjedhjet nga pozita, por tė papranuara nga partitė e opozitės. Njė diversion qė duket se nuk kaloi pa pasoja. Konsensusi i arritur para dy ditėsh nė Presidencė e vėshtirėson, por nuk e pėrjashton pėrdorimin e certifikatave false. E ndodhur mes dy zjarresh dhe para presioneve tė jashtėzakonshme, opozita u detyrua tė lėshonte. Ajo qė nuk lėshoi ishte pozita, Berisha i ndihmuar nga Nano dhe njerėzit e tij nė PS. Berisha arriti ta ruajė shansin e manipulimit. Por kjo “fitore” e Berishės ėshtė asgjė para humbjes sė madhe morale tė binomit Nano-Berisha. Asnjė propagandė, asnjė sofizėm nuk mund tė fshehė dot hipokrizinė ekstreme tė paktit Nano-Berisha tė mishėruar nė deklaratėn e tyre tė pėrbashkėt, qė pėrpiqet tė maskojė epshet e tyre tė sundimit me gjoja, sikundėr shprehej me stil nanoist deklarata, interesat kombėtare dhe “europiste”. Njė term i gjetur ky, sepse vėrtet tė tilla interesa janė shumė tė pista pėr tė qenė evropiane. * * * Pjesa dėrrmuese e opinionit publik, ajo pjesė qė ėshtė e aftė tė mendojė me kokėn e vet dhe jo me atė tė liderit, shfaqet e skandalizuar nga pakti Nano-Berisha. Vetė kėta tė fundit, ndėrsa tentojnė tė mashtrojnė opinionin me “politikėn e re” dhe paqen qė ofron pakti, po pėrballen (natyrshėm - do tė shtonte Nano) me depozitimet e njė lufte tė egėr 15-vjeēare qė kanė zhvilluar mes tyre. Askush nuk mund tė pranojė sesi sot mund tė jetė shpėtimtar ai qė deri dje u quajt “qelbėsirė” dhe u kėrkua me egėrsi (deri edhe me kallash) qė tė shporrej nga Kryeministria. Pėr shumė njerėz, pavarėsisht nga pėrkatėsia politike, ėshtė e pamendueshme sesi pushteti i sotėm i Berishės, qė u arrit me anė tė fushatave disavjeēare nėn parullat “Nano ik”, “Ta shporrim qelbėsirėn”, “Koha pėr ndryshim”, “Me duar tė pastra” do tė kėrkonte shumė shpejt bashkėpunimin e mbetjeve tė pushtetit tė vjetėr, se “Nano ik” do bėhej “Nano hajde”, se duart e pastra do tė shtrėngonin krenarisht duart e pista, duart e … “qelbėsirės”. Prandaj nė kėtė pakt qė tė mbyt me duhmėn e njė tolerance skandaloze ndaj korrupsionit dhe krimit, nė kėtė pakt ku nuk shquhet asnjė pikė devocion ndaj drejtėsisė dhe lirisė, politika e vjetėr dhe kėneta e saj e qelbur e sundimit dhe nėnshtrimit do gjejnė jo shpėtimin, por bumerangun e vet fatal.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA