Nanoteknologjia

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 13 vite mė parė

Andrea Stefani
Nanoteknologjia

Por pamja e jashtme ėshtė vetėm lėkura. Poshtė saj vėrshon padukshėm i njėjti gjak autoritarist, qė bėn tė vlojnė nė kokat e tyre tė njėjtat epshe pėr tė nėnshtruar tė tjerėt, qė karikon tė njėjtin vullnet tė egėr pėr pushtet. Edhe tani, pas njė viti vakancash, Nano rishfaqet si njė siamez i Berishės me strategjinė pėr tė rivėnė nėn sundimin e tij Partinė Socialiste. Eshtė njė strategji qė i shkon shumė pėr shtat asaj tė Berishės pėr sundimin e shtetit. Dhe prapė po si Berisha, Nano po pėrpiqet ta maskojė strategjinė e tij despotike me sloganet dhe premtimet e njė Mesie, tė njė ēlirimtari. Por ndryshe nga ato qė Nano premton, “nanoteknologjia” e ofruar prej tij ka pėr elementė pėrbėrės arrogancėn poshtėruese dhe shantazhin pėrēarės. Dhe po si nė fushėn e teknikės, ajo synon prodhimin e nanorobotėve. *** Pėrse rishfaqet Fatos Nano? Pėr tė shpėtuar Partinė Socialiste? Jo, Nano rishfaqet pėr tė shpėtuar vetveten qoftė edhe duke e groposur PS dhe tė majtėn, sepse ai u rishfaq nė njė moment kur PS dhe e majta kanė mė pak se kurrė nevojė pėr njė Mesia, pėr njė shpėtimtar. Nano nxiton tė dalė nė rolin e shpėtimtarit pikėrisht nė momentin kur PS, LSI dhe aleatėt e tyre, nė harmoni edhe me disa sugjerime tė shoqėrisė civile, sapo kanė arritur njė fitore tė rėndėsishme mbi vendimet arrogante dhe autoritariste tė insipiruara nga kryeministri Berisha. Ato e kanė detyruar maxhorancėn tė tėrhiqet dhe tė nėnshkruajė njė marrėveshje, duke pranuar kushtet e opozitės pėr KQZ, KKRT dhe KKRTV. Dhe nuk ėshtė disfata, por pikėrisht ky sukses i opozitės, qė e ka nxituar Nanon tė ridalė nė skenėn e politikės. Gjakimi i tij i pangopur pėr tė qenė lider i pėrjetshėm, ėshtė si njė mauz, qė e bėn tė ēohet nga kolltukėt e rehatit duke ia “gjakosur” vithet. Sepse Nano nuk do qė “Bota” tė shikojė dhe tė kuptojė se PS dhe pėrgjithėsisht e majta, mund tė arrijnė fitore dhe “tė bėjnė” pa Nanon. *** Dhe turret pėrpara duke akuzuar Edi Ramėn pėr berishizėm pikėrisht ai, qė synon tė arrijė atė qė Berisha e ka pasur rrėnjė tė pashkulshme tė disfatave dhe fitoreve tė tij, sundimin absolut mbi partinė. Nanorobotėt, ata qė kanė vjelė dhe duan tė vjelin edhe mė pėrfitime materiale nga egotizmi i tij primitiv, kanė nisur tė pėrflasin pėr rolin e pazėvendėsueshėm tė Nanos si “lider shpirtėror” i socialistėve. Kėto broēkulla tė rėndomta klanisto-enveriste jo vetėm qė bien nė kundėrshtim me parimet e demokracisė qė nuk njeh liderė tė pėrjetshėm, por nuk marrin parasysh as faktet e pėrvojės mė tė afėrt politike. Ato injorojnė faktin qė Fatos Nano, ose mė saktė arroganca e tij nė qeveri, ishte shkaku kryesor i pėrēarjes sė socialistėve dhe daljes mė vete tė LSI. Ato harrojnė qė papėrgjegjshmėria e Nanos dhe “liberalizmi” i tij kundrejt krimit dhe korrupsionit janė pėrsėri njė ndėr shkaqet kryesore tė zhgėnjimit tė elektoratit qė pėrgatiti disfatėn e socialistėve nė 3 korrik. Ata pak mbėshtetės qė i kanė mbetur Fatos Nanos nuk duan tė kuptojnė se 3 korriku qe Waterloja e tij dhe se pas njė Waterloje, ēdo rikthim ėshtė jashtė kohės, ėshtė donkishotesk. Por si tė gjithė lakejtė dhe fanatikėt, edhe nanorobotėt pėrkundin ėndrrėn se lideri i tyre i zemrės dhe i xhepit ėshtė i pavdekshėm, i paplakshėm, ėshtė akronil. Madje ndonjėri prej kėtyre delfinėve nuk ka as kujdes tė paktėn ta kamuflojė mendėsinė e tij enveriste qė e percepton Nanon si pronar tė Partisė Socialiste ndėrsa gjithė tė tjerėt (dmth. edhe vetė partinė) si qeraxhinj tė Nanos. *** Synimet e Nanos nuk mund tė mos tentojnė tė realizohen nėpėrmjet pėrēarjes sė opozitės. Rishfaqja e tij nuk ėshtė tentativė e “shokut” me pėrvojė pėr tė asistuar drejtuesit e partisė. Ajo ėshtė njė fushatė pėr tė ngjallur mosbesim dhe shkėputje tė masės sė partisė nga lidershipi ekzistues. Tashmė nuk janė mė njė sekret pėrpjekjet nė kuintat e politikės tė disa beniaminėve tė Nanos, pėr tė hyrė nė tratativa edhe me aleatėt e PS dhe pėr t’i bindur qė tė rreshtohen me Nanon kundėr Ramės. Eshtė e qartė se Nano nuk synon ndonjė pėrmirėsim nė strategjinė dhe taktikat e opozitės. Ai synon tė luftojė Ramėn vetėm e vetėm sepse Rama ėshtė 1-shi i PS dhe kėtė Nano nuk mund ta durojė. Sepse Nano ėshtė 1-shi i pėrjetshėm. Dhe nė kėtė armiqėsi kundėr Ramės, Nano ėshtė nė sinkron tė plotė me Berishėn. Rama ėshtė armiku u tyre i pėrbashkėt. *** Sesa e dėmshme ėshtė pėr socialistėt rishfaqja Nanos, duket edhe nga gėzimi me tė cilin e kanė pėrcjellė atė Berisha dhe mbėshtetėsit e tij. Pikėrisht ai dhe ata qė erdhėn nė pushtet me sloganin “Nano ik” mezi e fshehin harenė qė Nano ėshtė kthyer dhe gati sa nuk brohorasin “Nano hajde”. Disa muaj mė parė, kur nuk ia priste mėndja se do tė pėsonte njė disfatė si ajo e 3 korrikut, Nano i drejtohej Berishės me fjalėt: “Ti je dhurata ime e Perėndisė”. Kohėt qė kanė kaluar kanė provuar se vetė Nano ėshtė njė dhuratė e paēmueshme pėr Berishėn. Sepse ishte jo vetėm papėrgjegjshmėria e Nanos qė e risolli Berishėn nė pushtet, por ėshtė pėrsėri megalomania dhe egotizmi i tij qė premtojnė ta jetėgjatėsojnė pushtetin e Berishės. Edhe nė kėtė pikė Nano dhe Berisha janė aq tė ngjashėm sa pėrfaqėsojnė reciprokisht pėr njeri-tjetrin, njė dhuratė. Ishte Berisha ai qė me arrogancėn e tij e shndėrroi Nanon nga njė politikan hokatar, nė njė hero. Ishte Nano qė me papėrgjeshmėrinė e tij e riktheu Berishėn nė pushtet, duke e ngritur nga humnerat e njė disfate katastrofike. Dhe disfatė nė tė tilla pėrmasa nuk ka mundur ta rikuperojė asnjė lider nė historinė e politikės demokratike. Por kjo ndodhi ngaqė Nano ishte pėr Berishėn njė mrekulli. Dhe vazhdon tė jetė i tillė. Sepse pa njė pėrēarje tė sė majtės me ndihmėn e Nanos, Berisha e ka tė pamundur ta shtyjė pėrtej vitit 2007. Berisha shpreson qė Nano me lėvizjen e ti prej “ēlirimtari” ti shėrbejė pėr tė kompensuar mungesėn e atyre votave qė e djathta nuk arriti ti marrė nė 3 korrik vetėm pėr shkak tė frikės qė ngjallte autoritarizmi i Berishės. Llogaritė janė tė thjeshta. E majta e bashkuar ka mė shumė vota se e djathta nė pushtet. Sondazhet flasin pėr qėndrueshmėrinė e kėsaj statukuoje, ndėrkohė qė dihet se ardhja e njė partie nė pushtet, shoqėrohet pothuajse gjithnjė me rėnie tė mbėshtetjes nė elektorat. Pa Nanon, Berisha nuk fiton dot mė. Prandaj ardhja e tij pėrshėndetet nga berishistėt. *** Nano ėshtė i lirė tė bėjė ē’tė dojė. Edhe tė tentojė tė bėhet pėrsėri padrino i PS. Por liria e tė vepruarit dhe moraliteti nuk ecin gjithnjė paralel. Dhe ajo qė po bėn Nano sot ėshtė tėrėsisht imorale. Para sė gjithash kundrejt vetė aktit tė dorėheqjes sė vetė Nanos. I vlerėsuar si njė akt civil, tashmė ajo dorėheqje bart tonalitetin e njė talljeje me tė gjithė. Sipas Nanos i bie qė njė vit qejfe e pushime nėpėr botė, kanė shėrbyer pėr tė bėrė “katharsisin” e disfatės mė tė rėndė qė kanė pėsuar socialistėt nė njė fushatė tė udhėhequr prej tij. Sė dyti, Nano po tregon njė pabesi tė hapur ndaj liderishipit tė ri tė PS duke ju ngatėrruar nėpėr kėmbė, pikėrisht nė pragun e njė fushate elektorale. Solidariteti partiak dhe ai i sė majtės e kėrkonte qė Nano, tė paktėn, tė priste rezultatet e kėsaj fushate dhe pastaj tė vepronte nė rastin e njė humbjeje tė sė majtės. Por janė pikėrisht shanset e njė bilanci pozitiv tė sė majtės (dhe jo nevoja pėr tė shpėtuar tė majtėn nga disfata) ato qė e kanė bėrė Nanon tė rrėmbejė me nxitim flamurin e shpėtimtarit nė kėtė prag fushate. Sepse Nanon nuk e ringre fitorja, por disfata e socialistėve. Prirja pėr sundim dhe egoja pėr tė qenė gjithnjė i pari e kanė vendosur atė nė rolin regresiv tė njė sabotuesi tė sė majtės. Nuk do tė jetė ēudi qė sė shpejti Nano tė organizojė edhe ndonjė fushatė takimesh “bumbabiste” me elektoratin e majtė. Por sido qė tė ndodhė e majta do tė mund ta ruajė kohezionin e saj jo nė sajė tė mėshirės sė Nanos, jo duke i bėrė lėshime shantazheve tė tij, por duke triumfuar mbi ambiciet e tij. Pra ēėshtja nuk shtrohet nėse Nano i rikthehet PS-sė, por nėse PS i rikthehet Nanos. Sot po bėhet e qartė se nė politikėn shqiptare po mbyllet njė epokė, epoka e dinozaurėve tė politikės qė sundojnė gjithēka. Edhe korrupsioni galopant ėshtė bėrė tipar i kėsaj epoke pikėrisht sepse dinozaurėt nuk lejojnė zhvillimin e lirė tė institucioneve qė luftojnė krimin dhe korrupsionin. Rikthimi i Berishės nė pushtet nuk ėshtė njė shans pėr Nanon. As pėr dinozaurėt e politikės nė pėrgjithėsi. Ajo ėshtė grahma e fundit e epokės nano-berishiste nė politikė. Dhe nė rast se PS, pa marrė parasysh urdhrin e kohės, i rikthehet njė ikone tė vjetėr dhe njė kulti tė diskredituar si ai liderit historik tė saj, atėherė ky do tė jetė edhe fundi historik i kėsaj partie. Por jo fundi i sė majtės. As i demokracisė.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA