Shpirtrat e gjallė dhe Ēiēikovėt e Shqipėrisė

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 13 vite mė parė

Andrea Stefani
Shpirtrat e gjallė dhe Ēiēikovėt e Shqipėrisė

Ndėrsa Ēiēikovi i shkrimtarit Gogol mashtronte me shpirtrat e vdekur tė bujkrobėrve, gogolėt tanė tė politikės kanė arritur njė shkallė aq tė lartė mjeshtėrie nė kėtė lloj zejeje, sa mashtrojnė me shpirtrat e gjallė tė qytetarėve tė lirė. Nėse Ēiēikovi e shiste njė shpirt tė vdekur vetėm njė herė, ēiēikovėt shqiptarė i pėrdorin shpirtrat e gjallė disa herė. Nėse Ēiēikovi kish vetėm njė listė me shpirtra tė vdekur, ēiēikovėt e mashtrimit politik kanė njė pafundėsi listash me shpirtra tė gjallė votuesish, madje ata po bėjnė kujdes qė kėto lista tė ripėrtėrihen sa herė nė Shqipėri ka zgjedhje. * * * Pas kaq procesesh zgjedhore tė dėshtuara ėshtė plotėsisht e qartė se njė nga premisat qė lehtėson manipulimin e votimeve nė Shqipėri, qė i bėn ato jo tė ndershme, ėshtė edhe ekzistenca e listave tė votuesve me vendqėndrim tė pėrkohshėm. Mungesa e pėrgjegjėsisė sė qeverive qė kanė ndėrruar njėra-tjetrėn, si dhe mungesa e njė burokracie korrekte dhe tė sofistikuar qė tė regjistrojė lėvizjet e shtuara tė njerėzve, e ka shndėrruar kėtė lėvizje nė njė kaos tė vėrtetė. Dhe nuk ėshtė hera e parė qė, nė saj tė keqqeverisjes, njė formė lirie shndėrrohet nė njė kaos. Kaosi i piramidave financiare u maskua atėherė nga qeveria, me gjoja lirinė qė kanė qytetarėt pėr tė bėrė ē’tė duan me paratė e tyre. Kaosi demografik ėshtė justifikuar dhe justifikohet prapė sot, me tė drejtėn e qytetarėve pėr tė lėvizur tė lirė nėpėr shtetin e tyre. Por kush paska thėnė se liria dhe kaosi janė binjakė? Kush nėnkupton se aty ku ka liri duhet tė ketė medoemos edhe kaos? Askush pėrveē politikanėve dhe qeveritarėve shqiptarė. Sepse nė tė gjithė shtetet me demokraci mė tė zhvilluar se kjo e Shqipėrisė, pra nė ato shtete ku ka edhe mė shumė liri se te ne, ka edhe mė pak ose aspak kaos. Atėherė cili ėshtė problemi me shqiptarėt? Problemi ėshtė se shqiptarėt nuk dinė si ta qeverisin lirinė. Deri mė sot ata njohin vetėm dy gjendje politike, ose diktaturėn, ose kaosin. Tė dyja janė gjendje politike pa liri. Sepse vėrtet mund tė dalėsh nga kafazi i diktaturės, duke shembur ligjet e pėrgjakshme tė saj, por nuk do tė hysh kurrė nė botėn e lirisė nėse nuk ngre ligjet dhe rregullat, qė e bėjnė lirinė tė mundur. Nė kėtė kuptim Xhon Lok thoshte se “aty ku nuk ka ligj, nuk ka liri”. * * * Shqipėria ėshtė ndoshta shteti i vetėm nė botė (jo nė gjendje lufte), qė pėr faj tė klasės politike dhe qeverisjeve tė paafta, nuk ka ende njė regjistrim tė saktė tė njerėzve tė vet. Autoritetet qendrore dhe lokale nuk kanė informacionin e duhur se ku ndodhet banimi i qindra mijė qytetarėve. Ka qytetarė qė figurojnė tė regjistruar nė dy ose mė shumė gjendje civile, ose qė, pasi janė larguar nga qendra e tyre e banimit tė pėrhershėm, jetojnė e votojnė diku tjetėr pa u regjistruar kurrkund. Edhe biznesi mė i thjeshtė nuk do tė mund tė jetonte as edhe njė muaj, nėse do tė kish pėr paratė kėtė lloj “kontabiliteti” qė shteti shqiptar ka pėr njerėzit. Nė fakt, i tėrė ky kaos nuk ka munguar tė japė pasojat e veta negative. Nė ēdo prag zgjedhjesh, apo edhe nė fund tė tyre, shpėrthejnė polemikat mbi manipulimin e votimeve. Tė pėrsėritura nė mėnyrė kronike, kėto kriza po bjerrin besimin e zgjedhėsve tek institucioni i votės, te shteti, te demokracia. Dhe nuk do tė qe ēudi qė gjithė kėto kriza politike pa fund, tė na ēonin nė njė krizė pėrfundimtare kur qytetarėt e lodhur dhe zhgėnjyer nga kaosi pa liri, do ti jepnin “shtetit” leje ta mbyste kaosin duke vendosur sundimin pa kaos. Por edhe pa liri. * * * Para se tė vinte nė pushtet, por edhe pak muaj mė pas, kryeministri Berisha u betua dhe u stėrbetua se njė nga punėt mė tė para tė qeverisė sė tij do tė ishte pėrgatitja e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Berisha premtoi se do tė pėrgatiste listat e sakta tė zgjedhėsve, se do tė pajiste votuesit me karta identiteti, madje se do tė kryente regjistrimin e popullsisė. Tė gjitha kėto premtime pėrputheshin me parullėn e Berishės “Koha pėr ndryshim”. Dhe do tė qenė tė shumtė ata jo vetėm fanatikė apo simpatizantė tė Berishės, qė do tė pėrshėndesnin realizmin e premtimeve tė tilla. Por ja njė vit qeverisje e Berishės po kalon, dhe kėto premtime kanė mbetur nė letėr. Tashmė kanė nisur tė dėgjohen zėra nga zyrat e qeverisė qė kėrkojnė mė shumė kohė. Gati sikur duan tė thonė se premtimi i Berishės pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, nuk nėnkuptonte zgjedhjet e ardhshme lokale. Gati sikur thonė qė edhe kėtė herė shqiptarėt duhet tė pranojnė njė palė zgjedhje jo tė ndershme. Pra qė shqiptarėt nuk duhet tė presin nga qeveria e “ndryshimit” ndonjė ndryshim tė madh nė fushėn e votimeve. Pėrsėri do tė ketė lista zgjedhėsish me regjistrim tė pėrkohshėm dhe bashkė me to, edhe dyshime e akuza pėr manipulim zgjedhjesh nga pushteti. I vetmi ndryshim ėshtė se partia qė mbron tani kėtė statuskuo me lista zgjedhėsish me regjistrim tė pėrkohshėm ėshtė PD, dhe se nė tė kundėrtėn ėshtė PS, me aleatėt e saj nė opozitė, ajo qė e sulmon dhe kėrkon ndryshim. Sot PD mbron atė qė dje e sulmonte ndėrsa PS, sulmon atė qė dje e mbronte. * * * Sikundėr PS dje edhe PD sot, nuk e ka vėnė fare ujėt nė zjarr pėr tė korrigjuar situatėn kaotike me listat e zgjedhėsve. As pėr tė realizuar vėrejtjet e OSBE-ODIHR-it tė cilat qė nė tetor 2003 rekomandonin qė listat e zgjedhėsve me vendqėndrim tė pėrkohshėm, tė pėrshijnė mundėsisht vetėm rastet jashtėzakonshme tė njerėzve tė shtruar nė spitale, ata me shėrbim ushtarak, apo tė dėnuarit me burgim. Madje shumica e sotme, duke mos pėrfillur as protestat e pakicės, ndryshon ligjin “Pėr gjenden civile” krejt nė kundėrshtim me kėto sugjerime tė ndėrkombėtarėve. Kėshtu, ndėrsa deri dje njė kryefamiljar detyrohej me ligj tė bėnte transferimin e gjendjes civile tė familjes jo mė vonė se 45 ditė nga vajtja nė vendbanimin e ri, sot me ndryshimet e ligjit, kryefamiljari mund ta anashkalojė kėtė detyrim, duke bėrė vetėm deklarimin e vendqėndrimit tė ri. Nė kėtė formė qė ka marrė, ligji nuk nxit mė qytetarėt e larguar nga zonat ku kanė regjistrim tė pėrhershėm, tė transferojnė kėtė regjistrim. Dhe nė kushtet e njė burokracie tė fjetur, pa pėrgjegjėsi dhe me infrastrukturė tė prapambetur tė zyrave tė gjendjes civile, ėshtė thuajse e pamundur tė bėhen rakordimet pėrkatėse nė regjistrat e gjendjes civile, pa bashkėpunimin e vetė qytetarėve. Me ndryshimet kontradiktore tė bėra nė ligjin e Gjendjes Civile, shumica e sotme e ka shpallur tė ligjshme atė qė deri dje nuk ishte e tillė pra, mostransferimin e regjistrimit civil nga ata qytetarė qė ndėrrojnė vendqėndrimin e pėrhershėm. Shumica ka ligjėsuar kėshtu njė premisė pėr kaos demografik dhe zgjedhor. Ndryshimi i ligjit “Pėr gjendjen civile” ėshtė njė tjetėr fakt qė denoncon hipokrizinė e premtimit tė kryeministrit Berisha pėr realizimin e zgjedhjeve tė ndershme. * * * Kryeministri Berisha ėshtė bėrė sot avokat i listave sa mė tė gjera tė zgjedhėsve me vendbanim tė pėrkohshėm. Duke ndjekur populisht interesa personale pushteti, ai e retushon kėtė qėndrim me mbrojtjen e tė drejtės dhe lirisė (pėrsėri spekulim me lirinė) qė kanė tė gjithė qytetarėt pėr tė votuar. Por e gjithė kjo ėshtė sa dinake, e gabuar dhe e rrezikshme pėr interesat e demokracisė. Nuk ėshtė as nė frymėn e lirisė dhe demokracisė. Sepse nė demokraci nuk ka tė drejta pa detyra. Ēdo qytetar ėshtė i lirė tė lėvizė dhe tė jetojė ku tė dojė. Por nė rast se zhvendoset pėrkohėsisht nga interesa personale dhe jo i detyruar nga ngjarje e forca madhore (sėmundje, shėrbim ushtarak etj.) qytetari duhet ta gėzojė tė drejtėn e votimit aty ku edhe ka vendbanimin e pėrhershėm. Kjo do tė thotė qė ditėn e votimit, t’i hipė autobusit, furgonit apo trenit dhe tė shkojė tė votojė atje ku ėshtė i regjistruar. Pėr fat Shqipėria nuk ėshtė njė shtet i madh dhe atij nuk i duhet tė udhėtojė me ditė tė tėra. Nėse pėrton tė udhėtojė vetėm disa orė, qytetari e humb tė drejtėn e votimit njėsoj si njė tjetėr qytetar, qė mund ta ketė qendrėn e votimit 10 metra larg shtėpisė, por qė pėrton tė shkojė tė votojė. Ndėrkaq, rasti i zgjedhjeve lokale nxjerr nė pah absurditetin e listave me “votues tė pėrkohshėm”. Se ē’kuptim ka qė njė qytetar me banim tė pėrhershėm nė Tiranė, tė japė njė votė vetėm pse ndodhet pėr ca ditė nė Kukės pėr kryetarin e Bashkisė sė Kukėsit, me tė cilin rrezik se nuk do tė ketė tė bėjė fare sapo tė kthehet nė Tiranė? Ose anasjelltas. Ndėrsa nė rastet kur njė qytetar shpėrngulet pėrgjithnjė, ai ka detyrimin qė brenda 45 ditėve tė bėjė regjistrimin e pėrhershėm tė ri, duke u vetėērregjistruar nga regjistri i mėparshėm. Nėse nuk plotėson kėtė detyrim, ai nuk mund tė pėrfitojė tė drejtėn qė tė votojė. Kėto janė standarde qė i zbatojnė shumė shtete demokratike. Pra nuk ėshtė qeveria, por qytetari vetė qė mund t’ia heqė ose jo tė drejtėn e votimit vetes nė raport me qėndrimin qė mban ndaj ligjit. Ēdo pozicionim jashtė kėsaj marrėdhėnieje tė ndėrtuar mbi bazėn e raportit tė qytetarit me ligjin dhe tė drejtėn, tė drejtėn dhe detyrėn, ėshtė njė avokati e rreme e lirisė sė qytetarėve pėr tė votuar, ėshtė njė pėrligjje a asaj qė ėshtė me e keqja e tė kėqijave dhe qė demokracia shqiptare po e vuan prej 15 vjetėsh. Eshtė njė pėrligjje e kaosit me listat e zgjedhėsve dhe njė garanci se edhe zgjedhjet e ardhshme nuk do tė jenė tė ndershme, sepse do tė ketė pėrsėri hapėsira tė mėdha pėr tė manipuluar me listat. Njė lakmi qė duket se nuk i mungon as pushtetit tė sotėm tė Berishės, qė premtoi ndryshimin, por nuk ka ndryshuar zakonin.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA