Shkruante nja dy dekada më parë një filozof popullor italian: E shkuara nuk ekziston, sepse tashmë ajo ka shkuar. E ardhmja nuk ekziston, sepse ajo ende nuk ka mbërritur. Po atëherë nuk ekzistoka as e sotmja, meqenëse ajo është diku mes dy koncepteve që nuk janë! Sigurisht që ishin lojëra të gjetura fjalësh. Të gjitha ekzistojnë edhe e shkuara, në AND tonë, në kujtimet, në gjurmët që kemi lënë apo nuk kemi lënë pas, në mënyrën se si sillemi, shajmë, dashurojmë apo urrehemi, edhe e ardhmja sepse ekziston si parashikim ndër mendjet tona, edhe e sotmja të cilën e prekim përditë.
Puna është se lojëra fjalësh mbi të shkuarën po përdoren sot në një masë të gjerë nga politika. Kjo ndodh edhe me terma të tjera të lidhura me të si “rilindje” për shembull. Mirëpo që të rilindësh do të thotë më parë të kesh lindur, të kesh vdekur dhe më pas të ringjallesh, njësoj si Feniksi i mitologjisë. Me këtë slogan, cila Shqipëri synon të rilindë, ajo e brishta e Zogut? Ajo inekzistente e Luftës së Dytë? Apo ajo e … më mirë të mos ia themi emrin.
A mos do të ishte më mirë që t’u thuhej votuesve, militantëve, simpatizantëve të tu se ne kemi shqiptarë, por ende nuk kemi një Shqipëri për së mbari dhe kjo është sfida e të gjithëve, politikës, shoqërisë civile, njerëzve të thjeshtë. Një term tjetër është “ndryshimi”. Në këtë rast nuk kuptohet mirë nëse ndryshimi ka të bëjë me një kundërshtar politik, apo me një periudhë të caktuar të së shkuarës sonë. “Përpara” është një tjetër, duke nënkuptuar që të ulim kokën dhe të mos shohim më asnjë grimë pas. Sigurisht që këto thirrje e terma patetikë e kanë një kuptim praktik.
Arma e politikës është propaganda dhe çelësi i propagandës është pakuptueshmëria e saj. Politikanët nuk e kanë edhe aq gabim kur besojnë se sa më të pakuptimta sloganet, aq më të suksesshme janë. Nuk e kanë fare gabim, sepse i tillë popull jemi ne vetë. Ne kemi mbetur, për fat të keq, po ai popull që shpiku njërën prej perlave të propagandës botërore, parullën: Ç’thotë Partia bën Populli, ç’do Populli thotë Partia! Copëza të kësaj parulle kanë mbetur ende tek-tuk ndër cepa pallatesh të vjetër të fshikulluar nga shiu dhe era, porse më e rënda akoma, kanë mbetur ende ndër shumë prej truve tanë.
Ka një qëndrim shumë interesant të politikës dhe së shkuarës. Kur politikës i duhet e shkuara për të damkosur kundërshtarët, për të larë veten para miletit dhe Zotit. Sa kohë që e shkuara hyn në punë, atëherë bëhen të gjithë dashamirës të saj, madje shkojnë aq larg saqë zëvendësojnë edhe vetë historianët e shkretë e pa zë. Kur e shkuara bëhet ferrë në këmbë, atëherë o burra: të mos i kthejmë më sytë mbrapa, por vetëm para për të mirën e popullit dhe të kombit. A nuk ju duket kjo një gënjeshtër me brirë? Askush, asnjë individ, asnjë krijesë madje, nuk bën dot pa të shkuarën e tij.
Atë e kemi të gjithë në kurriz njësoj si kërmilli që mban mbi supe guaskën e tij. A mund ta përfytyrojë ndonjëri veten, pa fshatin, lagjen e tij, prindërit, gjyshërit, shokët, klasën e parë, dashurinë e parë, shuplakën e parë? Njësoj si njerëzit, edhe politikanët dhe politika që ata prodhojnë nuk janë gjë tjetër veçse produkt kolektiv i një të shkuare të përbashkët. Sa kohë që si popull dhe si politikë do të zhysim kokën në rërë si struci, aq kohë do jemi një vend goxha problematik.
Pikërisht se nuk duam të pranojmë gabimet tona, ne akoma nuk i kemi dhënë përgjigje një pyetjeje që vazhdon të na rëndojë keqas mbi supe: Përse pikërisht në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të Europës, komunizmi mori tipare aq të egra, primitive, gjakatare? Cilët janë faktorët që e pollën atë? Deri më tani, gjëja më e thjeshtë ka qenë të bëjmë me faj Enver Hoxhën dhe kaq. Njësoj sikur Enver Hoxha të mos kishte lindur mes nesh, por diku në një kontinent tjetër dhe pastaj ta kishim importuar. Të tilla pyetje vlejnë edhe për më pas.
Ta zëmë përse njerëz të inkriminuar në 1997-n janë shëndoshë e mirë dhe në krye të punëve edhe sot e kësaj dite? Cili është mekanizmi që na bën befas të dhunshëm, idiotë kokëshkretë, dhe sidomos përse beteja politike shndërrohet në betejë personale në vend që të jetë një betejë mes koncepteve, ideve, teorive, sjelljeve, politikave, filozofive? Pikërisht sepse nuk kemi analizuar të shkuarën tonë, e andaj ajo ka vetëm një ngjyrë, atë gri në rastin më të mirë.
E shkuara bashkëjeton sot me ne edhe falë personazheve. Historia shkon deri tek e djeshmja dhe shumë prej personazheve të së shkuarës janë ende protagonistë kryesorë. Na bëjnë thirrje që të mos shohim të shkuarën, duke na kërkuar kështu që të gëlltisim vjedhje, tenderë të grabitur, dhunë fizike e verbale, bajraktarizma, militantizma e provincializma banale, dhe, sidomos ëndrra të thyera.
Politikanët e dinë vetë më mirë këtë punë. Kështu duhej thënë qysh në krye të radhës. Porse jo. Nëse vazhdojnë të synojnë të na mbushin mendjen se duke fshirë të shkuarën do të ecim përpara e kanë fort gabim (këtë fjali e ka përdorur disa herë madje edhe një politikan – shkrimtar që bash te historia e ka bazuar krijimtarinë e tij të suksesshme). E kanë gabim, sepse mund të fitosh një palë zgjedhje.
Mund edhe ta shohësh më në fund të mundur kundërshtarin tënd personal. Shpirti do të të mbushet me gaz e hare, por vetëm për pak, sepse rrënjët e së keqes janë shumë herë më pjellore se sa ato të së mirës. Shija e fitores do të nisë të hidhërohet kur të shohësh që ai të cilin e quaje armikun tënd kryesor, ndërkohë është klonuar në mijëra të tjerë me forma e veshje të ndryshme.
Dhe atëherë, beteja jote ka qenë e kotë. Ka qenë e kotë, sepse nuk ka arritur të fitojë mbi të ligën dhe madje nga kjo vjen më pas zhgënjimi, indiferenca, dhënia pas kotësisë dhe gjërave artificiale. Nëse të shkuarën e marrim në konsideratë, e gjykojmë, e pranojmë ashtu si ka qenë dhe si ka ardhur deri te ne, vetëm atëherë do të mund që të vazhdojmë të ëndërrojmë për një Shqipëri të mbarë. Nëse ecim përpara kuturu, pa e ditur se nga vijmë e me çfarë njerëzish na duhet të punojmë, atëherë do të kemi shqiptarë, por jo Shqipëri. Të paktën jo atë që kanë ëndërruar me miliona shqiptarë të ndershëm.