Rrugėtimi i Islamit nė Shqipėri (1912 – 1967)

Shkruar nga: Olsi Jazexhi  
Botuar më: 8 muaj mė parė

Olsi Jazexhi
Rrugėtimi i Islamit nė Shqipėri (1912 – 1967)

Nė historinė e njerėzimit ka ndodhur shpesh qė libra me rėndėsi madhore, tė mos lexohen apo tė injorohen nga publiku i gjerė. Kjo gjė ka ndodhur nė ditėt e fundit edhe nė Shqipėri me librin “Rrugėtimi i Islamit nė Shqipėri (1912 – 1967)” me autor Ali Musa Bashėn. Libri nė fjalė pati njė promovim tė pazėshėm nga Komuniteti Musliman i Shqipėrisė dhe shoqata Ardhmėria nė datėn 22 shtator 2011, nė sallėn e Shtėpisė Qendrore tė Ushtrisė. Nga fjalimet qė unė kam lexuar nė internet qė i janė bėrė promovimit tė librit, tė lihet shumė pėr tė dėshiruar. Megjithatė, pėrveē promovimit nė rrethet e ngushta muslimane tė Tiranės, jashtė tyre, libri i Ali Bashės ka kaluar pa u vėnė re.

Nė Shqipėri, ashtu si nė tė gjithė botėn, lexueshmėria dhe fama qė njė libėr pėrfiton, nė shumicėn e rasteve nuk varet nga pėrmbajtja e tij, por nga promovimi qė mediat dhe grupet e interesit i bėjnė apo ndonjėherė edhe nga emri i autorit. Te ne nė Shqipėri psh. nė vitin 2008 libri racist dhe fyes i fondamentalistit ortodoks Ben Blushi, “Tė jetosh nė ishull”, pati shitje tė madhe edhe pse ky libėr nuk kishte as art, as gjuhėsi pėr tė gėzuar promovimin e shitjet qė pati. Mediat pro-socialiste tė Tiranės dhe rrjeti i Sorosit qė komandohet nga Piro Misha dhe Fatmir Toēi i bėn gjithė atė reklamė, pasi libri i Benit ishte nė njėfarė mėnyre njė formė e sofistikuar kaurėsh pėr tė fyer muslimanėt. Piro Misha jo vetėm qė pėrdori mediat e Tiranės dhe klanet ortodokse-socialiste pėr tė promovuar kėtė libėr, por shkroi deri nė Greqi nė gazetėn “To Vima” ku i mburrte kaurėve tė Greqisė kėtė roman fyes dhe racist kundėr Islamit dhe muslimanėve shqiptarė. Ndėrsa nė Shqipėrinė tonė qė ndjen dhe kupton pak, publiku, e sidomos muslimanėt qė janė shumica e popullit, nė vend qė tė protestonte kundėr fyerjeve qė Beni i Kiēos i bėnte shumicės sė shqiptarėve, e bleu librin nė masė. Magjia e propagandės mediatike i kishte bėrė tė besojnė se libri ishte i mirė, dhe mileti e blinte librin tamam si mbreti i asaj pėrrallės sė Hans K. Andersenit, tė cilin rrobaqepėsit e marrosėn duke e bindur se ishte i veshur me njė kostum tė artė, dhe kėshtu e nxorėn cullak jashtė shtėpisė.

Por, libri i Ali Bashės nuk ėshtė paēavure si romanet qė boton Piro Misha dhe Fatmir Toēi. Nuk ėshtė as demagogji si librat qė prodhojnė “intelektualėt” e Tiranės. “Rrugėtimi i Islamit nė Shqipėri (1912 – 1967)" ėshtė njė nga librat mė tė mirė qė janė botuar nė Shqipėrinė e paskomunizmit, jo pse ky libėr flet pėr “ne”, pra “shumicėn” muslimane. Rėndėsia e kėtij libri lidhet me faktin se ai tregon nė mėnyrė tė detajuar, duke u mbėshtetur nė dokumenta arkivorė dhe origjinalė historinė e Shqipėrisė nga vitet 1912, kur Shqipėria u shpik nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės e deri nė 1967 kur komunistėt finalizuan vendosjen e pushtetit tė tyre absolut nė vend dhe ndaluan fetė me ligj. Ndryshe nga libra tė tjerė historik qė kemi lexuar deri mė sot pėr Shqipėrinė, fjala bie si me librin “Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005” nga Kastriot Dervishi apo serialet e “Historisė sė Popullit Shqiptar” qė botohen nga Akademia e Shkencave nė Tiranė apo librat fyes qė nacional-komunistė si Kristo Frashėri botojnė kundėr muslimanėve tė Tiranės, tė cilėt rrėfejnė historinė dhe trimėritė e pushtetarėve kombėtaristė, apo sajojnė mite e pėrralla shqiptarėsh qė janė ilirė e arbnorė e pėrleshen me turqit, libri i Ali Bashės sjell njė realitet tjetėr. Pėr ata qė dinė tė lexojnė dokumentat origjinalė qė autori sjell, ky libėr tregon historikun e ndėrrimit mendor dhe identitar nė Shqipėri – nga islamizmi dhe osmanizmi pėr nė nacionalizėm dhe shqiptarizėm. Pra ky libėr u tregon shqiptarėve seē ndodhi me ata, apo mė saktė me pjesėn muslimane tė tyre qė nga koha kur Shqipėria u shpik si shtet e deri nė kohėn kur “shqiptaria” laike arriti kulmin me shtetin ateist tė Enver Hoxhės. Ky libėr mund ti japė pėrgjigje edhe atyre studiuesish qė habiten kur shohin qė Tirana e vitit 1936 i ngjante aq shumė Teheranit, ndėrsa nė vitin 1967 i ngjante Moskės dhe Bukureshtit. (E kam fjalėn kėtu pėr veshjen e njerėzve dhe mentalitetin e tyre, pse nga infrastruktura, rrugėt dhe mėnyra sesi njerėzit i japin makinave, Tirana i ngjan mė shumė Kampalės).

Ali Musa Basha, autori i kėtij libri ėshtė djali i Hafiz Musa Bashės dhe nipi i Haxhi Ali Elbasanit (rahmet pastė). Hafiz Musa Basha ka qėnė njė prej drejtuesėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė nė kohėn e pushtimit nazist, njė nga themeluesit e Komunitetit Musliman nė vitin 1923, kryetar bashkie i Elbasanit dhe nga viti 1945 deri nė 1954 ka qenė kryetar i Komunitetit Musliman. Ndėrsa Haxhi Ali Elbasani ka qenė kryetari i klubit osmanist tė Aksarajit nė Stamboll, deputet i Elbasanit nė parlamentin osman dhe njė nga ulematė mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė Osmane. Ndėrsa vetė Ali Basha ka qenė kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Musliman dhe shkrues i disa librave pėr Islamin nė Shqipėri. Pra nga biografia mė lart, kuptohet qė autori nuk vjen nga njė familje e rėndomtė, por nga njė familje hoxhallarėsh me pushtet tė cilėt kanė patur influencė dhe dije tė madhe mbi punėt e fesė nė Shqipėri. Haxhi Ali Elbasani psh. tė cilin e tall kauri Andon Zako Ēajupi nė komedinė “Pas Vdekjes” sėbashku me doktor Adhamudhin, ka qenė personi mė me influencė nė Shqipėrinė Osmane. Shqiptaristėt e Tiranės kėrkuan aprovimin e tij pėrpara se tė ēonin flamurin kuq e zi nė Tiranė nė 1912. Ai ka qenė njė nga krerėt ideologjikė tė lėvizjes sė Ehlil Kijamit, tė njohur ndryshe me termin pėrbuzės qė i ka dhėnė historiografia nacionaliste, si rebelizmi i Haxhi Qamilit. Ndėrsa Musa Basha ka qenė njė nga hoxhallarėt mė me influencė nė Shqipėrinė e pas-ēlirimit.

Kjo kronologji historike e familjes Basha, ka qenė ndoshta njė nga faktorėt mė me rėndėsi qė kanė shtyrė Ali Bashėn tė shkruaj kėtė libėr, i cili, mesa di unė, i ka marrė rreth dhjetė vite punė arkivore. Nė prezantimin e librit nė Tiranė, Aliu tregoi se njė nga arsyet qė e shtynė tė bėj kėtė libėr ishte edhe se kishte hasur shumė pasaktėsi nė librat e tjerė qė janė shkruar pėr Islamin nė Shqipėri. E pėr tė korigjuar kėtė mangėsi i ishte futur punės kėrkuese nė Arkivin e Shtetit. Edhe pse me shėndet tė dobėt, pa mbėshtetje financiare nga ndonjė institucion, Aliun e kam parė me sytė e mi sesi rrėmonte arkivat e Tiranės. Duke kopjuar me dorė dhe me fotokopje dokumente origjinale ai ka bėrė njė punim dhe xhihad tė atillė intelektual, pėr tė cilin, ndėrsa katolikofili Bamir Topi nuk do ta shpallte nder tė kombit – siē ka bėrė me Kristo Frashėrin – unė sugjeroj qė Universiteti Bedėr i Komunitetit Musliman ti japi titullin doktor i shkencave dhe muslimanėt e Shqipėrisė ti luten Allahut qė ta ēoj nė xhenet.

Po pėr ēfarė flet libri “Rrugėtimi i Islamit nė Shqipėri (1912 – 1967)”? Libri nis rrėfimin e tij qė nga viti 1912, kur Fuqitė e Mėdha tė Evropės vendosėn tė bashkojnė disa kaza dhe nahije tė vilajeteve osmane tė Janinės dhe tė Shkodrės dhe ti bėjnė ato shtet. Autori, i cili ndryshe nga Haxhi Aliu – vetė duket se mbron nacionalistėt – tregon sesi nisi historia e shqiptarisė dhe “Islamit shqiptar”. Ai tregon me dokumenta sesi njė grup hoxhallarėsh me nė krye Vehbi Dibrėn i kthyen shpinėn osmanėve dhe u bėnė me nacionalistėt, Ismail Qemalin, Vidin, austriakėt, Kongresin e Lushnjes dhe mė pas me cubin e Matit qė u bė mbret, Zogun. Nė anėn tjetėr libri tregon rezistencės e muslimanėve osmanistė tė cilėt nuk donin tė pranojnė simbolet kristjane qė Fuqitė e Mėdha i imponuan shqiptarėve, si shqiponjėn ortodokse me dy krerė, gėrmat latine, idenė e Shqipėrisė laike, shqiptarinė e pafe etj. Autori tregon rėndėsinė qė patėn austro-hungarezėt nė krijimin e njė “Islami shqiptar” i cili nėnkuptonte ndarjen e muslimanėve nga institucioni i shenjtė i Kalifatit. Kapitulli i dytė tregon periudhėn 1920 – 1925, kur pas Kongresit tė Lushnjes, Shqipėria arriti tė formohet si shtet. Nė kėtė periudhė kur u hodhėn themelet e laicizimit (apo fetarisht ta themi qafirizimit) tė Shqipėrisė autori tregon sesi vendit iu imponua feja e Evropės – laicizmi. Mė pas tregohet si u formua Komuniteti Musliman nga Zogu dhe sesa jo-legjitim dhe anti-Islamik ishte bidati qė bėnte risia e kėsaj organizate. Edhe pse autori ėshtė mbėshtetės i Komunitetit Musliman, nėpėrmjet dokumenteve qė ai sjell, lė tė lexohet rezistencėn qė pati krijimi i kėtij institucioni nė mesin e besimtarėve dhe ulemave shkodran dhe nė vende tė tjera. Kapitulli 3 deri nė 9 tregon reformat qė ndėrmori pushteti zogist nė Shqipėri pėr “tė prishur” Islamin apo siē vegla e Zogut nė KMSH, Salih Vuēiterni quante “reformim tė Islamit”. Pėr ata qė dinė tė lexojnė dokumentat qė autori sjell (pasi nė shumicėn e rasteve ai nuk bėn komente) kapitujt nė fjalė tregojnė sesi Komuniteti Musliman i cili u prit me entuziazėm nga hoxhallarėt nacionalistė tė cilėt menduan se me KMSH-nė dhe Be Zogun nė krye, do e bėnin Islamin tė lulėzonte, nė fund tė sundimit tė Zogut, KMSH-ja pėrfundoi nė njė institucion tė dėrrmuar financiarisht qė jo nuk mundi tė mbronte Islamin, por nuk kishte para as tė mbante stafin e saj me bukė pasi vakėfet iu konfiskuan nga shteti dhe nga vetė mbreti qė ndėrtonte vila nė toka vakėf. Nė kėto kapituj, tregohet edhe ardhja nė Shqipėri e ideve laiciste, komuniste dhe sulmet qė qeveritarė kuislingė si Mustafa Kruja i bėnin Islamit nė favor tė fesė sė Italisė, Katoliēizmit.

Dokumentet qė autori sjell tregojnė konfliktet brenda muslimanėve, debatet nė KMSH dhe jashtė saj, botimet e muslimanėve me gėrma latine, pėrdorimin e fesė nga regjimet politike zogiste, fashiste, naziste, dhe me pas komuniste, dhe mėnyra sesi kėto regjimet e pėrdorėn dhe manipuluan fenė Islame pėr qėllimet e tyre. Libri na ndihmon tė kuptojmė edhe sesi shumė hoxhallarė, tė etur pėr para dhe pushtet u ēuan kundėr ligjeve tė Islamit – siē ndodhi nė vitin 1927 dhe 1928 – kur heqja nga ana e Zogut e sheriatit dhe zėvendėsimi i tij me “sheriatin laik” – kodin civil – u prit me pėrshėndetje nga hoxhallarėt qė u bėnė oportunistė dhe vegla tė Zogut.

Faza finale e librit tregon rrjedhėn e Islamit nė Shqipėri pas vendosjes sė regjimit komunist, nėnshtrimin qė Enver Hoxha, ashtu si edhe Zogu mė parė i bėri Islamit dhe kthimin e Komunitetit Musliman nė njė vegėl tė tij dhe Partisė sė Punės.

Libri “Rrugėtimi i Islamit nė Shqipėri” ėshtė njė libėr qė na ndihmon tė kuptojmė jo vetėm arsyen pse Tirana sot nuk duket si Teherani, apo pse Bamir Topi i deklaron delegatėve tė Papės se ėshtė mė Papėn dhe jo mė Babėn (sulltanin), por nė tė njėjtėn kohė ai rrėfen pėrleshjen e nacional-laicizmit me Islamin nė Shqipėri. Njė gjė tė mirė qė ka ky libėr, ėshtė, se autori, jep rrallė mendimet e tij dhe mė shumė citon. Ky fakt na ndihmon qė tė lexojmė dokumente parėsore tė cilat na shpjegojnė proēesin e modernizimit shqiptar, i cili, siē pak nga ne e dinė, ishte i dhimbshėm dhe i dhunshėm. Ai, siē po bėhet edhe sot nė Kosovė, u ndėrtua nė luftė kundėr osmanizmit dhe Islamit, duke favorizuar Perėndimin dhe nė njėfarė mėnyre Katoliēizmin.

Nė Tiranė, nacional-laicistėt shqiptarė jo vetėm qė ndaluan sheriatin, ndanė muslimanėt nga “Papa” i Stambollit, hoqėn ferexhetė, mbyllėn xhami dhe medrese, u hoqėn ēallmat dhe xhybet hoxhallarėve, zėvendėsuan fesin me kapelen e republikės dhe ndryshuan orėn, kohėn, vitin, shkollat, kandarėt, xhadetė e veshtjet nga alla-turka nė alla-franga, por ndryshuan edhe mendjet e njerėzve. Nėse nė shtetin osman, Islami, pra besimi nė Allah, nė Pejgamber dhe nė kalif ishin shtyllat e besimit qytetar, tani, me krijimin e komb-shtetit laik, kombi zėvendėsoi Zotin dhe “zoti suprem” i kombit u bė mbreti, presidenti, ducja e udhėheqėsi legjendar. Zogu e krijoi KMSH-nė nė emėr tė kombit, edhe pse e pėrdori atė pėr qėllimet e tija. Tė njėjtėn gjė bėn fashistėt dhe mė pas komunistėt. Sllogani “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” tė cilėn pati si devizė Rilindja kombėtare, ishte arsyeja pse Islami u zhduk nė Shqipėri, pse u ndėrtua KMSH-ja dhe pse nė vend u ndėrmorrėn reformat ekstreme qė kulminuan nė vitin 1967 kur shqiptarėt u bėnė si jexhuxh-maxhuxhėt qė pėrmend Allahu nė Kuran dhe i shpallėn luftė Zotit.

Libri i Ali Bashės (duke mėnjanuar ndonjėherė komentet e tij) na ndihmon pėr tė kuptuar pse ne shqiptarėt jemi kėshtu si jemi sot dhe pse xhahilė si Piro Misha, Ismail Kadareja, Veton Surroi dhe Arbėn Xhaferri lavdėrojnė Zogun dhe duan qė shteti ynė (apo edhe ai nė Kosovė) t’u rrijė me kėrbaē nė dorė muslimanėve e tu heqi ferexhetė, dhe pse kur SHIK-u merr nė pyetje hoxhallarėt tanė me mjekra i pyet: Kė doni mė shumė, kombin apo fenė. Libri “Rrugėtimi i Islamit nė Shqipėri (1912 – 1967)” ėshtė njė libėr tragjik. Ai mundet tė na shpjegojė edhe pėrse hanėmet e Shqipėrisė, sot, janė shndėrruar nė ēupka si ato tė Big Brotherit dhe kanė pėr mite tė tyre jo hazreti Fatimenė, por Karla Brunin. Libri nė fjalė duhet lexuar, pasi ndihmon pėr tė kuptuar transformimet qytetėrimore mė tė cilat u pėrball Shqipėria dhe shqiptarėt nė shekullin e prapė tė XX.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA