Shqiptarizimi i dėmshėm i Aleancės Kuq e Zi
Shkruar nga: Olsi Jazexhi
Botuar më: 10 muaj mė parė
Shqiptarizimi i dėmshėm i Aleancės Kuq e Zi
1.
Kur qeveria shqiptare njoftoi nė janar tė vitit 2010 se planifikonte tė kryente regjistrimin fetar dhe etnik tė Shqipėrisė, pak muaj mė vonė, nė Tiranė, u shfaq njė organizatė e cila njihet si Aleanca Kuq e Zi dhe drejtohet nga vartėsi i presidentit Bamir Topi, Kreshnik Spahiu. Kreshniku ėshtė zv.kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė tė Shqipėrisė dhe normalisht duhet tė merret me ēėshtje qė i pėrkasin drejtėsisė. Mė herėt ka qėnė kryetar i Zyrės per Mbrojtjen e tė Drejtave tė Qytetarėve (ZMDQ). E vetmja gjė qė ka bėrė Kreshniku kur drejtonte kėtė shoqatė ėshtė se shkoi nė Uashington dhe sėbashku me palikarin e Edi Ramės, Erion Velinė, ku shau qeverinė dhe shtetin shqiptar tė asaj kohe pėr korrupsion ndėrsa vetė hiqeshin si supermenėt e anti-korrupsionit. Kur ishte nė senatin amerikan, njė senator plak i cili u inspirua nga Erioni dhe Kreshua, u tha qė me njerėz si ju duhet tė drejtohet Shqipėria. Si duket i frymėzuar nga fjalėt e senatorit amerikan, Kreshniku ka nisur qė prej disa muajsh tė dalė nėpėr mediat e Tiranės dhe nė vend qė tė merret me punėt e drejtėsisė pėr tė cilat paguhet nga taksapaguesit shqiptarė, ka nisur tė luaj rolin e rilindasit tė kombit. Aleanca Kuq e Zi (AKZ) qė ai drejton, nuk merret me denoncimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e qytetarėve siē merrej ZMDQ-ja pėrpara 6 vitesh, por tashmė lufton pėr tė drejtat e kombėtarėve. Nėpėrmjet peticioneve, tubimeve dhe aktiviteteve qė ka organizuar nė kėto muajt e fundit, AKZ-ja e ka prezantuar veten si njė organizatė ultra-nacionaliste e cila kėrkon tė ndalojė regjistrimin etnik dhe fetar tė popullsisė, denoncon bastardėt qė po lėnė shtetėsinė shqiptare, e kėrkon qė tė krijoj njė komb tė vetėm shqiptar me njė pasaportė. Nėpėr protestat qė Kreshniku organizon me djem dhe vajza qė protestojnė sipas modelit tė OJQ-ve qė themelon fondacioni Soros, tė rinjtė qė shkojnė pas tij mbajnė nėpėr duar pankarta ku shkruajnė sllogane si tė gjithė jemi Kreshnik apo jemi pellazgė dhe ilirė. Se ēfarė lidhje ka njė Spahi me pellazgėt dhe ilirėt, vetėm njė Zot e di.
2.
Ata qė kanė ndjekur me vėmendje veprimtarinė e Aleancės Kuq e Zi nė kėto muajt e fundit kanė vėnė re qė fobia e AKZ-sė me regjistrimit etnik dhe fetar tė Shqipėrisė lidhet me Greqinė. Tė gjithė shqiptarėt qė kanė vizituar shtetin helen apo kanė dėgjuar histori shqiptarėsh nė kėto 20 viteve tė fundit e dinė mirė presionin fetar dhe kulturor qė grekėt kanė bėrė kundėr shqiptarėve, duke ua ndryshuar fenė dhe kombėsinė. Mijėra shqiptarė qė janė detyruar tė punojnė nė Greqi nė dekadat e fundit, kanė bėrė aktin e turpshėm tė konvertimit nė tė krishterė dhe ndryshimit tė emrave. Presioni qė shteti dhe Kisha Greke kanė ushtruar ndaj shqiptarėve ėshtė krim fetar dhe njerėzor. Por kėtė lloj presioni, pra tė ndėrrimit tė fesė dhe kombėsisė nuk e bėjnė vetėm grekėt. Qė prej ardhjes sė demokracisė, nė Shqipėri janė instaluar disa qindra organizata misionare protestante, mormone, dėshmimtare tė jehovait, katolike, presbiteriane, bahai, hari krishna, kadiani etj tė cilat me para apo me trushpėlarje kanė konvertuar me mijėra shqiptarė nė sektet e tyre. Konvertimet e prozelitizmin mė tė madh me shqiptarėt sot e bėn Kisha Katolike e cila punon pa reshtur dhe nė mėnyrė tė hapur qė tė konvertojė muslimanėt nė katolikė. Thirrjet e klerit katolik nė Kosovė pėr kthim nė fenė e tė parėve mbėshteten publikisht nga udhėheqėsia e Tiranės dhe e Prishtinės, e nga intelektualė renegatė si Ismail Kadareja, tė cilėt nėpėr librat, shkrimet dhe prononcimet e tyre u kėrkojnė shqiptarėve qė tė braktisin islamin. Fushatėn e konvertimit tė shqiptarėve nė katolikė e mbėshtet edhe shefi i Kreshnik Spahiut, Bamir Topi i cili ka vendosur nė presidencė njė idhull tė madh tė Nėnė Terezės dhe prźt e pėrcjell nė mėnyrė periodike misionarė tė Vatikanit nė zyrėn e tij. Kur dikush shikon prononcimet e Aleancės Kuq e Zi kundėr grekėve dhe ortodoksėve, nė njė kohė qė vetė shefi i Kreshnikut shkel laicizmin e shtetit shqiptar dhe e ka kthyer presidencėn nė njė konventė katolike, mund tė pyesi po pse nuk proteston AKZ-ja xhanėm edhe kundėr kėtyre konvertimesh dhe pėrpjekjesh pėr prozelitizėm qė bėhen nė mes tė ditės me diell nė mes tė Tiranės nga shefi i tij? Ndėrsa Kreshnik Spahiu dhe aleanca e tij protestojnė kundėr ndėrrimit tė kombėsisė qė grekėt i bėjnė shqiptarėve, ne pyesim pėrse nuk ka protestuar aleanca kundėr shokut tė tij, Erion Velisė i cili nga musliman ėshtė bėrė protestant?
Po nėse Aleanca Kuq e Zi do tė thotė qė ne na intereson kombi, pėrse atėherė ajo nuk proteston kundėr ndėrrimit tė kombėsisė qė bėjnė shqiptarėt nė Itali, Gjermani, Kanada dhe Amerikė? Po kundėr atyre mijėra shtetasish shqiptarė qė nė vitet e fundit janė pajisur me pasaporta bullgare pse nuk reagon? Dikush mund tė thotė se Greqia ka synime territoriale kundėr Shqipėrisė dhe i pėrdor ortodoksėt kundėr integritetit tonė territorial. Po Italia a nuk mund tė ketė synime territoriale dhe ti pėrdorė nė njė tė ardhme katolikėt kundėr Shqipėrisė siē i pėrdori sa herė gjatė shekullit tė XX? Fushata qė bėn Aleanca Kuq e Zi nuk ėshtė njė pėrpjekje e sinqertė nacionalistėsh pėr tė mbrojtur vatanin nga e keqja etnike dhe fetare por jam i mendimit se ėshtė njė fasadė qė Bamir Topi pėrdor nėpėrmjet zėvendėsit tė tij pėr tė siguruar njė elektorat politik nė momentin e parė qė Berisha do ta heqė nga puna. E pėr tė bėrė njė gjė tė kėtillė, Bamiri ka gjetur njė njeri tė pakedukuar, i cili, kush ka parė emisionin Opinion regjistrimi grek apo shqiptar nė TV Klan tė datės 24 mars 2011 ka parė sesa nivel ka. Leximet e vetme qė Kreshniku duket se bėn janė shkrimet e Wikipedias, ndėrsa pėr kuptimin e proēeseve tė kombformimit e shtetformimit dhe gjuhėn angeleze duket se ka nevojė pėr riedukim. Por gjithėsesi, duke qėnė se Kreshniku ėshtė zv. kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ai, ngelet person po aq i rėndėsishėm nė sistemin rrumpallė politik tė Shqipėrisė sa ishte edhe Erion Velija kur bėnte fushatė pėr Edi Ramėn me Aleancėn e Mjaftit.
3.
Deklarata mė e fundit e Kreshnik Spahiut nga qyteti i Pogradecit kur ai ėshtė shprehur se AKZ-ja do tė propozoj njė ligj pėr ndryshimin e emrave tė qyteteve me origjinė sllave, ėshtė ēmenduria e radhės e Aleancės Kuq e Zi. Ėshtė ēmenduri siē ėshtė edhe kėrkesa e Aleancės pėr ndalimin e regjistrimit etnik dhe fetar nė vend. Ideologjia e Aleancės Kuq e Zi ėshtė ideologji nacional-komuniste shqiptare e cila i ka rrėnjėt nė Rilindjen shqiptare dhe nė nacionalizmat e tjerė ballkanik. Duke dashur tė ndryshojnė emrat e qyteteve dhe ndaluar qytetarėve tė drejtėn qė tė deklarojnė etninė dhe fenė nė publik, kuqezinjtė duan tė bėjnė atė qė kanė bėrė sllavėt dhe grekėt nė Ballkan gjatė kohėve tė fanatizmit nacionalist ballkanik qė nisi me rėnien e Perandorisė Osmane, kur fshatarėt serbė, grekė, bullgarė e malazezė qė Evropa i bėri me shtete, u lėshuan nė orgji vrasjes e shtypjesh kundėr muslimanėve dhe popujve tė etnive tė tjera. Pėr tė helenizuar Greqinė, grekėt dėbuan e vranė miliona muslimanė shqiptarė dhe turq, e helenizuan me dhunė vllehėt, bullgarėt, arvanitėt dhe popujt e tjerė tė Greqisė. Tė njėjtėn gjė bėn edhe serbėt e bullgarėt. Pjesė e proēesit nacionalizues nė Ballkan ishte edhe ndryshimi i emrave tė qyteteve dhe fshatrave. Grekėt psh. nė viset qė u morėn osmanėve, pėrveē zhdukjes sė muslimanėve, i helenizonin duke u ndryshuar emrat qyteteve dhe fshatrave dhe nė anėn tjetėr indoktrinonin minoritetet jo-greke nėpėrmjet librave shkollorė dhe propagandės shtetėrore sikur tė ishin grekė. Tė njėjtat krime bėn edhe sllavėt nė Ballkan. Por tė njėjtat marrėzi i kanė bėrė edhe shqiptarėt. Edhe pse nė librat e historisė sė Shqipėrisė dhe Kosovės fėmijėt tanė mėsojnė qė shqiptarėve u ka bėrė dhunė greku, serbi dhe turku, ēfarė historianėt tanė nuk i tregojnė fėmijėve e pėr pasojė prodhojnė nacionalistė si Kreshnik Spahiu qė, qė nga spahi qė ėshtė, pretendon se ėshtė iliro-pellazg, ėshtė se edhe nė Shqipėri pas krijimit tė shtetit tė parė kombėtar nė 1913 dhe tė dytit nė 1920 janė bėrė krime tė ngjashme me ato qė janė bėrė nė Greqi, Serbi, Bullgari e gjetkė.
Me krijimin e shtetit tė Ismail Qemalit, qeveria e Vlorės me nė krye Luigj Gurakuqin nisi krimet e para kundėr multikulturalizmit nė vend, duke mbyllur e djegur shkollat e Komunitetit Ortodoks dhe Musliman. Dhuna qė nisi qeveria e Vlorės u vazhdua nga qeveria e princ Vidit e cila provokoi revoltėn e muslimanėve tė Shqipėrisė sė mesme dhe ortodoksėve nė jug. Ndryshe nga ēpretendon historiografia nacional-komuniste shqiptare e cila i tregon ortodoksėt e jugut si filogrekė dhe muslimanėt e Shqipėrisė sė Mesme si filoturq, filohelenizmi i ortodoksėve dhe filoturqizmi i muslimanėve shqiptarė u nxit nė shumė raste nga nacionalistėt laikė tė qeverisė sė Vlorės dhe mė pas tė Durrėsit tė cilėt ishin nėn shėrbimin e Austrisė dhe kėrkonin tė ndajnė medoemos muslimanėt dhe ortodoksėt nga Patriarkana e Kostandinopojės dhe Kalifati i Stambollit. Arsyeja pse muslimanėt dhe ortodoksėt e Shqipėrisė sė Mesme mbėshtetėn lėvizjen e Haxhi Qamilit dhe mė pas Esat Pashėn, ėshtė se kėto dy parti nuk u mbyllėn mejtepet dhe skolitė muslimanėve dhe ortodoksėve, por respektuan njerėzit me fetė dhe etnitė qė kishin. Kur Qemal Haxhifejza hapi burgjet e Elbasanit nė 1914, ai liroi peshkopin Germanos qė kishin burgosur laikėt dhe i tha qė ne (ehlil kijami) jemi demokratė dhe nuk pėrzihemi nė punėt e Kishės.
Pas vrasjes sė Esat Pashės, regjimi qė u instalua nė Shqipėri me Kongresin e Lushnjes nisi njė politikė terrori si nė jug ashtu edhe nė qendėr tė vendit. Nacionalistėt shqiptarė tė viteve 20 dėbuan me dhjetra priftėrinjė ortodoksė nga Shqipėria dhe peshkopė qė i cilėsonin si grekomanė pse ata bėnin lutjet nė greqisht. Po ashtu vranė dhe dėbuan qindra muslimanė qė u mėsonin fėmijėve osmanisht. Familja e Sheh Nasirudin Albanit dhe hoxhallarėve tė tjerė shqiptarė qė bėnė emėr nė botėn arabe, u larguan nga Shqipėria nė kohėn e Zogut, kur nacional-rilindasit tanė implementuan njė proēes terrori kombėtarist duke u ndaluar sheriatin muslimanėve, mbyllur zyrat e kadilerėve, hequr fesėt dhe ferexhetė, mbyllur medresetė e shkatėrruar xhamitė nė vend. Pjesė e nacional-laicizimit tė Shqipėrisė ishte edhe krijimi i Kishės Autoqefale Ortodokse dhe Komunitetit Musliman. Tė dy kėto institucione u dizanjuan nga austro-hungarezėt qė nė 1913 me propozim tė Teodor Ipen i cili kėrkonte ti ndante muslimanėt dhe ortodoksėt nga vendet e tyre tė shenjta nė mėnyrė qė nė aspektin afatgjatė tė bėheshin katolikė e filoaustriakė.
Pėrveē shuarjes sė fesė, nacionalistėt shqiptarė u kujdesėn qė tė shqiptarizojnė edhe minoritetet etnike qė ishin nė Shqipėri. Qė me Statutin Organik tė Vidit e mė pas me Kongresin e Lushnjes, qeveritė shqiptare treguan armiqėsi ndaj minoriteteve tė cilave u mbyllėn shkollat dhe nisėn ti shqiptarizojnė. Nacionalizmi shqiptar ashtu si edhe nacionalizmat e tjerė ballkanikė, u ndėrtua si njė nacionalizėm etnik dhe jo qytetar. Nė kundėrshtim me nacionalizmat fqinjė tė cilėt besonin nė njė fe tė paktėn (ortodoksinė nė rastin grek, serb e bullgar apo myslymanizmin nė rastin turk) nacionalizmi shqiptar u projektua si dinsėz. Nėse deri nė 1920 muslimanėt shqiptarė besonin nė Tyrqini e cila nėnkuptonte ymetin e Islamit, Shqyptaria qė u ndėrtua pas Kongresit tė Lushnjes kishte si bazė tė saj devizėn e Vaso Pashės feja e shqyptarit asht shqyptaria. Nė emėr shqiptarisė pa din e pa iman shulet, vllehėt, goranėt, gollobordasit, turqit, ēerkezėt, boshnjakėt, magjypėt, latinėt, serbėt, malazezėt dhe minoritetet e tjera u shqiptarizuan nė gjuhė, histori dhe fe. Komuniteti Musliman dhe Kisha Autoqefale qė ndėrtuan nacional-laikėt ishin kukulla nė dorė tė Zogut e mė pas Italisė fashiste dhe komunistėve. Shqiptarizim pėsuan edhe emrat e atyre qytetesh qė nacionalistėt mundėn ti ndėrrojnė fjala bie Shkodrės ju hoq emri zyrtar qė Gjergj Fishta pėrdorte nė poezitė e tij deri ne 1912 - Iskanderije. E njėjta gjė u bė me Lezhėn e cila mė parė quhej Selimije. U ndėrruan emrat e rrugėve dhe mėhallave nga osmane nė shqiptariste. U shkatėrruan ēarshitė e qyteteve pėr tė ndėrtuar rrugė sipas modeleve perėndimore. U shqiptarizuan edhe shumė fshatra qė kishin emra osmanė.
Proēesi i shqiptarizimit ishte mė i thellė nė gjuhė dhe emra. Nacionalistė si Mihal Grameno, Kristo Floqi, Aleksandėr Xhuvani, Kostandin Ēekrezi e mė pas Eqerem Ēabeu, Aleks Buda etj nisėn qė tė kėrkojnė tė reformojnė gjuhėn shqipe. Reforma nėnkuptoi proēesin e heqjes sė barbarizmave nga gjuha qė do tė thoshte fjalėt turke dhe greke. U zėvendėsuan me mijėra fjalė islame, qė nga araba, ēaush, hasėm, vatan, bej, penxhere, selam, hava, munafik, beledije, rais, sadrazam, vezir etj dhe u zėvendėsuan me fjalė latine dhe perėndimore si makinė, oficer, armik, atdhe, zotėri, dritare, paqe, qiell, hipokrit, bashki, president, kryministėr, ministėr etj. Nacional-oksidentalistėt shqiptarizuan edhe paratė, duke hequr nga qarkullimi paren dhe groshėn turke dhe monedhat e tjera dhe shpikėn monedhėn shqiptare tė cilėn deshėn ta quajnė Skėndere (pas emrit tė Skėnderbeut) e mė pas e lanė Lekė (pas emrit tė Aleksandrit tė Madh). Po ashtu, nėpėr shkolla nisėn tu thonė muslimanėve qė emrat Hasan e Hysein janė tė vjetėr e i nxitėn tė vėnė emra Petrit dhe Astrit.
Grupi qė u godit mė rėndė nga proēesi shqiptar-laicizues nė Shqipėri ishin muslimanėt tė cilėve iu shkatėrrua sistemi i tyre jetėsor, ligjet, gjuha, feja, kultura dhe u oksidentalizuan me pahir. Ligjet qė nxorrėn parlamentet shqiptare tė pas Lushnjes u ndaluan punėsimin nė institucionet shtetėrore atyre qė ishin shkolluar nė Turqi e nuk mėsonin gjuhėn me gėrma latine. Librat nė osmanisht nė tė cilėn ata kishin shkruar historitė e tyre pėr 500 vite me radhė u larguan nga sistemi dhe mėsimi i osmanishtes e shkruarja e shqipes me gėrma arabe u ndalua me ligj. Ligjet e Zogut tė cilat i lavdėron ende sot Piro Misha mbyllėn medresetė dhe mejtepet nė tė gjithė vendin duke lėnė vetėm njė medrese nė Tiranė. Nė tė njėjtėn mėnyrė u mbyllėn dhjetra xhami nėpėr qytete duke lėnė vetėm 4 5. Vakėfet e Komunitetit Musliman u shtetėzuan nė masė. I pari qė vuri dorė mbi vakėfet e Shqipėrisė ishte Luigj Gurakuqi i cili vodhi vakėfet e muftinisė sė Vlorės dhe i pėrdori pėr ministrinė e tij. Vakėfet u konfiskuan edhe nga qeveritė qė dolėn pas Lushnjes duke e kthyer klerin musliman nė fukara. Por pėrveē muslimanėve, edhe ortodoksėt u lėnduan shumė. Ata u shkėputėn me dhunė nga lidhja e tyre me Patriarkanėn e Kostandinopojės. Kush lexon bisedimet e parlamentit shqiptar nė vitet 1920 do tė kuptojė sesi populli ortodoks as qė donte tė njihte Kishėn Autoqefale qė aventurieri Fan Noli kishte ndėrtuar.
4.
Dėmet qė ka bėrė nacionalizmi shqiptar nuk mund tė krahasohen me ato qė ka bėrė nacionalizmi grek, i cili pasi helenizoi arvanitėt i nxiti kėta qė tė masakrojnė ēamėt muslimanė. Edhe pse historiografia e Tiranės nuk do ti pėrulė arvanitėt dhe i tregon si vėllezėrit tanė qė janė nė shtetin grek, fakti ėshtė qė Napolon Zerva qė vrau ēamėt nė 1945 ishte shqiptar i helenizuar. Herojtė kryesorė tė Greqisė qė luftuan kundėr muslimanėve ishin arvanitė. Kur u dėbuan nga Greqia nė 1945, ēamėt u larguan pse duke qėnė muslimanė nuk helenizoheshin sikur arvanitėt. Por ēamėt ranė nga shiu nė breshėr kur erdhėn nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės. Nė Shqipėri ata kujtuan se do tė gjenin njė vend musliman i cili do ti mbronte dhe do ju ruante fenė pasi Shqipėria imagjinohej si njė Turqi e vogėl nga ata. Ama ēfarė gjetėn nė Shqipėri ishte mė shumė bela sesa nė Greqi. Enver Hoxha i pėrbuzi me keq sesa grekėt e i detyroi tė hanė mish derri e pinė raki si kaurė. Ēamėt u trajtuan me dyshim, u diskriminuan nė punė dhe nė arsim dhe u ēislamizuan duke i bindur nėpėr shkolla se nuk janė muslimanė por janė iliro-pellazgė apo helenė tė islamizuar me dhunė nga turku, siē bėn sot Hajredin Isufi nė Tiranė. Brezi i parė i ēamėve qė erdhėn nė Shqipėri, e ruajtėn Islamin disi. Por brezi i dytė qė lindi nė kohė tė komunizmit nisi ta humbasė Islamin dhe emrat nga musliman qė i kishte si Mehmet dhe Naile i ndėrroi me emra tė realizmit socialist si Shpėtim dhe Sonila. Kur ra komunizmi, ēamėt vunė nė shoqatėn e tyre pėr stemė kokėn pagane tė Piros sė Epirit, pse pleqtė e tyre qė mburreshin me pashallarėt dhe hoxhallarėt e vjetėr osmanė kishin vdekur e tė rinjtė nuk dinin se nga ishin e ku venin. Brezi i tretė i ēamėve sot ka nxjerrė njerėz qė besojnė pėrrallat e nacional-laicizmit shqiptar qė kėrkon ti shkėpusė nga Islami dhe bėj pellazgė dhe ilirė e nė mos edhe katolikė. Nėse dikush sheh politikėn e PDIU-sė sot e kupton gjuhėn laiciste qė pėrdor gjenerata e tretė e ēamėve e cila nė vend qė tė flasi pėr vatanin ēam nga i cili i largoi dindushmani grek, flet pėr bashkimin e Shqipėrisė sė madhe.
5.
Deklarata mė e fundit e Kreshnik Spahiut i cili kėrkon tė shqiptarizojė emrat e qyteteve tė Shqipėrisė ėshtė e frikshme pėr ata qytetarė shqiptarė qė duan tė shkėputen njėherė e mirė nga ēmenduritė e nacional-komunizmit shqiptarist tė sė kaluarės dhe pėrrallat e tij. Kreshnik Spahiu kėrkon qė ti ndėrroj emrat qyteteve tė Shqipėrisė tamam si Enver Hoxha qė Kuēovėn e quajti Qyteti Stalin apo si Tito qė Podgoricėn e quajti Titograd. Po si do ti emėroj Kreshniku qytetet e Shqipėrisė qė nuk kanė emra shqiptariste? Si do ta quaj Ēorovodėn? Qyteti i LSI-sė? Po Peshkopinė? Qyteti i Pjetėr Bogdanit? Po Elbasanin? Tokė e fortė? Po Gjirokastrėn? Qyteti i Kadaresė? Po Sarandėn? Dyzet kreshnikėt? Po Shkodrėn? Qyteti i Nėnė Terezės? Po Libohovėn? Fusha e Labesė? Apo mos do tė ndjekin shembullin e rugovistėve kosovarė qė Suharekėn e kanė bėrė Therandė dhe Kosovėn e quajnė Dardani, apo arbenxhaferristėt qė Maqedoninė e quajnė Iliridė?
Nė njė kohė qė kreshnikėt e Aleancės Kuq e Zi manipulojnė inatin qė kanė shqiptarėt kundėr grekėve, ata nuk ndihen kur shefi i Kreshnikut, Topi e ka kthyer presidencėn nė njė faltore tė Nėnė Terezės dhe tė Opus Deit. Kreshnikėt tanė nuk bėzajnė as pėr katoliēizimin qė Berisha i ka bėrė institucioneve shtetėrore duke futur foto tė Terezės nė ēdo ministri, shpallur vitin 2010 tė Nėnė Terezės, e qė fėmijėt tanė mėsojnė nėpėr shkolla qė Nėnė Tereza ėshtė shenjtore kombėtare dhe shqiptarėt u islamizuan me dhunė nga turku. Kėta nuk flasin as kur Ismail Kadareja thotė qė feja e tė parėve tanė ka qėnė katoliēizmi apo kur drejtori i Bibliotekės Kombėtarė nė Tiranė, Aurel Plasari, Skėnderbeun e bėn hero tė Kishės Katolike kundėr Islamit.
Fakti qė tė habit me rastin e Shqipėrisė, ėshtė se budallėqet e AKZ-sė i ndjekin shumė muslimanė pėr fat tė keq. Forumi Musliman i Shqipėrisė u dhuroi 6500 firma grashė me ferexhe dhe burrash me mjekra kėtyre, tė cilėt dilnin nė televizor me ferexhe nė kokė e thonin pa pikėn e turpit qė nuk dum regjistrim fetar. Njerėz me mbimra turq si Spahiu, Nurollari, Tartari, Shehu e Hoxha mbėshtesin fushatėn e iliro-pellazgėve tanė laik. Por nacional-laicizmi shqiptar qė nuk i lė djemtė me mjekra dhe femrat me shami nėpėr shkolla, e u mėson fėmijėve se tė parėt e tyre kanė qenė katolikė, ėshtė po ai qė nuk do qė vllehėt, bullgarėt, boshnjakėt e grekėt e Shqipėrisė tė deklarojnė etninė e tyre nė regjistrimin e popullsisė. Fetarisht, muslimanėt e kanė tė ndaluar qė tu imponojnė dhe mohojnė kombėsinė dhe fenė popujve tė tjerė. Nė Kuran, nė Suren El-Bekare, Allahu u thotė besimtarėve qė nė fe nuk ka dhunė. Kush tė dojė mund tė besojė e kush tė dojė mund tė mohojė. Nė kohėn e Perandorisė Osmane kur sulltan Selimi I kėrkoi tė islamizojė dhe arabizojė me dhunė subjektet e perandorisė, shejhulislam Xhemal Efendiu nxorri fetva dhe e ndaloi nga ky akt, pasi ti imponosh kombėsinė dikujt ėshtė krim sipas Kuranit. Si pasojė mbėshtetja qė shumė muslimanė shqiptarė i japin sot fushatės sė AKZ-sė ėshtė kundėr mėsimeve Islamit.
6.
Unė e kuptoj qė shumė shqiptarė ndjehen tė lėnduar nga dhuna dhe konvertimi qė grekėt u kanė bėrė atyre nė 20 vitet e fundit, siē edhe shumė tė tjerė ndjehen tė trembur nga proēesi katoliēizues qė po bėn shteti i tyre sot me ata. Ata kanė tė drejtė kur thonė qė nė njė kohė qė Greqia nuk bėn regjistrim etnik dhe fetar, pse duhet ta bėjmė ne. E nė njė kohė qė Greqia nuk shpallet shtet multikulturor pse tė shpallemi ne. Po pse Greqia vazhon qė tė shtypė minoritetet dhe fetė nė vendin e saj dhe pse grekėt i konvertojnė shqiptarėt me dhunė ekonomike dhe ideologjike nė grekė dhe ortodoksė, ne nuk na takon qė tė pėrsėrisim krimet e Greqisė. Mbėshtetja e nismės laiciste tė AKZ-sė ėshtė nė njėfarė mėnyrė mbėshtetje e njė forme tjetėr dhune. Nė rastin tonė ne ushtrojmė dhunė nacional-laike kundėr njerėzve qė kanė njė fe dhe etni tė ndryshme nga ajo qė duam ne. Duke mbėshtetur laiciste me minifund si Iris Luarasi e cila nė emisionin Opinion qėndronte nė krah tė Kreshnik Spahiut, e cila ka kėrkuara tė ndalojė vajzat me ferexhe nga e drejta e mėsimit dhe punėsimit, ne, bėhemi palė me ata njerėz qė diskriminojnė muslimanėt nė Shqipėri. Nėse shohim me vėmendje, shumė nga ata qė janė kundėr ferexheve nė Shqipėri janė edhe kundėr etnive dhe multikulturalizmit qė Bashkimit Evropjan promovon. Pėr kėto arsye mė duhet tė pėrmbledhoj se fushata qė AKZ po ndėrmerr nė Shqipėri ėshtė njė fushatė jo e mirė pėr tė ardhmen tonė. Ajo shkon kundėr frymės evropjaniste e cila synon shuarjen e ēmendurisė nacionaliste dhe ēlirimin e njerėzve nga burgjet ku shteti-kombėtar i burgosi ata gjatė shekullit tė XX. Qytetarėt shqiptarė tė shekullit XXI duhet tė jenė tė lirė nė atė qė besojnė dhe deklarojnė pa frikė etninė dhe kombėsinė qė kanė. Askush nuk duhet tu imponojė njerėzve fenė dhe etninė apo tu ndėrrojė emrat qyteteve dhe fshatrave, siē Aleanca Kuq e Zi propozon tė bėj, pasi njė imponim i kėtillė ėshtė i dėmshėm dhe rrezikon ti bėj tė njėjtin dėm Shqipėrisė qė i bėn edhe nacional-rilindasit tanė nė fillimet e shekullit tė kaluar kur ēfetarizuan me dhunė ortodoksėt dhe muslimanėt e Shqipėrisė.