Statistika mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale te Gjyqesorit ne RSh 2004-2009

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 3 vite më parë

Aranita Brahaj
Statistika mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale te Gjyqesorit ne RSh 2004-2009

Statistika mbi çështje gjyqësore dhe autorë të dënuar për vepra penale që lidhen me korrupsion shpërdorim dhe abuzim në detyrë apo në funksion publik.

1.1    Dinamika.

Numri i çështjeve dhe autorëve për këtë grup veprash penale shënon rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Trendi 2004-2009 është rritës. Konkretisht për çështje ndër vite janë regjistruar:

Viti:  çështje autore

2004    77        83

2005    90        91

2006   102        101

2007    100        88

2008    130        156

2009    157        153

Totali:    656        672

Figura e veprës penale më e përhapur dhe më me vëllim çështjesh dhe autorësh është ajo e parashikuar në nenin 248 Shpërdorim Detyre. Kjo figurë vepre penale në total ka shënuar për vitet 2004 – 2009, 467 çështje dhe 416 autor. Në vend të dytë për nga vëllimi vjen figura e veprës penale e parashikuar në nenin 259 Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Përkatësisht me këtë nen gjatë 2004-2009 janë proceduar 60 çështje dhe 79 autorë.

Neni 175. Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore              
Neni 181/a. Moskryerja e detyrave nga organet tatimore                          
Neni 217. Marrja e shpërblimeve                                          
Neni 244. Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike                  
Neni 245. Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore      
Neni 245/1. Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike  
Neni 248. Shpërdorim detyre                                              
Neni 256. Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti                          
Neni 257. Përfitim i paligjshëm i interesave                                  
Neni 257/a. Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive …          
Neni 258. Shkelja e barazisë në tendera                                      
Neni 259. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike                  
Neni 260. Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë      
Neni 319. Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë      
Neni 319/a. Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 324p2. Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim  

Konkluzione
 
1.2    Vëllimi.

Në total për grupin e veprave penale të studiuara (korrupsion shpërdorim dhe abuzim në detyrë shtetërore apo në funksion publik) gjatë viteve 2004 – 2009 janë shënuar 656 çështje të përfunduara dhe 672 autorë të dënuar.
Viti me më shumë çështje të proceduara është viti 2009 me 157 çështje.
Viti me më shumë autorë të dënuar është viti 2009 me 143 autorë.
Viti me më pak çështje të proceduara është viti 2004 me 77 çështje.
Viti me më pak autorë të proceduar është viti 2009 me 83 autorë.

1.3    Figura veprash penale te pa proceduara gjate 2004-2009.

Me interes në hulumtim paraqitet fakti që disa nene të këtij grupi veprash penale nuk janë proceduar asnjëherë.

Konkretisht bëhet fjalë për nenin 217 Marrja e shpërblimeve (për veprime që lidhen me krime kundër Pavarësisë dhe Integritetit). Kjo figurë vepre penale parashikohet në raste shumë të rënda të veprimeve që cenojnë integritetin dhe pavarësinë e vendit, dhe është normale mungesa e procedimeve për një hark kohorë relativ.

1.4    Korrupsioni në Gjyqësor, indikator negativ.

Megjithë perceptimin e lartë për korrupsionin në drejtësi, nëpërmjet gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë numri i procedimeve për tre figura veprash penale të përfshira në seksionin përkatës është vetëm 1 autor dhe 1 çështje. Kështu për nenin 319 Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë nuk kemi asnjë rast të proceduar (me çështje gjyqësore) në këto gjashtë vite. Ndërsa për nenin 319/a Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë kemi vetëm një çështje gjyqësore të shënuar në 2009-ën me vetëm një autor të dënuar. Edhe neni 324 paragrafi 2, Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim (me subjekt personin në detyrë), nuk ka shënuar ndonjë rast në çështje gjyqësore.

Ndërkohë për vitet objekt hulumtimi perceptimi mbi korrupsionin në gjyqësor është tepër i lartë si në sondazhet lokale dhe në raportet e organizmave ndërkombëtarë.

1.5    Shkelja e barazisë në tenderë.

Ndjeshëm është rritur në vitet 2008 dhe 2009 vëllimi i çështjeve dhe autorëve të proceduar sipas figurës së veprës penale të parashikuar në nenin 258 Shkelje e barazisë në tenderë. Megjithë aplikimin e tenderimeve elektronike gjatë këtyre dy viteve janë shënuar 10 çështje me 41 autorë.

1.6    Defekte te Metodologjisë.

Statistika zyrtare e Gjyqësorit dhe Ministrisë së Drejtësisë në RSH paraqet disa probleme që vështirësojnë dhe cenojnë cilësinë e hulumtimit statistikor për ketë grup veprash penale.

1.    Nuk jepen të dhëna të ndara për paragrafë të ndryshëm të të njëjtit nen ku parashikohen figura të ndryshme veprash penale të cilat ndryshojnë tek subjekti që kryen veprimin dhe që përkon me një subjekt në detyrë shtetërore apo funksion publik. Të tilla janë rastet e  Neni 186 paragrafi 3. Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyre të lëshojë dokumentin; Neni 187 paragrafi 2. Falsifikimi i dokumenteve shkollore nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin; Neni 188 paragrafi 2 Falsifikimi i dokumenteve shëndetësorë kur bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin. Neni 189 paragrafi 3 kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën; Neni 190/3 falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre; Neni 191/3 Falsifikim i akteve të gjendjes civile kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin; Neni 298/paragrafi 5 Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit.

2.    Jo çdo Vjetar Statistikor i Gjyqësorit dhe i Ministrisë së Drejtësisë ka të dhëna mbi vepra sipas nenit të caktuar. Kështu jepen statistika për çështje që janë e dhëna për dosjet gjyqësore të ardhura nga prokuroria me emërtimin e akuzës më të rëndë(me dënim maksimal); autorë që janë pasqyruar të dhënat për të dënuarit me vendim përfundimtarë. Vepra është një e dhënë statistikore që jep informacion mbi çdo procedim sipas këtij neni edhe për rastin kur dosja shënohet sipas nenit që përmban akuzën më të rëndë por ka në të edhe procedime për vepra të tjera.

Këto dy mangësi të statistikës zyrtare janë të domosdoshme për rregullim me qëllim hulumtim të saktë të vëllimit dhe dinamikës së fenomenit kriminal.


Per te ndjekur tabelat e artikullit ju lutem klikoni ketu

Jep nj mendim mbi kt tem:

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi