Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

21 janari nuk u shpërblye

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 14 vite më parë

Henri Çili
21 janari nuk u shpërblye

SHBA-të janë të impenjuara në mënyrë të pazakontë për zgjidhjen e ngërçit politik shqiptar sidomos pas 21 janarit. Në sintoni dhe me europianët, qëndrimi amerikan ishte madje përcaktues në qetësimin e gjendjes, uljen e retorikës politike dhe në marrjen udhë të një hetimi të gjithanshëm, të balancuar dhe profesional për këto ngjarje. Vizitat e shumta të zyrtarëve amerikanë, përfshi këto të sotmet dhe ndërhyrjet sistematike të ambasadorit Arvizu, janë ilustrimet më të mira të këtij angazhimi amerikan. Po pse? Në të vërtetë diplomacia amerikane është më e thjeshta, më e qarta dhe më e hapura ndaj nuk ka asnjë arsye për të parë te qëndrimi amerikan dicka mbrapa, dicka më mbrapa asaj që është pas perdes. 21 janari nuk u shpërblye ndërkombëtarisht dhe kjo për arsye të thjeshta, mjaft të thjeshta.

Në Shqipëri ka një qeveri të ligjshme të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe cdo formë për të ndërprerë me dhunë një mandat të një qeverie të ligjshme është ose premisa për anarki dhe destabilitet, ose premisa për t’i dhënë fund një sistemi politik që mbështetet mbi garën politike të certifikuar në zgjedhje.

Në Shqipëri nuk ka rrezik për një tirani politike për shkak se kemi të bëjmë në konfigurimin aktual të pushteteve dhe institucioneve, kemi të bëjmë me një qeverisje të kufizuar, kemi të bëjme me një ndarje të pushteteve, kemi të bëjmë një shoqëri të përfaqësuar politikisht në mënyrë të balancuar, kemi liri shtypi dhe akses plural në media. Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha rrugët politike për të arritur objektivat politike përmes zgjedhjeve të lira, që edhe pse duhen përmirësuar sërish janë një instrument real për atë arritur qëllimet politike në këtë vend.

Këto të vërteta të thjeshta për gjendjen politike në Shqipëri janë shpjegimi i qëndrimit të aleatëve dhe miqve amerikane. Ndaj 21 janari nuk u shpërblye, jo thjesht nga opinioni publik por edhe nga aleatët ndërkombëtare dhe për këtë krijohet iluzioni i rremë se “amerikanët mbështetësin Saliun” apo “se ambasadorin apo këshillitaren e tij e ka blerë qeveria”. Ngjarjet e 21 janarit nuk u shpërblyen si të tilla politikisht për shkak të faktit se ato do të përfaqësonin një problem sistemik për demokracinë shqiptare në qoftë se një mënyrë e tillë do të shpërblehej politikisht.

Ndaj në fakt rikthimi tek problemi i zgjedhjeve të 8 majit dhe i standardeve të zgjedhjeve në përgjithësi është problemi racional që ka shoqëria shqiptare sot. Pikërisht për këtë është investuar komuniteti ndërkombëtar, aleatët amerikanë dhe organizmat perëndimore sepse në fakt problemi real politik, përtej fryrjeve dhe hiperbolave politike, është një dhe vetëm një: përdorimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si instrumenti më efikas i shoqërisë për t’u qeverisur në paqe dhe për të arritur progresin ekonomik e kulturor.

Duke mos ndëshkuar 21 janarin dhe duke na drejtuar te zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me gjithë kompromiset apo me lëshimet e ndërsjella që kjo kërkon për të rritur besimin te ky institucion demokratik, aleatët amerikanë nuk mbështetën as Berishën, as nuk i dolën kundër opozitës. Thjesht mbështetën normalitetin e këtij vendi dhe demokracisë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama