Regjistroni domainin tuaj .al

Turizmi shqiptar dhe ndërtimet me leje e pa leje

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mĂ« parĂ«

Turizmi shqiptar dhe ndërtimet me leje e pa leje
Turizmi shqiptar dhe ndërtimet me leje e pa leje

Nuk do të zbuloj asgjë të re nëse konstatoi se veprimet tona me ndërtime pa leje dhe në të shumtën e rasteve edhe me leje, po i dëmtojnë me të madhe zonat turistike si në bregdetin shqiptar në Shqipëri ashtu edhe në zonat malore të Kosovës. Në zonat e monumenteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nëpër qytetet kryesore turistike, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar me mburrje po prezantohen në "guidat" dhe reklamat shumë të bukura turistike, edhe në mediat e shkruara dhe elektronike tona dhe ndërkombëtare. Organet shtetërore në princip janë për respektimin e ligjit, pasi ashtu "deklarohen", por kur të vjen në pyetje sanksionimi i tyre ata nuk veprojnë, situata reale tregon këtë.

Me problematikën e ndërtimeve pa leje në zonat turistike të bregdetit shqiptar si dhe të atij kontinental në Kosovë, për fat të keq duhet të merremi edhe në të ardhmen, pasi sjelljet dhe veprimet tona janë ato që janë, nuk po sanksionohen. Si duket kjo ka qenë, është dhe do të jetë prezentë, edhe në të ardhmen nëse nuk ndërmerren veprime konkrete dhe efikase. Ndërtimet me leje ndërtimi, në shumicën rasteve nuk respektohen. Devijimet nga leja e ndërtimit duke ndërruar gabaritin, lartësinë, destinimin e objektit për përfitime materiale janë dukuri e rëndomtë te ne. Në opinion nuk përmenden dëmet të cilat shkaktohen nga këto ndërtime, posaçërisht në hapësirat të cilat nuk janë të parapara për ndërtime, pa respektuar principet e qëndrueshmërisë hapësinore. Kjo dukuri e shëmtuar do të ketë pasoja të rënda në proceset socio-demografike, mbrojtjen e mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore në të gjitha zonat turistike.

Aspak nuk më befason se si është vepruar në njëzet vitet e demokracisë Shqiptare dhe në njëmbëdhjetë vitet e fundit në Kosovë. Kurrsesi nuk e kamë të qartë se pas fazës fillestare që rezultoi me ndryshimin e shumë pritur të sistemit politik dhe ekonomik në të dy shtetet, mos të ndërmarrët në disiplinimin e njërës nga fushat ma të rëndësishme për funksionimin e një shoqërie (shteti), atë të Planifikimit Hapësinor dhe Urban. Për një leje ndërtimi, në Kosovë mesatarisht nevojiten 320 ditë, bëhet e ditur këto ditë nga një raport i Bankës Botërore. Kjo është e patolerueshme, dikur e paimagjinuar. Ky është rezultat i burokracisë së madhe të pushtetit lokal, me siguri ngjashëm është edhe në Shqipëri.

Në procesin e rindërtimit në Shqipëri dhe Kosovë pas shkatërrimeve të mëdha gjatë ndryshimeve radikale politike dhe ekonomike vitet 1991 dhe 1999, ka pasur shumë anomali teknike të cilat disi janë toleruar për një kohë të shkurtër, në emër të një qëllimi madhor, lirimi nga diktatura ma e egër komuniste në Evropë dhe nga regjimi kolonialist serb. Si duket këtu është fillimi masiv i ndërtimeve pa leje në zonat turistike si rezultat i një rebelimi që do të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne.

Shkaktari kryesor i ndërtimeve pa leje në zonat turistike nuk janë kushtet e vështira të jetë për të siguruar "kulmin mbi kokë" por paraqitja e një kategorie njerëzish të ashtuquajtur "përfitues ndërtimi" të cilët për interes të tyre material,janë duke vepruar haptas, pasi askush nuk i pengon. Edhe ndërtimet me leje në zonat turistike janë një problem serioz me të cilin duhet me u ballafaquar kjo shoqëri. Kemi raste kur organet përgjegjëse kanë dhënë leje ndërtimi edhe duke abuzuar me hapësirat publike si janë rastet në Brezovicë të Kosovës dhe Ksamili të bregdetit Shqiptar.

Çka duhet ndërmarrë konkretisht:

• Të përpilohen strategji realiste turistike të zbatueshme me mbikëqyrje permanente institucionale, edhe me ndihmën ndërkombëtarëve që kanë eksperienca të gjata në fushën e turizmit kontinental dhe detar. Atë duhet bazuar në principin e ofertës e jo në atë të kërkesave të momentit, si janë komplekset e vilave private apo pushimoret e tipit të mbyllur, të cilat nuk ofrojnë punësim.

• Të përpilohen planet hapësinore dhe ato urbane të realizueshme, e jo të mbesin në raftet e institucioneve. Aty duhet të definohen të gjitha kapacitetet e vendosjes së turistëve, të banimit të kufizuar për të iu ikur keqpërdorimeve të mundshme si dhe të atyre përcjellëse si objektet tregtare, hoteliere, argëtuese, rekreative, kulturore etj.

• Të filloi procesi i vënies së rendit në ndërtimet e reja, kurse ndërtimet pa leje të trajtohen me kritere të veçanta,e në raste ekstreme edhe të rrënohen, posaçërisht në zonën e bregdetit, të cilën duhet shpallur me interes të veçantë për shtetin shqiptar.

• Të potencohen mundësit mjedisore dhe të trashëgimisë kulturore, qendrave të shumta arkeologjike me të cilat duhej të krenohemi, e jo t’i neglizhojmë ato. Çdo investim në këto komplekse shumëfish do të shpaguhen nga aspekti ekonomik e për aspektet tjera as që vlen të diskutohet.

• Detal të përcaktohen kriteret për këto zona, në bregdete, në pjesët kontinentale duke përfshirë edhe banjat pasi në këto territore ka ujëra të shumta shëruese dhe termale që deri me tani nuk janë shfrytëzuar posaçërisht në Shqipëri.

Qëllimi nuk duhet me qenë rrënimet masive të objekteve turistike, dhe të atyre të banimit në ato zona,që janë ndërtuar në vitet e fundit. Të gjithë të interesuarve duhet më iu mundësuar kushte të njëjta për ndërtime sipas standardeve dhe normave ligjërisht të përcaktuara,e këto do ti mundëson përpilimi i dokumenteve hapësinore dhe urban dhe monitorimi permanent gjegjësisht kontrolli shtetëror i domosdoshëm. Si shoqëri jemi duke e përkrahur ekonomin e mirëfilltë të tregut, dhe një jetë dinjitoze për të gjithë banorët e të dy shteteve tona. Kjo shumë lehtë mundet të arrihet me punë profesionale dhe vetëm me punë profesionale.

(Autori është arkitekt i pavarur)

Ylber VOKSHI

Nga : http://lajmpress.com

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi