Regjistroni domainin tuaj .al

Doni te keni floke te shndritshem, perdorni birre!

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite më parë

Doni te keni floke te shndritshem, perdorni birre!
Doni te keni floke te shndritshem, perdorni birre!

Aktorja nga Wellsi, e cila aktualisht banon ne Chicago, ka shume mundesi qe te rremoje ne dollapet e kuzhines se saj nese i duhet nje trajtim bukurie sesa t\'i drejtohet nje qendre luksoze estetike.Ajo mbeshtetet tek produktet shtepiake, si mjalti apo kripa, dhe per floke te shndritshem perdor birre. Me poshte do te gjeni disa nga produktet e kuzhines shtepiake te cilat mun t\'i perdorni dhe ju.

Birra: Larja e flokut me birre, do ta beje ate te bute dhe te shndritshem. Birra tradicionale (e vertete) do te funksionoje me mire.Thuhet se birra permban proteina te cilat ndihmojne ne forcimin dhe rritjen e flokut.Perzieni birren me mjalte dhe uje per ta bere me pak te forte dhe me mbas shplajeni flokun me uje te ngrohte.

Pasta e dhembeve: Eshte e vertete qe pasta te djeg por ajo e pastron fytyren nga pucrrat duke i thare ato per shkak te efektit te peroksidit te benzinolit qe gjendet ne paste.

Mjalti: Eshte perdorur qe ne kohet e vjetra, jo si ushqim, por si nje produkt bukurie. Ai ka veti ta ushqeje lekuren, largon papasterite, eshte antibakterial, duke lemuar dhe rregulluar nivelet e yndyres. Funksionon per te gjtha llojet e fytyres, por vecanerisht per lekuren e thate, te ndjeshme dhe me probleme.

Salca e domates: Nese doni te ktheheni perseri ne bjonde duke hequr nuancat e platinit, perdorimi i salces se domates do te beje pune. Sherben si nje anti-oksidant dhe mund te neutralizoje nuancat e jeshiles per shkak te pigmentit te kuq ne te.

Aspirina: Per te zhdukur zbokthin nga floket tuja, perzieni 2 ose 3 aspirina me shampon tuaj normale. Shampot kundra zbokthit permbajne acid salicilik i cili eshte prezent edhe te aspirina, duke kryer keshtu te njejtin funksion.

Kripa: Kripa e detit mund te perdoret ne fytyren e njome si nje metode natyrale per ta rinuar ate dhe per te hequr qelizat e vdekura te lekures. Nese perdoret rregullisht, lekura juaj do te duket e paster dhe e shendetshme. Perzieni kripen me mjalte apo me vajera esenciale per te patur nje arome me te embel.

Speci djeges: Konsumoni nje vakt pikant ose i ferkoni buzet me spec djeges. Kjo do te shkaktoje fryrjen e buzeve duke ju shmangur ne kete menyre shpenzimet per nje nderhyrje estetike.

Caji: Shume njerez besojne se caji mund te relaksoje syte e lodhur dhe te enjtur. S\'ka nevoje per qumesht apo sheqer - vetem 10 minuta nga koha juaj. Tanina ne caj ul fryrjen dhe diskolorimin.

Kastraveci: Copat e kastravecit jane perdorur qysh ne kohet e hershme per te freskuar fytyren dhe ulur enjtjen e syve per shkak sepse ato permbajne uje. Ato permbajne gjithashtu acid askorbik, vitamine C te cilet ndihmojne ne zbutjen e acarimeve te lekures.

Luge e zakonshme: Vendosni nje luge te zakonshme ne frigorifer perpara se te flini dhe vendoseni mbi syte tuaj kur te ngriheni ne mengjes per 10 minuta. Ftohtesia e metalit do te heqe pamjen e syve te lodhur.

Vaji i ullirit: per floke te thate dhe te demtuar, perdorni vaj ulliri te perzjere me vajra esenciale. Ai forcon fijet e flokut duke i dhene atij me shume shkelqim. Per floke shume te demtuar, perdorni nje perzjerje te vajit te ullirit,pak leng nga arra e kokosit, mjalt, dhe shtoni 2 kokrra veze. Masen e pergatitur vendoseni ne floke dhe lereni per gjithe naten. Rezultatet do te jene te shkelqyera.

Limoni: Nje cope limon ju ndihmon per te zbardhur pjeset e erreta te trupit tuaj, por mos e perdorni nese keni fytyre te thate dhe te ndjeshme. Duke shtrydhur pak leng limoni mbi rrenjet e flokut tuaj te lyer, do ti beje ato me te celeta dhe te shndritshme. Limoni nuk ka nevoje te ekspozohet ne diell per te vepruar, pasi acidet qe ai permban punojne vete per pastrimin e flokut apo te lekures.

Patatja: Priteni pataten ne copa te holla dhe mbulojini syte me to per 10 minuta. Thuhet se vetia e patates eshte qe te zbardhe rrathet e zinj. Patatja permban nje enzime te quajtur katekolase e cila perdoret ne produktet kozmetike si zbardhues fytyre.

Caji i kamomilit: Midis shume perdorimesh,ai eshte i efektshem edhe me flokun e demtuar. vendosni pak caj kamomili (ne temperature dhome) ne floket tuaj dhe lereni per 2 ose 3 minuta. Perseriteni kete veprim disa here per te pare ndryshimin.Kamomili cel cdo ngjyre floku,vecanerisht kafen e hapur dhe ngjyren bjonde.

Majoneza: Perdoret gjeresisht per t\'ju dhene flokeve shkelqim. Kjo veti e ka bazen tek perberesit e saj: veza, uthulla dhe vaji.
Secili nga produktet mund te perdoret vetem per t\'ju dhene volum, shkelqim dhe hidratim flokut tuaj, ose mund ti perdorni te treja duke perdorur majonezen. Masazhojeni flokun dhe mbajeni masen per gjate gjithe nates. Shplajeni me kujdes flokun me uje te ftohte.   


IkubInfo

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi