Gei: Pėr tė fituar, do tė zbres nėn 9.70

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Gei: Pėr tė fituar, do tė zbres nėn 9.70
Gei: Pėr tė fituar, do tė zbres nėn 9.70

Edhe pesë ditë dhe gara e madhe dhe e shumëpritur e 100 metrave do të na falë spektakël. Mes tre pretendentëve të mëdhenj për medaljen e artë, më i shumëprituri është Tajson Gei, sprinteri amerikan, i cili është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit muskular.

Megjithatë falë kurave të mjekut të famshëm të Bajernit të Mynihut, kombëtares së famshme gjermane të futbollit, Hans-Vilhelm Myller- Vohlfahrt, ai ka arritur t’ia dalë mbanë. “Muskujt e mi janë në formën e tyre më të mirë, - siguron Gei. - Unë jam gati për të qenë pjesë e një prej finaleve më të nxehta të historisë olimpike në 100 metra. Gjithçka është e mundur”. Ndër të tjera Geit i është dashur të qetësojë edhe Kobi Brajant, yllin e kombëtares amerikane të basketbollit, i cili është një tifoz i madh i atletit. Ata të dy janë takuar në Pekin. “Ishim në palestër dhe unë iu afrova atij për t’i kërkuar të bënim një foto bashkë.

Ai më pyeti se si ndihesha pas dëmtimit në muskuj. Menjëherë unë telefonova nënën time për t’i treguar gjithçka”. Gei, Bolt, Pauell - Majin e shkuar Bolt ka mundur Gein, duke vendosur një rekord të ri botëror 9"72. Ndërsa rekordi personal i amerikanit është 9"77, të cilin e regjistroi në qershor. Mes tyre është rekordi i Pauell 9"74. “Njerëzit këto muaj kanë parë gjëra që nuk mendonin se do të ndodhnin, të gjithë mendonin se ishte e pamundur të vrapoje kaq shpejt. Është emocionues fakti që tre atletë arrijnë të vrapojnë në 9”70. Në olimpiada kjo mund të mos mjaftojë, ndoshta do të më duhet të garoj dhe të shënoj rezultatin 9"6 për të lënë pas Boltin. Jam duke u përgatitur shpirtërisht për këtë”.

Kundërshtarët - Gei duket se i trembet më shumë Boltit se sa Pauellit. “Ai është i ri dhe argëtohet duke vrapuar, ndaj mendoj se për të mund të jetë më e thjeshtë. Normalisht, favoriti është ai me rekordin personal më të ulët. Por janë të shumtë ata që duan të realizojnë gjëra të mëdha këtu. Gjithçka varet nga mënyra se si do të arrijmë të menaxhojmë presionin”. Ndërsa objektivi i Geit është vetëm një: “Unë dua të fitoj medaljen e artë!”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA : Gazeta panorama

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA