Kriza lindore dhe lėvizja Shqiptare

Kriza lindore dhe lėvizja Shqiptare

Gjatė viteve 70 tė shek. XIX u duk qartė se politika 40-vjeēare tanzimatiste e qarqeve sunduese osmane nuk arriti tė ndalte procesin e shthurjes sė mėtejshme tė perandorisė sė sulltanėve. Plogėshtia e strukturės shtetėrore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, qė Perandoria Osmane kishte trashėguar nga sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak, u shtuan mė shumė. Nė vitet 70 ekonomia e saj ndodhej nė njė amulli tė pėrgjithshme. Gjatė dy dekadave tė fundit vėrshimi i mallrave tė industrisė evropiane ishte trefishuar. Mė 1875 niveli i eksportit pėrfaqėsonte ēerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar nė kulm. Porta e Lartė ishte e detyruar tė merrte ēdo vit nga jashtė borxhe tė reja, pasi me tė ardhurat buxhetore nuk pėrballonte dot as gjysmėn e shpenzimeve tė veta. Mė 1875 tė ardhurat ishin 800 milionė franga ari, kurse borxhet e saj tė jashtme kapnin 5,3 miliardė franga ari. Perandoria Osmane nuk ishte nė gjendje tė shlyente jo vetėm kėstet e kredive, por as kamatėn e tyre tė pėrvitshme. Me gjithė pėrpjekjet e tyre gjysmėshekullore, qarqet sunduese osmane nuk i siguruan dot Perandorisė sė tyre as qetėsinė e brendshme politike. Kryengritjet e masave popullore kundėr shtypjes feudale dhe ato tė kombėsive joturke kundėr zgjedhės osmane, vazhduan tė shpėrthenin nė tė katėr anėt e Perandorisė. Pėr mė tepėr, tani kishte dalė nė skenė, si forcė e re kundėrshtare, edhe lėvizja liberale demokratike turke, e pėrfaqėsuar nga organizata e “Osmanėve tė Rinj”, e cila synonte tė zhdukte despotizmin feudal teokratik tė sulltanėve. Edhe gjendja ndėrkombėtare po zhvillohej nė dėm tė saj. Gjatė viteve 70 kishte dalė nė skenė Perandoria Gjermane, e cila kishte filluar tė trondiste pozitat ndėrkombėtare tė dy perandorive koloniale, tė Anglisė dhe tė Francės. Disfata qė pėsoi Franca nga Prusia (1871), i dha rast Rusisė cariste tė hidhte poshtė nenet e Traktatit tė Parisit (1856), qė e pengonin tė armatosej nė Detin e Zi kundėr Perandorisė Osmane. Po ashtu, Austro-Hungaria, pas disfatės qė kishte pėsuar politika e zgjerimit tė saj nė Gjermani e nė Itali, kishte filluar tė aktivizohej nė drejtim tė Gadishullit Ballkanik dhe tė detit Egje. Gjatė kėsaj kohe edhe Italia, e cila kishte pėrfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrė nė radhėt e Fuqive tė Mėdha, ndonėse ishte ende e dobėt, aspironte tė vinte njė kėmbė nė bregdetin lindor tė Adriatikut. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, pėrballė Anglisė e Francės, tė cilat pėrpiqeshin si edhe mė parė ta mbanin nė kėmbė Perandorinė Osmane, tani, gjatė viteve 70, qėndronin dy fuqi tė tjera tė mėdha qė dėshironin shembjen e saj tė shpejtė - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Pėr tė vėnė nė jetė planin e saj ekspansionist, Rusia filloi tė nxiste popullsitė e shtypura tė Turqisė Evropiane pėr kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe sidomos shtetet sllave ballkanike pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili nė tė vėrtetė ēonte nė nėnshtrimin e kombėsive sllave dhe josllave ndaj politikės cariste. Nė kėto rrethana shpėrtheu nė korrik tė vitit 1875 kryengritja ēlirimtare kundėrosmane nė Hercegovinė. Muajin tjetėr ajo u shtri nė Bosnjė. Nė kryengritjet e tė dy vendeve morėn pjesė vetėm popullsitė sllave tė krishtere. Banorėt sllavė myslimanė, tė cilėt nė Bosnjė pėrfaqėsonin shumicėn e popullsisė, qėndruan jashtė kryengritjes, madje pjesėrisht anuan kundėr saj. Me gjithė ndihmėn qė patėn nga Serbia e Mali i Zi, kryengritėsit nuk i bėnė dot ballė kundėrveprimit ushtarak osman. Nė vjeshtė e nė dimėr, hovi i kryengritjeve ra, por nė pranverėn e vitit 1876 ato u gjallėruan pėrsėri. Pėr mė tepėr, nė prill 1876 shpėrtheu kryengritja ēlirimtare nė Bullgari. Megjithatė Porta e Lartė mundi pėrsėri t’i shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe hercegovinase. Sapo shpėrtheu kryengritja nė Hercegovinė e nė Bosnjė, Serbia e Mali i Zi u pėrpoqėn ta shtrinin zjarrin e saj edhe nė popullsitė e tjera tė shtypura tė Turqisė Evropiane. Ato i nxitėn pėr kryengritje kundėrosmane edhe shqiptarėt, por kėta nuk lėvizėn, sepse panė qė Beogradi dhe Cetina kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve tė tyre. Nė qershor 1876, kur u pa se plani i shpėrthimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme tė popujve tė shtypur tė Ballkanit kishte dėshtuar, Beogradi e Cetina kaluan nė aksion tė hapur. Serbia mė 30 qershor dhe Mali i Zi mė 1 korrik 1876 i shpallėn luftė Perandorisė Osmane. Serbia e Mali i Zi patėn pėrkrahjen e Perandorisė Ruse, e cila u dėrgoi armatimet e nevojshme dhe, sė bashku me to, edhe 30 mijė “vullnetarė” rusė pėr tė luftuar pėr ēlirimin e “vėllezėrve” sllavė nga zgjedha osmane. Por lufta e dy monarkive ballkanike kundėr Turqisė krijoi njė situatė tepėr tė ndėrlikuar nė arenėn ndėrkombėtare. Cilido qė tė ishte pėrfundimi i saj, ajo do tė tėrhiqte ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr tė rregulluar, secila sipas interesave tė vetė, hartėn politike tė Evropės Juglindore. Nė tė vėrtetė, njė javė pas fillimit tė luftės, mė 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bėnė me anėn e dy notave tė veēuara njė marrėveshje tė fshehtė nė Rajhshtat (Reichsttadt) tė Bohemisė pėr ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave tė tyre ekspansionistė. Vjena e Peterburgu vendosėn tė mos ndėrhynin ushtarakisht nė konfliktin e Serbisė e tė Malit tė Zi me Turqinė. Por tė dyja palėt ranė nė ujdi qė, po ta fitonte luftėn Perandoria Osmane, nuk do tė bėhej asnjė ndryshim nė hartėn politike tė Gadishullit Ballkanik. Megjithatė, nė kėtė rast do ta detyronin Portėn e Lartė tė zbatonte nė favor tė popullsisė sllave disa reforma si ato qė iu dhanė Kretės mė 1886, ndėrsa po ta fitonte luftėn pala tjetėr (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do tė kalonte nėn zotėrimin kryesisht tė Austro-Hungarisė dhe pjesėrisht tė Serbisė, e cila do tė merrte gjithashtu njė pjesė tė Kosovės, kurse Mali i Zi njė pjesė tė Hercegovinės. Bullgaria do tė bėhej njė shtet autonom dhe Rumelia njė vilajet autonom. Nė kėtė rast Vjena vuri conditio sine qua non qė tė mos krijohej njė shtet i madh sllav nė Gadishullin Ballkanik. Kjo do tė thoshte qė as Serbia nuk duhej tė shtrihej deri nė Adriatik, as Bullgaria nuk duhej tė pėrfshinte Maqedoninė, sepse, si njėra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e Austro-Hungarisė drejt Egjeut. Nė notėn austro-hungareze parashihej krijimi i njė shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e pėrfillte fare fatin e Shqipėrisė. Nė Rajshtat ēėshtja shqiptare hyri pėr tė parėn herė nė qerthullin e diplomacisė evropiane si ēėshtje politike. Megjithėse aty nuk u mor asnjė vendim, qysh nė hapin e parė u shfaqėn dy qėndrime tė kundėrta, qė do ta karakterizojnė, tani e tutje, trajtimin e ēėshtjes shqiptare nga kancelaritė e mėdha: njėri i Rusisė, qė mohonte krejtėsisht tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, tjetri i Austro-Hungarisė, qė kėrkonte, veēse pjesėrisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenės pėr krijimin e njė formacioni politik shqiptar, ishte e kushtėzuar me futjen e kėtij shteti nėn protektoratin e saj. Si pasojė e kėtyre tre faktorėve - e kalbėzimit tė Perandorisė Osmane, e rritjes sė lėvizjes ēlirimtare dhe e ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha - lindi pėrsėri nė mesin e viteve 70, por me njė mprehtėsi mė tė madhe se nė tė kaluarėn, e ashtuquajtura Krizė Lindore. Thelbin e saj e pėrbėnte, si edhe mė parė, jo vetėm ēėshtja e ēlirimit kombėtar tė popujve tė robėruar tė Perandorisė Osmane, por edhe ēėshtja e ndarjes sė zotėrimeve tė Perandorisė Osmane, nė tė cilėn pėrfshihej edhe copėtimi i trojeve shqiptare.

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA