Mendimi i tyre nuk ka qenë për t’u zbukuruar, por për të njohur një fis nga një tjetër. Ndërsa sot ato përdoren gjerësisht, kur qoftë femrat, qoftë meshkujt duken më të hijshëm. Në Tiranë ka mjaft dyqane bizhuterish dhe, për më tepër, ato mund t’i gjesh kudo nëpër rrugë, të tregtuara me tezga. Një shitëse, Fatime Kurti, në afërsi të “Rrugës së Durrësit”, thotë se shitjet janë të mëdha, sepse klientët i tërheqin së tepërmi dhe janë më pak të kushtueshme. Një arsye e blerjes, përveç kostos së ulët, është edhe kombinimi me veshjen, me ngjyrat dhe punimet e larmishme që mbajnë bizhuteritë.
Motivet e bizhuterive
Bizhuteritë kanë motive të ndryshme dhe larmi ngjyrash. Për këtë ato kanë gjetur përdorim tepër të madh te të gjithë të rinjtë. Femrat janë ato që tërhiqen më tepër, sepse plotësojnë lukun e përditshëm dhe theksojnë më tepër tiparet femërore. Motivet që paraqesin bizhuteritë janë tepër tërheqëse. Shumë prej tyre kanë simbolin e luleve, që herët është përdorur si simbol për të vërtetuar bukurinë femërore. Ndërsa te meshkujt më të shpeshta gjen brirë të kafshëve, byzylyk që ka dizenjo gjarprin e plot elementë të tjerë. Mesdhetarët e kanë tipar kryesor ngarkesën me bizhuteri rreth qafës, duarve, apo në gisht si unaza.
Kostoja e bizhuterive











