Xhaxhai im jetonte në Sterling Heights, kështu që ne jetuam me të për vitet e para që mbërritëm", thotë Boçi për mediat e huaja. "Nuk kishim asgjë kur erdhëm këtu, nuk kishim as para!" Ishte një start i menjëhershëm për një stiliste. Por edhe më pas, ishte e çuditshme për shumë njerëz që shihnin një vajzë që stilonte kostume dhe veshje për njerëz të pasur, një vajzë e cila ishte rritur dhe kishte ardhur aty nga një vend i izoluar komunist. Boçi dhe babai i saj, i cili gjithashtu ka qenë rrobaqepës, e dinte se në këtë vend nuk mund të vlerësohej pasioni për këtë profesion, ndaj rendën drejt Amerikës. "Ishte një lloj interesi i fshehur", thotë ajo për një të përvitshme vendase, ishte shumë e vështirë. Babai im ishte rrobaqepës, kështu që e vetmja gjë që ai mund të bënte mirë ishte të qepte pallto dhe xhaketa. Njerëzit duhet të mbanin gojën mbyllur sepse në atë kohë në Shqipëri nuk lejoheshin punët private".
Duke u rritur e duke parë punën e të atit, ajo akumuloi një dashuri të madhe për modën. I pëlqente të ndiqte modën dhe sigurohej që gjithmonë të vishej mirë në festa. Ajo ka studiuar anglisht dhe italisht në universitetin e Oksfordit, por kur iu ofrua mundësia për të punuar si përkthyese për një stilist italian, ajo e dinte se kishte ardhur momenti të niste dhe ëndrrën e saj. "Kur mësova për këtë program, unë i thashë se do të më pëlqente të isha studentja e tij për stilimin dhe se do të përktheja gratis për të. Kështu mund të ushtroja edhe përkthimin edhe stilimin", shton ajo. "Babai im donte që unë të bëhesha përkthyese dhe të mësoja shtatë gjuhë, njëlloj si ai, por unë flisja tre, edhe kjo nuk është keq".
Pas diplomimit, Boçi hapi një shkollë private në Shqipëri ku mësonin rreth 200 studentë. Menjëherë më pas familja e saj u zhvendos për arsye politike. Ata u bashkuan me xhaxhain e Boçit në Sterling Heights, ku jetuan derisa u zhvendosën në Shelby Township, më 2004. Por Katerina ka punuar për sallone të ndryshme nusërie në këtë zonë, me mundësinë për të punuar me modën dhe kreativitetin. E duke përfituar nga ligji që presidenti Bush miratoi mbi ndihmën e qeverisë për nisjen e bizneseve të reja, Boci nisi projektin për atelienë e saj në Shelby Township. Punoi për katër vjet për organizatat Team Angels, "Karmanos Cancer Institute", gjë që i dha mundësinë të tregonte punën e saj për një publik më të.
NGA SHQIPËRIA NË AMERIKË
Katerina Boci e ka nisur karrierën e saj dhe ka hapur atelienë e parë personale në vendin e lindjes, Shqipëri. Në vitin 2001, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u bë menjëherë e njohur në zonën e Detroit për modelet e saj të veshjeve, të cilat ishin me stil mjaft të dallueshëm, duke shitur me fitime të mëdha dhe duke krijuar shumë shpejt një klientelë të sofistikuar private, si dhe në butikë si Kleinfeld në Nju Jork, Roma Sposa dhe Alessandra Bridal në Michigan dhe Sposaitalia në Kanada. Pasi u diplomua në Institutin SITAM në Padova, Itali, Boçi hapi atelienë e saj në Shqipëri. Në vitin 2007, Boci hapi studion më të madhe të modës në Miçigan. Në ndërtesën mbi 2 000 mijë metra katrorë, ajo pret klientë të shquar me shije të mira në fushën e modës.
NJË ÇMIM PËR VESHJET E YJEVE
Dy muaj më parë, Katerina Boci, shqiptarja që ka pushtuar tashmë pasarelat amerikane me veshjet e saj, u vlerësua si stilistja më mirë e Miçiganit për veshjet që iu kishte realizuar yjeve të njohura botërore si Mia Morgan, apo edhe dizenjimit të veshjeve të Aretha Frenklin, për albumin e saj të ri. Ndërkohë një tjetër çmim që ajo ka fituar është për realizmin e një fustani ngjyrë violë, për spikeren Rhonda Ëalker të "WDIV Channel 4". Ndërkaq në vazhdën e preferencave, ajo është shpallur si stilistja e prezantuesve dhe gazetareve televizive Lila Lazuras dhe Rhonda Walker, Miss Universe 2006 Zuleyka Rivera, Miss Albania 2007, Sadina Alla dhe këngëtares Fergie.
ÇMIMET DHE PUBLIKIMET
Shumë çmime shënohen në karrierën e Katerina Boci, një pjesë të të cilave i ka fituar si stilistja më e mirë "Best Designer" nga "Hour Detroit Magazine", Strut Magazine etj. Por stilimet e saj janë paraqitur edhe brenda revistave e gazetave të njohura si "The New York Times", "Hour Detroit", "Style" dhe "Inside Weddings".
Gazeta: Panorama











