Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:
- përshtatje në gjini : mjeku i ri mjekja e re
- përshtatje në numër : mjekët e rinj mjeket e reja
- përshtatje në rasë : mjeku i ri i mjekut të ri mjekun e ri mjekja e re e mjekes së re mjeken e re
Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë; - ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.; - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur; - disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,
Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes; - të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
Ulpiana.de
Vendos ne Facebook
<< Kthehu Pas
|