Shqiperia.com
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Shqiperia | Gjuha Shqipe | Emri



Emri
EMRI,   Gjinia e Emrave

1. Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit: Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i (burrë), gjum-i (gjumë), zog-u, dhè-u etj.;

Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm).


Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës, p.sh. Lekë-Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola, Koço-Koçoja janë emra mashkullorë, megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë, nga ana tjetër, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janë emra femërorë, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë.

Po kështu disa emra si axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, që shënojnë frymorë të seksit mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë, i përkasin gjinisë mashkullore, janë emra mashkullorë të lakimit të tretë).

Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm, të përveçëm e të përgjithshëm, shprehet sintaktikisht:
Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra, vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola është punëtor i dalluar; Nermini është punëtore e dalluar; axha im; daja i vogël etj.
  
2. Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjëanës dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t, p.sh,: drithë-t, gjalpë-t etj. Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores së njëjësit me mbaresën -j dhe formojnë trajtën e shquar të emërores me mbaresën -in.

    Emrat në fjalë janë:
    ballë - balli - ballin
    brumë - brumi - brumin
    djathë - djathi - djathin
    drithë - drithi - drithin
    dyllë - dylli - dyllin
    dhallë - dhalli - dhallin
    dhjamë - dhjami - dhjamin
    grurë - gruri - grurin
    gjalpë - gjalpi - gjalpin
    lesh - leshi - leshin
    miell - mielli - miellin
    mish - mishi - mishin
    mjaltë - mjalti - mjaltin
    ujë - uji - ujin
    vaj - vaji - vajin

Ttrajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh me anë të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtë, ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë, p.sh.: ujët (në kuptimin "ujët e hollë„ ), dhjamët (në mjeksi, p.sh.: operoi dhjamët).

Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën e shquar me mbaresën -t, p.sh.: më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin "kryetar, i parë„ ose "kapitull" (libri) është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretë e
   
Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë ose përdoren ende keshtu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore, p.sh.:
   
borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (për këtë arsye duhet thënë faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderës, falemnderës), pyll-i, qiell-i, shëndet-i, turp-i etj.;

Po kështu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.

Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri "furrë" është i gjinisë femërore: furra (dhe jo furri).




Ulpiana.de




Vendos ne Facebook
<< Kthehu Pas



www.alblink.com
Artikujt me te fundit:
Veliaj vs Basha, hapet gara pėr kryebashkiakun e Tiranės?
Karrigia e Edi Ramės, nė Bashkinė e Tiranės, shumė shpejt do tė bėhet  ...
Mafia e vėrtetė; ja Cosa Nostra e 2010-ės
Tradicionale si tek Padrino. E rrezikshme si tek “Donnie Brasco”. kjo ...
Ruzhdie, 'armiku' ėshtė pėrtej gardhit
Ruzhdia, kutia e sė cilės mban nė kėmbė legjitimitetin e kėsaj qeveris ...
Arratisja e Tolstoit
Ishte nisur herėt nė mėngjes me njė karrocė me katėr kuaj. Drejt e nga ...
Sėmundje tė Shqipėrisė
Te "Kulturė e ndėrprerė" Donika Omari tregon kujtimet e fėminisė pėr b ...
Dita e Verės, festime tė mėdha nė kryeqytet
Dita e Verės 14 Marsi ėshtė kthyer tashmė njė festė mbarėkombėtare pėr ...
Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes
Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet jane trasheguar brez pas brezi n ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa