Krijohet videoloja Autokton

Krijohet videoloja 'Autokton'

Ndeshja Serbi-Shqipëri që bëri bujë pas incidentit në fushë, ku disa tifozë serbë hynë në fushë dhe goditën lojtarët e ekipit shqiptar, tashmë mund të gjendet edhe në një lojë për smartphones. Dy të rinj nga Kosova kanë krijuar një lojë të quajtur “Autokton”,  përmes së cilës stimulohet një përplasje mes tifozëve serbë dhe kapitenit të skuadrës shqiptare, Lorik Canes, i cili mbrohet nga goditja me stol. Asdren Gecaj dhe Robert Berisha janë autorët e kësaj videoloje, e cila ka arritur mbi 10 mijë shkarkime.  Ata po punojnë më tepër me aplikacionin, për ta përshtatur edhe për sistemin iOS, duke mos zhgënjyer kështu as përdoruesit e iPhone.  

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama