Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Sondazh nga ShqiperiaCom: Basha kryeson Tiranën.

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 13 vite më parë

Aranita Brahaj
Sondazh nga ShqiperiaCom: Basha kryeson Tiranën.

Sondazhi ne internet i portalit me te vjeter informativ ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com , pasqyron se kandidati i djathte ne zgjedhjet per pushtetin lokal per Bashkine e Kryeqytetit Lulzim Basha kryeson me rezultat kundrejt rivalit te tij kandidatit te majte Edi Rama. Sondazhi eshte publikuar ne forme elektronike nje jave perpara filimit te fushates elektorale zyrtare. Ne sondazhin “Voto kandidatin e preferuar” ftohen vizitoret te votojne per njerin nga kandidatet per garen per kryebashkiak te Tiranes. Perkatesisht perballë njëri – tjetrit janë kandidati i djathte, ish ministër i kabinetit Berisha në tre dikastere z. Lulëzim Basha, kundrejt kryetarit aktual te bashkisë së Tiranës njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste z. Edi Rama.

Rezultat. Gjate gjithe ditëve të reklamimit te Sondazhit ne interrnet kandidati Lulëzim Basha ka shënuar një avantazh te thelle kundrejt kandidatit të majtë z. Edi Rama. Në datën 9 prill 2011 ora 12 (mesdite) dita e dhjete e votimit, sondazhi paraqitet si më poshte:

Lulzim Basha - votuar nga  1361 votues unik 58% e pjesmarresve ne votim
Edi Rama - votuar nga 995 votues unik 42% e pjesëmarrësve ne votim

Pjesmarrës në votim gjithsej 2356 votues(unik).

Diferenca ndërmjet dy kandidatëve ka varjuar nga 10-16% në mënyre konstante në favor të z.Basha.

Votim Unik. Sondazhi eshte formuluar ne menyre qe cdo linje interrneti IP (internet protocol) ka mundesi te marre pjesë në votim duke klikuar vetëm një herë. Konsideruar si votim unik në internet, kjo forme elektronike shmang mundësinë e votimit të theksuar militant me qëllim deformimin e rezultatit.

Reklamimi/Ftesa per Pjesmarrje ne Sondazh. Gjithashtu gjatë javës së parë sonazhi është propozuar edhe nëpërmjet disa portaleve te tjera Albforum, LajmeShqiperia.Com etj, si dhe ne rrjete sociale Facebook dhe Twitter. Sondazhi është propozuar edhe në faqe apo profile në internet të shtabeve elektorale sipas kampeve, njëkohësisht propozimi për pjesmarrje në sondazh është bërë edhe në rrjetin social Facebook ne profilet e organeve mediatike duke sugjeruar pjemarrje për vizitorët të profileve gazeta, televizione dhe agjensi  të ndryshme. Reklamimi është bërë në profile sociale të grupmoshave dhe profesioneve të larmishme me qëllim propozimin për votim në sondazh te kategorive dhe grupeve të ndryshme votuesish.

Metodologji. Stafi i ShqiperiaCom që realizon këtë sondazh parashtron se duke qenë një sondazh elektorinik në internet, votimi është gjithëpërfshirës cka supozon se në proces kanë kontribuar edhe përdorues të internetit jashte zonës territoriale të kryeqytetit. Pra sondazhi ka përfshrë edhe vullnetin e qytetarëve që nuk janë elektorat për Bashkinë e Tiranës.

Sëdyti sondazhi nëpërmjet internetit klasifikon mendimin dhe opinjonin e asaj pjese votuesish që janë përdorues të internetit, duke lënë të papërfshirë ata qytetarë që nuk janë aplikant të interrnetit. Në rastin e qytetit të Tiranës raporti i individëve që përdorin interrnet kundrejt atyre që nuk kanë njohuri dhe mundësi përdorimi mendohet se është mbi 40% e popullsisë ne Tirane janë përdorues të interrnetit.

AlbForum / mendimi juaj. Sondazhi është shoqëruar me propozim për dhënie mendimi në AlbForum. Nga opinjonet e propozuara nga qytetarët rezulton se një numër i konsiderueshëm janë të pavendosur për të marrë pjesë dhe për të bërë zgjedhje për njërin nga dy kandidaturat në votim. Gjithashtu opinjonet e pjesmarrëve në forum bazohen tek elemente të figurës së secilit kandidat që kanë të bëjnë me pastërine e tyre kundrejt akuzave për korrupsion, konsumimin në poste ekzekutive dhe politike dhe implikimin ne ngjarje te rendesishme politke si 21 janari. Debati gërshetohet me qendrime per mënyrën e pasqyrimit të fushatës dhe kandidatëve nga opinjonistë dhe gazetarë të ndryshëm. Pjesmarrësit janë shumë pak të orjentuar për të biseduar mbi programet dhe premtimet e secilit kandidat ne gare.

ShqiperiaCom si Ideator dhe Zbatues i sondazhit. www.shqiperia.com është një ndër faqet e para ne Gjuhen Shqipe. Prezente ne Internet prej me shume se dhjete vitesh, me perhapje te menjëhershme dhe e mirëpritur nga përdoruesit e internetit, nëpëmrjet modeleve për krijimin e komuniteteve dhe debatit online. ShqiperiaCom dhe Rubrikat e saj kanë mundësuar në dekadën e fundit një promovim dhe informim mbi vlera dhe tradita qytetare. Në rubrikat e përhershme të portalit janë gjeneruar tema sociale me interes për shtetas dhe qytetarë shqipfolës brenda dhe jashtë kufijve të shtetit. Aktualisht ShqiperiaCom ruan performancën e një faqeje të moderuar ku prezantohen Shoqëria, Tradita, Kultura dhe Zhvillimet Shqiptare. Në dinamikën e progresit dhe përhapjes së modeleve web në gjuhën shqipe, kjo faqe qëndron në vijimsi një nga pesë web-et më të vizituara shqiptare(RSh dhe Kosove).

Ftesë. ShqiperiaCom fton qytetarët të njihen në vijimsi me ecurinë e sondazhit dhe rezultatin e kandidatëve për zgjedhjet në Kryeqytet. Gjithashtu ftohen qytetarë votues të Tiranës të marrin pjesë në votimin elektronik dhe të shpehin mendimet e tyre ne AlbForum. Pjemarrja ne votim, njohja me rezultatet dhe dhenia e opinjonit qytetar realizohen nëpërmjet klikimit tek www.shqiperia.com.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama