Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, dy nga personalitetet e shquara shqiptare, duke ecur në gjurmët e platformës politike të përcaktuar nga Lidhja e Prizrenit (1878-1881), i dhanë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kapërcyellin nga shek. XIX në shek. XX një program të përparuar politik, që hapte perspektiva për përmbushjen e objektivave të saj dhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Ata u bënë kështu figurat qendrore të lëvizjes çlirimtare, ndërsa pikëpamjet e tyre mbetën një pikë referimi për lëvizjen kombëtare të asaj periudhe.
Artikujt
Nga viti 1900 filloi të marrë pjesë gjallërisht në jetën politike të Shqipërisë edhe Ismail Qemali, që deri n…
Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, që u botua (nga Shoqëria “Dituria” e Bukure…