Ditelindja e Gjergj Kastriot Skenderbeut

Ditelindja e Gjergj Kastriot Skenderbeut

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u lind në 6 maj të vitit 1405 të shekullit të 15-të në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Ai u mor peng nga Sulltan Muradi dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin dezertoi gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbej do të korrte 20 fitore të mëdha kundër perandorisë, në plot 20 vite luftë në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si vasal i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa do të vdiste në 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës, dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve muslimanë.

Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

  • Ne Gjeneve, me te madhin Skenderbe

    Bota nder shekuj ka nxjerre figura te medha, qe ne teresine e tyre lavdine e kane fituar si pushtues. Duke qene te tille, Aleksandri, Cezari e deri tek Kostandini merituan te vendosen ne piedestal, kryesisht ne vendet nga dolen.

  • Arbereshet kujtojne pervjetorin e Skenderbeut

    Arbereshet e Vultures jane mbledhur per te kujtuar 544-vjetorin e vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut. Siç raporton 'Albanianews', kjo veprimtari eshte organizuar nga shoqata 'Gjergj Kastriot Skenderbeu', drejtuar nga prof. Donato Mazzeo, me bashkepunimin edhe te autoriteteve lokale.

Blogu yne

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama