Rama per korcaret: -“Nga cili pyll vijnë këta? Unë thashë ça ka ndodh!”

“Është zhdukur identiteti”, protestë për transformimin e Mësonjëtores në Korçë.

6 prill  2021

Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Mësonjëtoren e Korçës foli dhe për protestën që një grup qytetarësh zhvilluan jashtë ambienteve të saj.

Rama tha se ata reagojnë vetëm kur qeveria po bën punime ndërsa nuk thonë asgjë kur ka mbeturina apo merimanga. Më pas kreu i qeverisë i quajti kritikët  ‘analfabetë’, madje shtoi ‘nga cili pyll kanë dalë’.

“Unë thash ca ka ndodh? Mirë mo si shpjegohet që kur janë duke rënë, kur janë me merimanga me mbeturina si nuk ngrihen duke thënë shiko se këtë.. po sa rregullohen nxjerrin bishta. Po ca janë këta?Po nga vijnë këta, nga cili shekuj vijnë këta nga cili pyll. Njerëz gjysëm analfabet, analfabet funksionalë. Janë për tu marrë për t’u vënë te ajo banka e madhe”, tha Rama.

Protestuesit dolën ditën e sotme përballë Mësonjëtores, duke thënë se Mësonjëtorja është kthyer në “Kothere prej Leshi”. Ajo ka ndryshuar edhe emrin zyrtar, tani quhet Muzeu i Arsimit Korçë.

Protestuesit thonë se në ndryshimin që i është bërë godinës, nuk është ruajtur asnjë simbolikë e identitetit dhe historisë, por gjithçka është zëvendësuar me objekte të modeleve të fundit dhe teknologji 3D .

Edhe “ABC” – ja simbolike prej guri është cilësuar nga ministrja Margariti vetëm si “beton” duke u hequr nga pjesa qendrore e godinës dhe është zhvendosur në një qoshk aty pranë.

‘Keq te vendosim beton, keq te heqim”,-shprehet ministrja e Kulturës.

Kritikët ankohen se restaurimi nuk e ka të mbartur historinë në asnjë cep të këtij ndryshimi. Penda e obeliskut është ndryshuar, bankat e zeza janë zëvendësuar me banka të reja melamine dhe karrige të modelit të fundit – thonë ata.

“Dërrasa e zezë është ndërruar me një projektor, aty pranë ka edhe një poltron ngjyrë mustardë, objekte këto që nuk kanë asnjë peshë historike a vlerë të trashëguar nga ky institucion. As qiri dhe as shandanë qofte dhe në një mënyre simbolike nuk ka në asnjë cep të muzeut, këto janë zëvendësuar me Ndriçim “Hi-tech” me spote me shinë kombinuar me një tavan të bardhë. Ky transformim në pamje të parë mund të ngjajë i këndshëm dhe elegant, por nuk ka të bëjë me historinë e trashëguar të Mësonjëtores” – shprehet një prej tyre.

j.l./ dita